Nuk i dua grekët në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare, Noli do jetë kthyer përmbys në varr – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nuk i dua grekët në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare, Noli do jetë kthyer përmbys në varr

15:50 | 03/05/2018
në Opinion
0

Nga Mustafa Nano

Teksa ndiqja këto ditë Kirillin, kreun e Kishës Ortodokse ruse, gjatë vizitës në Shqipëri, që është vizita e parë e një patriarku rus këtyre anëve, u ndjeva i ngacmuar në më shumë se një mënyrë. M’u kujtua më së pari Fan Noli, që në fillim të shekullit të shkuar është shuguruar prift prej një rusi, me emrin Platon, që ishte kreu i kishës ruse në Shtetet e Bashkuara. Dhe mos krijoni iluzione. Kjo nuk është provë e marrëdhënieve e kontakteve të mira e të vrullshme mes ortodoksëve shqiptarë e rusë. Jo, as që bëhet fjalë. Këto marrëdhënie kanë qenë e janë pothuajse zero.

Më tej, më erdhi në mendje historia e themelimit të kishës sonë ortodokse autoqefale. Fan Noli, tok me shqiptarë të tjerë në SHBA, iu vunë përpjekjeve për themelimin e kishës ortodokse shqiptare për motive pastërtisht patriotike, dhe më konkretisht, për të mos lënë ortodoksët shqiptarë atje, në SHBA pra, të binin nën ndikimin e kishës ortodokse greke. Dihet që kisha ortodokse shqiptare është themeluar, përveç të tjerash, edhe për të shërbyer si një ledh ndaj greqizimit të shqiptarëve ortodoksë. Këtë e them në respekt të kronikës së historisë, e jo për të futur spica brenda komunitetit të ortodoksëve shqiptarë apo midis dy vendeve tona fqinjë. As që më shkon mendja te kjo e fundit.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Dhe ironia e historisë e deshi që kreu i kishës ortodokse shqiptare në 25 vitet e fundit të jetë një grek. Këtu nuk e kundërshtoi njeri emërimin e tij në vitin 1992, por Fan Noli do jetë kthyer me siguri përmbys në varr, kur ka marrë vesh se kjo ndodhi. Dhe afërmendsh, kjo nuk ka lidhje me Anastas Janullatosin; ky i fundit, edhe si person, edhe si prift, është ok. Është një figurë e respektuar. Dhe me siguri do t’i mbetet një emër i mirë në historinë e Shqipërisë. Përveç të tjerave, ai është edhe kryepeshkopi më jetëgjatë në krye të kishës ortodokse shqiptare; e kushedi edhe sa vjet të tjera do jetë në krye të kësaj kishe, sidoqë është duke mbushur të nëntëdhjetat. Me shëndet është si kokrra e mollës. Dhe kështu i bie që dy figurat më të rëndësishme në historinë e kishës ortodokse shqiptare të jenë Fan Stiljan Noli, që luftoi për të ngritur një kishë shqiptare autoqefale, e cila atëbotë ishte by default një kishë antigreke, dhe Anastas Janullatosi, një prift grek që, ashtu si çdo prift grek, është më grek se të gjithë grekët. Siç është Kirilli më rus se të gjithë rusët. Apo siç është patriarku serb Irenej më serb se të gjithë serbët. Apo siç ka qenë Fan Noli më shqiptar se të gjithë shqiptarët. Është në natyrën e traditën e kishave ortodokse që të jenë shumë të lidhura me pushtetin, me politikën, me kombin, e në përgjithësi me punë që s’kanë të bëjnë shumë me qiellin. “Autoqefale” në një mënyrë a në një tjetër ka marrë kuptimin “nacionale”, për të mos thënë “nacionaliste”. S’ka gjë se në Shqipëri e ka humbur këtë kuptim.

Ka ekzistuar frika fillimisht se “konflikti” midis priftit dhe grekut mund të bartej në mënyrë dramatike në fronin më të lartë të kishës ortodokse shqiptare, por kjo nuk ndodhi. Për meritë të Janullatosit, duhet thënë, që ka ditur ta mbajë të shtruar, apo ta maskojë, këtë konflikt. Jo më kot, ortodoksët shqiptarë e duan dhe e nderojnë. Nuk kam njohur asnjë ortodoks që të mos e dojë e të mos e respektojë. Dhe nuk është se e respektojnë qysh prej momentit që ka marrë pasaportën shqiptare. Jo, e kanë respektuar qysh në krye të herës. Kjo është një arsye që më bën edhe mua, si shqiptar laik, ta respektoj. Por personalisht nuk kam mundur ta heq prej vetes një sëkëlldi, si të thuash, noliane. Se si më vjen që në krye të kishës ortodokse autoqefale shqiptare nuk është një shqiptar. Nuk u mësova dot me këtë fakt. I dua grekët, i kam xhan sa s’ka ku të shkojë, më nderojnë edhe kur më hyjnë në shtëpi por, në respekt të historisë së vendit tim, nuk i dua në krye të kishës ortodokse shqiptare. Unë do doja që në krye të kishës ortodokse shqiptare të ishte një shqiptar. Se ja, se si më dukej këto tri ditët e fundit që, në skenën shqiptare, protagonistë të ngjarjes më të rëndësishme të javës ishin dy të huaj, një grek e një rus. Boh!

Etiketa: Anastas JanullatosFan NoliKirillkishaMustafa Nanoortodoksepatriarkrus

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Eugent Bushpepa dhe Eleni Foureira bëjnë shqiponjën në Lisbonë

Eugent Bushpepa dhe Eleni Foureira bëjnë shqiponjën në Lisbonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:20 | 25/12/2025
Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com