Njihuni me shtetin e vogël në Europë që jeton sikur të mos ekzistonte pandemia

Duhet të lëçisni

Ndodh e papritura në Gjermani, Dortmundi eliminohet nga skuadra e kategorisë së dytë

Rezultat i bujshëm në Gjermani, pasi St Pauli, skuadër e kategorisë së dytë, ka eliminuar Borusia Dortmund nga Kupa e Gjermanisë. Në fakt, ndeshja e...

Formohet “qeveria e pakicës”, shqiptarët dhe boshnjakët bëhen bashkë në Mal të Zi

Lista Shqiptare, Koalicioni Shqiptar dhe Partia Boshnjake i kanë dhënë mbështetje koalicionit “E Zeza në të Bardhë” për formimin e qeverisë së re në...

Vdekja e 3-vjeçarit në Fier, edukatorja deklaron dy versione të ngjarjes

Lajmi se një 3-vjeçar humbi jetën tragjikisht në një kopsht privat në Fier ka tronditur mbarë opinionin publik. Prindërit e vogëlushit kanë vendosur që...

Vjosa Osmani nuk i toleron kërcënimet e ish-ambasadorit, e denoncon në Polici

Presidentja Osmani ka denoncuar në Polici për kërcënim publik ish-ambasadorin e Kosovës në Maqedoninë e Veriut. Rrethohet nga pesë truproje. Mirëpo siguria e Presidentes...

Në dallim nga vendet e tjera të botës që po luftojnë për vaksinimin e qytetarëve, izolimin, valën e re të epidemisë me variantet e reja të koronavirusit, një shtet i vogël ishullor jeton pothuajse sikur të mos ekzistonte fare COVID-19.

Nxënësit janë në bankat e tyre shkollore, baret dhe restorantet janë të hapura e turistët gjithmonë të mirëpritur.

Bëhet fjalë për Islandën që falë programit të suksesshëm të testimit dhe vaksinimit, qeverisë transparente dhe qytetarëve të disiplinuar, ka arritur ta vërë nën kontroll pandeminë dhe t’i rikthehet rimëkëmbjes ekonomike.

Nga fillimi i pandemisë, në Islandë janë të regjistruar vetëm 29 të vdekur dhe 6.083 të infektuar me COVID-19. Sipas të dhënave të Agjencisë Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), për 14 ditë numri i të infektuarve në 100 mijë banorë është vetëm 4.12, teksa përqindja mujore e rasteve të reja me koronavirus në Evropë është rreth 300. E përqindja e vdekjeve si pasojë e COVID-19 prej javësh është zero.

Ekzistojnë disa faktorë të rëndësishëm që kanë çuar në këtë drejtim, që Islanda kurrë nuk është detyruar t’i nënshtrohet masës së izolimit, kurse kufijtë e saj i ka hapur për turistët që nga mesi i qershorit të vitit të kaluar.

E faktori me sa duket më i rëndësishmi ishte izolimi. Ky shtet ishullor gjendet në pjesën veriore të Oqeanit Atlantik me një popullsi prej rreth 350 mijë banorë, dhe përparësitë natyrore konsiderohen si bonus kur bëhet fjalë për menaxhimin e pandemisë.

Kryeministrja Katrín Jakobsdóttir, beson se largësia e ishullit me vendet e tjera, megjithatë nuk ka qenë e mjaftueshme që të zbusë virusin.

“Nëse mendoj për këtë pandemi, ajo çfarë më së shumti bie në sy është mënyra se si opinioni në Islandë ka marrë pjesë në gjithçka. Njerëzit vërtetë filluan t’i besojnë këshillave të ekspertëve dhe shkencëtarëve duke ndërruar kështu edhe sjelljet e tyre. Respektojnë dhe i përmbahen masave”, ka thënë Jakobsdóttir gjatë një interviste dhënë për NBC.

Kryeministrja islandeze këtu mendon edhe për turistët që në masë të madhe respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së mëtejme të koronavirusit, para hyrjes në këtë vend. Të gjithë ata që hyjnë në këtë shtet duhet të tregojnë testin negativ PCR, të testohen në port dhe më pas sërish të testohen pas pesë ditëve që i kalojnë në karantinë.

“98 për qind e njerëzve shkojnë për t’u testuar për të dytën herë. Mendoj se është një rezultat i shkëlqyer”, ka shtuar kryeministrja islandeze.

Megjithatë ata që janë vaksinuar plotësisht apo që janë infektuar më herët me COVID-19, nuk kanë nevojë të karantinohen. Islanda deri më tani ka vaksinuar afro 13 mijë banorë, e rreth 34 mijë tjerë kanë marrë të paktën njërën dozë, kurse pritet që edhe 21 mijë tjerë t’i nënshtrohen procesit të vaksinimit.

Epidemiologu kryesor islandez Thorolfur Gudnason, së fundmi pati deklaruar se tani më e rëndësishme është parandalimin i valës së re të infeksionit, në momentin kur vendi po vazhdon të hapë edhe më shumë kufijtë e saj.

Edhe pse Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk e mbështeste idenë e pasaportave COVID, epidemiologu islandez ka theksuar se beson se është një ide e drejtë, sepse ka parë mjaft rezultate nga vendet siç është Izraeli, që ka vaksinuar pjesën më të madhe të popullatës.

“Në njëfarë mënyrë duhet të hapim kufijtë. Këtë po mundohemi ta bëjmë në mënyrë shkencore”, ka shtuar Gudnason.

Më shumë shkrime

E Freskët taze

Ndodh e papritura në Gjermani, Dortmundi eliminohet nga skuadra e kategorisë së dytë

Rezultat i bujshëm në Gjermani, pasi St Pauli, skuadër e kategorisë së dytë, ka eliminuar Borusia Dortmund nga Kupa e Gjermanisë. Në fakt, ndeshja e...

Formohet “qeveria e pakicës”, shqiptarët dhe boshnjakët bëhen bashkë në Mal të Zi

Lista Shqiptare, Koalicioni Shqiptar dhe Partia Boshnjake i kanë dhënë mbështetje koalicionit “E Zeza në të Bardhë” për formimin e qeverisë së re në...

Vdekja e 3-vjeçarit në Fier, edukatorja deklaron dy versione të ngjarjes

Lajmi se një 3-vjeçar humbi jetën tragjikisht në një kopsht privat në Fier ka tronditur mbarë opinionin publik. Prindërit e vogëlushit kanë vendosur që...

Vjosa Osmani nuk i toleron kërcënimet e ish-ambasadorit, e denoncon në Polici

Presidentja Osmani ka denoncuar në Polici për kërcënim publik ish-ambasadorin e Kosovës në Maqedoninë e Veriut. Rrethohet nga pesë truproje. Mirëpo siguria e Presidentes...

Kupa e Italisë/ Juventus në avantazh, Cuadrado ekzekuton saktë goditjen e dënimit

Dy gola në dy minuta për Juventus-in, por vetë m njëri ka qenë i vlefshëm. Bardhezinjtë kanë kaluar në avantazh në minutën e 25-të kundër...