Ministria e Jashtme e Shqipërisë njofton emigrantët shqiptarë që ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar dhe nuk mund të kthehen në atdhe për shkak të pandemisë së koronavirusit se do t’u zgjatet viza.
Njoftimi i plotë i MEPJ:
Informacion për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar
Qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët nuk mund të kthehen në vendet e tyre për shkak të pandemisë COVID-19, do t’ju zgjatet viza.
Zgjatja e vizës do të zbatohet për secilin qytetar që viza i skadon pas 24 janarit dhe që nuk mund të largohet nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të kufizimeve të udhëtimit ose të vetë-izolimit të tij.
Kjo situatë do të zgjasë deri më 31 maj, por do të mbahet nën rishikim në rast se do të nevojitet zgjatje e mëtejshme.
Secili qytetar që ndodhet në këtë situatë duhet të kontaktojë ekipin e vënë në dispozicion dedikuar COVID-19, përmes adresës [email protected], për të njoftuar që vizat e tyre kanë skaduar.
Miratoni me urgjencë pr/ligjin për uljen e çmimit të karburanteve –
Sekretari i Përgjithshëm dhe deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, u bëri thirrje deputetëve të Kuvendit që të miratojnë...








