• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Notis, ufologu i “muzikës qençe” që shqiptarët “plehra” do i paguajnë 200 euro biletën

10:33 | 22/05/2018
në Shqiperi
0

Nga Gazmend Kapllani

Dje, në Selanik të Greqisë, nacionalistë të majtë e të djathë, rrahën kryetarin e bashkisë se qytetit Janis Butaris. Një burrë i mençur dhe trim që vite tashmë i kundërvihet nacionalizmit histerik, me të cilin është mbruajtur shoqëria greke – që nga krijimi i shtetit modern grek.

Lexo edhe

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

Sekserët ryshfet 4 deri 6 mijë euro për legalizimet në Durrës

Butari është mbi të gjitha një simbol që urrejnë Kisha Orthodokse Greke, fashistët, stalinistët, kopukët, hajdutët, shteti i thellë grek. Përse e urrejnë? Sepse thotë disa të vërteta të thjeshta, si për shembull, flet për holokaustin e hebrejve të Selanikut (një qytet, universiteti i të cilit është ndërtuar mbi varrezat e hebrejve te qytetit!); flet për të kaluarën e një qyteti, Selanikut, qe dikur ishte një nga qytetet më kozmopolite në Mesdhe dhe që vala e nacionalizmit dhe spastrimeve etnike e ka kthyer në një provincë, ku mbizotëron fjala e talibanëve ortodoksë dhe e paranojës nacionaliste.

Por, unë për tjetër gjë doja të shkruaja. Kur isha në Tiranë, javën e kaluar, pashë afishe të një koncerti që do jepet në Tiranë në datën 24 Maj, të një këngëtari grek quajtur Notis Sfakianakis; Notis këndon tallava greke, të quajtur në greqisht edhe “muzikë skiladhiko”, ose ne shqip “muzikë qençe” apo “muzikë hum-hum”. Nejse, në një shoqëri të hapur njerëzit janë të lirë të dëgjojnë dhe të adhurojnë edhe muzikën hum-hum.

Problemi është se Sfakianakis është një fashist i hapur, i cili i ka quajtur shqiptarët “plehra”, që jep koncerte për nazistët e Agimit të Artë dhe nxit urrejtjen dhe paranojën nacionaliste në Greqi (perveç faktit qëe është një ufolog që beson se grekët janë racë aq superiore, saqë e kanë prejardhjen nga jashtë-tokësorët!).

Më bëri përshtypje që ata që Sfakianakis i quan “plehra” do paguajnë 100 apo 200 euro për biletë që ta dëgjojnë, ndërsa në Greqi biletat për koncertet e tij nuk i kalojnë zakonisht 50 euro. Sigurisht, me aq shumë pare të pistë që qarkullon në Shqipëri, shumë “plehra”, mendoj, s’i kanë për gjë 200 euro për një natë.

Por, ajo që të trondit në rastin e atdheut tonë ende-geto është që ne nuk adhurojmë dhe respektojmë vetëm anët më të këqija të vetvetes, por edhe anët më të këqija të të tjerëve.

Koncerti i këtij ufologu fashist dhe urrejtje-ndjellës nuk është vetem ofendim i rëndë për shqiptarët. Është fyerje e rëndë edhe për njerëzit demokratë në Greqi dhe kudo në Ballkan apo Europë.

Etiketa: Agimi i ArtëJanis Butarismuzika qençemuzikë hum-hummuzikë skiladhikoNotis SfakianakisplehraShqiptarëttallavaufologu

Të Lidhura

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

nga 27
23:13 | 09/03/2023
0

Është zbardhur dëshmia e plotë e Majdiel Husës, personi që mbajti për 10 ditë trupin e pa jetë të Elton...

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

nga 27
23:05 | 09/03/2023
0

Analisti Andi Bushati deklaroi në “Now me Erla Mëhillin” se Partia Demokratike është e Sali Berishës pavarësisht çfarëdolloj vendimi. Sipas...

Sekserët ryshfet 4 deri 6 mijë euro për legalizimet në Durrës

Sekserët ryshfet 4 deri 6 mijë euro për legalizimet në Durrës

nga 27
22:57 | 09/03/2023
0

Në redaksinë e emisionit Fiks Fare u ankua Selman Ferati, i cili ka filluar të ndërtojë një shtëpi banimi në...

lajmi fundit

Aksidenti tragjik në Tiranë, vdes 24-vjeçari

nga 27
22:37 | 09/03/2023
0

Është rënduar bilanci i viktimave nga aksidenti tragjik që ka ndodhur sot në autostradën Tiranë-Elbasan në afërsi të TEG. Mësohet...

Para
Propozohet ligj për lejimin e ndryshimit të gjinisë e seksit

Propozohet ligj për lejimin e ndryshimit të gjinisë e seksit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dodik bëri thirrje për bashkimin e Republikës Sërpska dhe Serbisë –

Dodik bëri thirrje për bashkimin e Republikës Sërpska dhe Serbisë –

09:13 | 25/03/2023

Kthehet ora verore, të dielën akrepat shkojnë 60 minuta para –

08:59 | 25/03/2023
Ilir Shaqiri analizon lojën e Luizit e Oltës në BBVIP2 –

Ilir Shaqiri analizon lojën e Luizit e Oltës në BBVIP2 –

08:37 | 25/03/2023
Cilat janë “viruset zombi”, ende të gjalla pas 50 mijë vjetësh –

Cilat janë “viruset zombi”, ende të gjalla pas 50 mijë vjetësh –

08:27 | 25/03/2023
Vijon rënia e Euros, për dy javë ka humbur 1.7% të vlerës

Këmbimi valutor, 25 mars 2023 –

08:15 | 25/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Dodik bëri thirrje për bashkimin e Republikës Sërpska dhe Serbisë –
  • Kthehet ora verore, të dielën akrepat shkojnë 60 minuta para –
  • Ilir Shaqiri analizon lojën e Luizit e Oltës në BBVIP2 –
  • Cilat janë “viruset zombi”, ende të gjalla pas 50 mijë vjetësh –
  • Këmbimi valutor, 25 mars 2023 –
  • Pse teknologjia kineze është e rrezikshme për sigurinë? –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dodik bëri thirrje për bashkimin e Republikës Sërpska dhe Serbisë –
  • Kthehet ora verore, të dielën akrepat shkojnë 60 minuta para –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com