Një telendar me pushtet për mandatin e tretë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një telendar me pushtet për mandatin e tretë

20:10 | 12/03/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Enton Abilekaj 

Pas dy mandatesh Kryeministër dhe 3 mandatesh si kryetar bashkie, pas 2 mandatesh varfërimi dhe 3 mandatesh betonizimi, Edi Rama nuk është kënaqur aq sa t’i dhurojë vendit një fushatë të qetë dhe zgjedhje normale.

Në spektaklin personal sot, bëri atë që nuk i shkonte askujt ndërmend, i linçoi personalisht, me fotomontazhe dhe fyerje të gjithë eksponentët e opozitës.

Read more

Zgjedhjet/ Mbyllet procesi i votimit, exit poll-i nxjerr fitues Albin Kurtin –

Plagosja me armë në Vlorë/ I riu u qëllua nga një person me motor pasi doli nga kafja –

Plagosje me armë zjarri në Shijak, dy persona përplasen me njëri-tjetrin pas kjonfliktit

PD i bashkohet protestës për Zvërnecin, zbulohet SMS e shpërndarë nga degët –

Me foto të montuara për kontrast me kandidatët e tij, të vjedhura nga memet, që deri sot askush nuk mund ta besonte që i bënte vetë, Edi Rama si një telendar profesionist, përdori audiencën për të linçuar shqiptarët që nuk mendojnë si ai.

Më keq se “daci baot” apo fletërrufetë e komunizmit, më keq se gjyqet popullore, më keq se shpalljet nëpër gazeta. Më keq se operacionet e fshehta të Putinit, më keq se sajesat e Erdoganit, Edi Rama ka vendosur të kërkojë mandatin e tretë, kundër shqiptarëve që nuk e duan, kundër atyre që nuk do ta votojnë, kundër atyre që do votojnë për opozitën.

Në fotomontazhin e turpshëm të shoqëruar me komentet prej telendari lagjeje, ai u dha mesazhin shqiptarëve se vetëm ata që janë me të mund të quhen të mirë, të tjerët janë të këqinjtë. Më shumë se linçim, ishte një ndërsim i çetës gjithmonë e më të vogël që e mbështet, për të sulmuar personalisht dhe familjarisht, fizikisht dhe moralisht këdo që mendon se Edi Rama nuk duhet ta fitojë mandatin e tretë.

Ata që bullizojnë më të dobëtit, ata që abuzojnë me fuqinë për të nënshtruar apo linçuar të tjerët, kanë marrë sot shembullin se si ky krim social, mund të realizohet me mjetet moderne, se si pisllëku mund të shtrihet në mënyrë kapilare, duke u shpërndarë nga vetë Kryeministri, se si mbeturinat ushqimore trupore mund të dalin edhe nga goja.

Pasi prishi marrëveshjen e 5 qershorit që garantonte vetëm pak më shumë mundësi për zgjedhje më të mira, pasi ndryshoi Kushtetutën në mënyrë të njëanshme duke injoruar dhe thirrjet e BE dhe SHBA, pasi e përshtati Kodin Zgjedhor për listën e tij të vetmuar, pasi hapi pazarin e blerjes së njerëzve nga PD dhe LSI, pasi futi në listë të njëjtët emra personash problematikë që janë evidentuar të lidhur me krimin ordiner apo elektoral, tani ka vendosur të shpërndajë pisllëkun me gojën e tij, të shkatërrojë çdo etikë elektorale, të na çojë në zgjedhjet më të shëmtuara, më të papranueshme në histori.

As Sali Berisha i 1997 nuk e bëri kështu. Pavarësisht se e përçau vendin pas krizës që shkaktuan firmat piramidale, pranoi një Kryeministër socialist për të organizuar zgjedhjet dhe bëri fushatë të barabartë. As Fatos Nano në 2005, kur kërkonte i vetëm mandatin e tretë, nuk i prishi zgjedhjet.

As Sali Berisha në 2013 nuk i çoi në këtë derexhe për të fituar mandatin e tretë. Në ikje, ata mundësuan zgjedhjet e tranzicionit, pa shkelur mbi gjithçka, pa e vënë delirin dhe grykësinë mbi fatet e vendit që rrezikohej nga vazhdimësia e tyre.

Edi Rama po shkatërron gjithçka, çdo garanci, çdo parim, çdo shenjë etike që i ka mbetur politikës së diskretituar të tranzicionit. Ikën apo rri, ka vendosur që vendi në 26 prill të jetë një shkretëtirë morale, se ekonomike dhe sociale, ia arriti ta bënte përpara 25 prillit.

