• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një tjetër humbje për aktivizmin

17:34 | 13/04/2016
në Opinion
0

Nga Ilva Tare

Një grup qytetarësh që prej javësh protestojnë kundër ndërtimit të parkut për fëmijë tek liqeni u vizituan sot nga Presidenti i Republikës, në vendin ku Bashkia e Tiranës vazhdon punimet për këndin e lojërave. Pas protestës të thirrur nga Partia Demokratike dhe përplasjeve me policinë, aktivistët u përpoqën t’i rezistonin politizimit të çështjes, duke mos ju bashkuar aksionit kundërshtues të politikës. Por, në të kundërt, ata iu bashkuan mbështetjes që i dha Presidenti i Republikës,  mbase për arsyen se ky i fundit mban peshën e unitetit të popullit.

Lexo edhe

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Por siç ndodh rëndom në kauza të diskutueshme, një pjesë e aktivistëve që thonë se po e ruajnë parkun duke fjetur me batanije pranë zonës së punimeve, u përfshinë në agjendën presidenciale, fillimisht me një takim dhe më pas me një vizitë të kreut të shtetit. Angazhimi i institucionit të Presidentit të Republikës, që me Kushtetutë qëndron mbi palët nuk është një lajm i mirë për qytetarët e përfshirë në këtë aksion civil.

Pavarësisht se mburoja kësaj radhe nuk është politike, por vjen nga kryetari i shtetit, do të kishte qenë më mirë që, Presidenti i Republikës të mos mbane anë në aksionet e tij duke qenë se në të njëjtën mënyrë duhet të përfaqësojë edhe qytetarët që e duan dhe janë pritje të inagurimit të parkut.

Përfshirja e Presidentit rrezikon ta kthejë, ashtu siç ndodhi me replikat Veliaj-Nishani në një betejë politike. Në vend të mbrojtjes, aktivistët rrezikojnë të kthehen në qytetarë me kauzë të pengmarrë sërish nga deklaratat politike që do të pasojnë në lidhje me këtë mbështetje. Mbështetja që ata kërkojnë apo ndoshta ua sugjerojnë,  duhet të vijë nga pjesa tjetër e shoqërisë dhe jo nga institucione që duhet të kenë për zemër interesat e të gjithë shqiptarëve, edhe të atyre që e duan parkun, madje e duan pikërisht aty po ndërtohet. Dhe këtu nuk përfshihen vetëm votuesit e kryetarit aktual të Bashkisë së Tiranës, por të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga një grup njerëzish të angazhuar kundër parkut. Ata mund ta shfrytëzojnë mbështetjen e çdo institucioni shtetëror, por duhet t’i qëndrojnë larg nëse duan ta mbajnë këtë aksion me titullin “qytetar”.

Nuk dihet sesi e kanë pritur marrjen në mbrojtje të kauzës, aktivistët që e gdhijnë jashtë duke protesuar në mënyrë kreative me recitime e këndime, por nëse kanë qenë të sinqertë në kundërshtinë e tyre duhet të shtonin përpjekjet të bindin pjesën tjetër të shoqërisë, që qartazi nuk i është bashkuar dhe që nuk mendon se me atë park lodrash po i vjen fundi Tiranës.

Institucioni i protestës është shumë më i vlerësuar dhe fisnik sesa përdorimi nga aktorë politikë, shtetërorë,  apo edhe kundërshtarë konceptualë për një çështje që i përket mbarë shoqërisë dhe jo vetëm një grupi të caktuar me apo pa agjendë të caktuar. Do të kishte qenë shumë më bukur që aktivistët ta prisnin edhe inaugurimin e këndit të lojërave duke protestuar dhe duke i qëndruar besnik idealit që besojnë.

Etiketa: aktivistëtBashkia e Tiranëserion veliajIlva TareInstitucioni i protestësPresidenti i Republikësshoqeria civile

Të Lidhura

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

nga 27
11:42 | 14/06/2023
0

Nga Edward P. Joseph Nëse është që mund ta kuptojë përplasjen e shëmtuar dhe të panevojshme mes Shteteve të Bashkuara...

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

nga 27
17:05 | 09/03/2023
0

Nga Andi Bushati – Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë...

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

nga 27
21:01 | 08/03/2023
0

Nga Myslym Murrizi –  E Nderuar Zj Kim! Meqenese sot mora vesh qe ke levizur “ der” me “ der”...

Rrëfimi i një polici

Rrëfimi i një polici

nga 27
21:45 | 07/03/2023
0

Nga Anila Hoxha – Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka...

Para
Drejt finalizimit marrëveshja për Reformën në Drejtësi

EURALIUS takim me ekspertë të Komisionit për Reformën në Drejtësi

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Agolli u fal tenderin 2 MLD lekë vëllezërve të akuzuar për mashtrim –

Agolli u fal tenderin 2 MLD lekë vëllezërve të akuzuar për mashtrim –

11:18 | 04/10/2023
Dhunimi i gazetarit Gjergj Zefi, reagon Begaj: E papranueshme –

Dhunimi i gazetarit Gjergj Zefi, reagon Begaj: E papranueshme –

11:14 | 04/10/2023
“Kam marrë valixhet dhe jam larguar”! Rrëfehet Dojna Mema –

“Kam marrë valixhet dhe jam larguar”! Rrëfehet Dojna Mema –

11:02 | 04/10/2023
Banda e Laert Haxhisë, lihen në burg 11 të arrestuarit –

Dosja në SPAK, Banda e Laert Haxhisë e përfshirë në trafik droge… –

11:00 | 04/10/2023
Partia Socialiste rezolutë për dënimin e sulmit në Banjskë –

Partia Socialiste rezolutë për dënimin e sulmit në Banjskë –

10:58 | 04/10/2023

Më Të Lexuarat

  • Agolli u fal tenderin 2 MLD lekë vëllezërve të akuzuar për mashtrim –
  • Dhunimi i gazetarit Gjergj Zefi, reagon Begaj: E papranueshme –
  • “Kam marrë valixhet dhe jam larguar”! Rrëfehet Dojna Mema –
  • Dosja në SPAK, Banda e Laert Haxhisë e përfshirë në trafik droge… –
  • Partia Socialiste rezolutë për dënimin e sulmit në Banjskë –
  • I kërkoi falje Arbenitës por u injorua nga ajo, Fero fshin postimin –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Agolli u fal tenderin 2 MLD lekë vëllezërve të akuzuar për mashtrim –
  • Dhunimi i gazetarit Gjergj Zefi, reagon Begaj: E papranueshme –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com