Një trokitje porte më riktheu fëmijërinë e pabetonizuar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një trokitje porte më riktheu fëmijërinë e pabetonizuar

09:14 | 24/07/2017
në Uncategorized
0

Nga Alma Nikolli

Një moment mbasditeje, kur je përgjumësh, gati në ëndërr dhe një trokitje e portës që hapet atje diku larg në oborr të zgjon kujtime.

E struk kokën nën jastëk që të zhytem në errësirë e të mos i humbas.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

M’u bë sikur isha shtrirë në një lëndinë luleshumë, si atëherë kur mirëqenia s’ishte aq shkatërruese sa për ta betonizuar oborrin.

Gjasme për të larguar kërminj e buburrecë. Po buburrecat bashkë me diellin e plasarisin shtresën e betontë.

Gjallesat e vogla e të padëmshme, në ato çarjet e vogla ecin papërtueshëm e pambarimisht në një botë që është edhe e tyre, ndryshe nga ç’dëshiron njeriu.

Pastaj isha diku tjetër.
Ashtu vrap, në si punë ëndrre, nga skena në skenë, pa kuptim, me dëshirë.
E zhytyr nën nënkresë.

M’u bë sikur zogjtë filluan të këndojnë dhe më shumë, e unë zgjata kokën te dritarja plot trëndafila e shtëpisë përdhese që nuk është më, të shikoja kush erdhi.

Në dhomë nuk kishte njeri, m’u bë sikur më panë ato gratë sybukura të kartolinave të ngjitura në pasqyrën e një rafti të varur lart në mur, për të kursyer vend.

Jo se dhoma ishte e vogël, por se ishte e mbushur plot me dashuri motrash që ndanin të njëjtën hapësirë.

M’u bë se gjeta aty një bluzë portokalli fije-fije që nuk e di pse e mbaj mend dhe e vesha mbrapsht për të dalë shpejt, se dita nuk kishte kohë të më priste.

Koha ecën shpejt kur je fëmijë, do të të rrisë, sikur ka zili.

M’u bë se shkuam te shtëpia e shoqes dhe hëngrëm reçel fiku e pimë kafe. E bënim sa herë nuk kishte njeri në shtëpi.

S’e di pse, një fëmijë është përgjithësisht qënie e rrezikshme për prindin, edhe kur rri urtë, po kurdis diçka. Si qetësi para stuhisë.

Edhe ne si fëmijë e dinim këtë, prandaj i shmangnim prindërit për të pirë kafe. Gjë që tani nuk e bëj, ndoshta, sepse kurrë s’do më shijojë aq shumë, ja përse nuk pi kafe. Më pëlqen shija e mirë që më ka lënë që atëherë, pse ta prish?

Unë gati me dhunë thërrisja kujtime dhe kjo mbasdite e flaktë korriku këmbëngulshëm ma pamundësonte nnkresën mbi kokë.

E hoqa, bashkë me të dhe atë botë.

Nxehtë dhe njerëz që flasin atje te tavolina mbi beton. Hynë nga dera që më magjizoi mbasditen.

Dhe i besova asaj shprehjes: Kjo botë është plot dyer.

Etiketa: Alma Nikollibetonizimkafekërcitjembasditeporteshtepi

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Bijë e babit, jam si një gur në lumë, që uji shkon, po guri mbetet

Bijë e babit, jam si një gur në lumë, që uji shkon, po guri mbetet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Patos/ Arrestohet 51-vjeçari, dhunoi vëllanë dhe dajën

Patos/ Arrestohet 51-vjeçari, dhunoi vëllanë dhe dajën

16:16 | 25/12/2025
Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –

Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –

15:58 | 25/12/2025
Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –

Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –

15:46 | 25/12/2025
Transformohet “Bernabeu” për festa / Stadiumi i Madridit kthehet në park argëtues me pistë akulli dhe treg gjigant –

Transformohet “Bernabeu” për festa / Stadiumi i Madridit kthehet në park argëtues me pistë akulli dhe treg gjigant –

15:30 | 25/12/2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës –

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës –

15:16 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Patos/ Arrestohet 51-vjeçari, dhunoi vëllanë dhe dajën
  • Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –
  • Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –
  • Transformohet “Bernabeu” për festa / Stadiumi i Madridit kthehet në park argëtues me pistë akulli dhe treg gjigant –
  • Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës –
  • Zjarr përfshin banesën në Laç, dyshohet nga pakujdesia me bombol gaz –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Patos/ Arrestohet 51-vjeçari, dhunoi vëllanë dhe dajën
  • Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com