Një univers i përmbledhë në pak vargje, perla e Martin Camajt – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një univers i përmbledhë në pak vargje, perla e Martin Camajt

10:00 | 28/08/2017
në Uncategorized
0

I magjishëm mbetet Martin Camaj, me vargjet që flasin për një botë përtej shkronjave.

Ilir Seci ka postuar “Dy brezni” të Camajt duke e shoqëruar me një analizë të vargjeve që ai i cilëson perlë.

Martin Camaj

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

“Dy brezni”

Im atë ishte 
burrë me pamje të trishtë,
dru ullini pa fletë
me kokrra të zeza në çdo degë.

Fjala i jehonte ndër ne 
shungullueshëm 
as me qenë ulurimë ujku t’unshëm 
ndër karma, vetëm.

Im vëlla zuni 
vendin e tij, 
im vëlla kambë-zdathë 
– murrla i kuq n’orizont –

i fryn zjarmit në vjeshtë
me plot bulshij 
e të gjitha shkëndijat i bahen 
djelm.

***

Nuk besoj që mundet me u gjetë nji poezi tjetër me ma shumë Malësi mbrenda, sesa kjo perlë nga Martin Camaj.

“…i fryn zjarmit në vjeshtë
me plot bulshij 
e të gjitha shkëndijat i bahen 
djelm.”

Kto vargjet e fundit janë prej atyne vargjeve që thirren “vargje kuintesenciale”. Nji univers i tanë asht permbledhë në ato pak vargje.

Zjermi asht Totemi i Malsisë, qysh në agsholl të jetës. Camaj asht rritë në Malsi tue ia ditë vlerën zjermit. Deri vonë në votrat malsore zjermi asht ruejtë, kurrë nuk asht lanë me u shkimë. Zjermi në votër ishte jeta, ishte gjallnia…Ishte bujaria.

-“Burra, na kanë ba zjerm e na kanë pritë si asht ma mirë e mâ!” – thuhej kur i rritej ndera kujt… Sa vinte nji mik në Odë i lshohej vendi ngat zjermit të bungut në votër. I zoti i shpise per me nderue mikun i shtonte dru votrës dhe i frynte “me plot bulshinj” zjermit qe me u dhezë sa ma shpejt. Gacat gjuejshin shkëndija, e kush e ka jetue ate gjendje e din harenë qe ndez ne shpirt ajo pamje e shkendijave tue kcye n’ajri. Ajo kullë që shton drutë ne zjerm për miq asht e nderueme, asht në za, ka emën e njihet në shtatë male. Asht e përmendun pse ia msyjnë derën gjithëherë. Tymi i shpeshtë që del prej oxhakut të kullës asht diftues se aty kanë shkue me bujtë miq. Asht kullë që s’u lshohet dera. Pse asht shpi burrash gjallnikë, qe presin e percjellin. Mikpritja sjell të mbarën, e mbara ban që “…të gjitha shkëndijat i bahen djelm.”

Djelm të gjallë, si shpuza…
Për njaq kohë sa kulla ka zjerm, ka me pasë mikpritje, sa te kene mikpritje ka me pasë derën hapun, sa ta kenë derën hapun ka me pasë burra. E djelmtë rriten me u ba burra…

 

Etiketa: Ilir SeciMartin Camajvargje

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Zjarr masiv në Dropull, rrezikohet godina e Bashkisë

Moti i nxehtë/ Emergjencat Civile: 6 vatra zjarri në 24 orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –

Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –

23:27 | 24/12/2025
Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

23:07 | 24/12/2025
Ruhuni nga Edi Rama –

Ruhuni nga Edi Rama –

22:51 | 24/12/2025
Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

22:13 | 24/12/2025
“Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodjan Braho flet për herë të parë –

“Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodian Braho flet për herë të parë –

20:55 | 24/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –
  • Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –
  • Ruhuni nga Edi Rama –
  • Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –
  • “Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodian Braho flet për herë të parë –
  • “Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodjan Braho flet për herë të parë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –
  • Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com