Spektakli i sotëm është paralajmërimi se frika, babëzia dhe deliri të bashkuara tek njeriu që duhet të garantojë zgjedhjet e lira dhe të qeta, mund ta çojnë vendin në konflikt. Kjo përçarje e qëllimshme, për t’i kthyer zgjedhjet, nga një konkurim për zgjidhjen më të mirë, në një luftë për ekzistencë mes socialistëve dhe demokratëve, mund të sjellë vetëm qeveri të keqe, zgjedhje të kontestuara dhe dhunë. Të inspiruara nga një njeri i pangopur me pushtet, që është duke shkatërruar gjithçka për interesin e tij dhe nuk ka askënd për ta kontrolluar.

Etiketa: edi ramaEnton AbilekajKOdi Zgjedhoropozitatelendar

Të Lidhura

Zgjedhjet/ Mbyllet procesi i votimit, exit poll-i nxjerr fitues Albin Kurtin –

Zgjedhjet/ Mbyllet procesi i votimit, exit poll-i nxjerr fitues Albin Kurtin –

nga 27
19:32 | 07/06/2026
0

Qendrat e votimit janë mbyllur në të gjithë territorin, duke shënuar përfundimin e procesit të votimit dhe nisjen e numërimit...

Plagosja me armë në Vlorë/ I riu u qëllua nga një person me motor pasi doli nga kafja –

Plagosja me armë në Vlorë/ I riu u qëllua nga një person me motor pasi doli nga kafja –

nga 27
19:24 | 07/06/2026
0

Plagosje me armë zjarri ka ndodhur në zonën e rrugës Transballkanike, në lagjen “Pavarësia 3” në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake,...

Plagosje me armë zjarri në Shijak, dy persona përplasen me njëri-tjetrin pas kjonfliktit

Plagosje me armë zjarri në Shijak, dy persona përplasen me njëri-tjetrin pas kjonfliktit

nga 27
18:52 | 07/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 17:30 në lagjen “Lugina” të Shijakut, ku një konflikt për motive të...

PD i bashkohet protestës për Zvërnecin, zbulohet SMS e shpërndarë nga degët –

PD i bashkohet protestës për Zvërnecin, zbulohet SMS e shpërndarë nga degët –

nga 27
18:42 | 07/06/2026
0

Demokratët vendosën t’i bashkohen protestës së qytetarëve në ditën e 8-të të saj. Përmes një mesazhi të shpërndarë strukturave, krerët...

Para
Nis sot mësimi në zonat e prekura nga tërmeti

Rritja e numrit të infektimeve, Greqia mbyll shkollat, Serbia "i ul qepenat" dyqaneve dhe restoranteve

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zgjedhjet/ Mbyllet procesi i votimit, exit poll-i nxjerr fitues Albin Kurtin –

Zgjedhjet/ Mbyllet procesi i votimit, exit poll-i nxjerr fitues Albin Kurtin –

19:32 | 07/06/2026
Plagosja me armë në Vlorë/ I riu u qëllua nga një person me motor pasi doli nga kafja –

Plagosja me armë në Vlorë/ I riu u qëllua nga një person me motor pasi doli nga kafja –

19:24 | 07/06/2026
Plagosje me armë zjarri në Shijak, dy persona përplasen me njëri-tjetrin pas kjonfliktit

Plagosje me armë zjarri në Shijak, dy persona përplasen me njëri-tjetrin pas kjonfliktit

18:52 | 07/06/2026
PD i bashkohet protestës për Zvërnecin, zbulohet SMS e shpërndarë nga degët –

PD i bashkohet protestës për Zvërnecin, zbulohet SMS e shpërndarë nga degët –

18:42 | 07/06/2026
Ata në Vlorë janë pro zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat –

Ata në Vlorë janë pro zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat –

18:34 | 07/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Zgjedhjet/ Mbyllet procesi i votimit, exit poll-i nxjerr fitues Albin Kurtin –
  • Plagosja me armë në Vlorë/ I riu u qëllua nga një person me motor pasi doli nga kafja –
  • Plagosje me armë zjarri në Shijak, dy persona përplasen me njëri-tjetrin pas kjonfliktit
  • PD i bashkohet protestës për Zvërnecin, zbulohet SMS e shpërndarë nga degët –
  • Ata në Vlorë janë pro zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat –
  • “Enea më tha se ka lëvizje te stalla”/ Rrëfimi i oficerit që u gjend në vatrën e zjarrit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zgjedhjet/ Mbyllet procesi i votimit, exit poll-i nxjerr fitues Albin Kurtin –
  • Plagosja me armë në Vlorë/ I riu u qëllua nga një person me motor pasi doli nga kafja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com