Një program plot shpresë dhe ide për Shqipërinë dhe vetë opozitën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një program plot shpresë dhe ide për Shqipërinë dhe vetë opozitën

16:00 | 15/07/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Besnik Aliaj

Opozita në Shqipëri ka disa kohë që ka ndërmarrë një qendrim jo të zakonshëm, jo vetëm ndaj një qeverisje aspak konvencionale, por edhe në përballje me publikun dhe ndërkombëtarët, që pas viteve 80-të kanë qenë përcaktues zhvillimesh në Shqipëri.

Ky qëndrim radikal kulmoi me heqjen dorë nga mandatet në Parlament dhe refuzim pjesëmarrje në zgjedhjet vendore, të cilat opozita i konsideron të paracaktuara nga qeveria dhe interesa ekstra-strukturore dhe ekstra-ligjore! E gjitha u shoqërua me një frymë në rritje protestash, përplasjesh dhe denoncimesh ndaj “korrupsionit dhe partneritetit të qeverisë me krimin e organizuar” që kulmuan me lëvizjen “Rama ik!” dhe zgjedhjet mjaft të diskutueshme e të njëanshme të 30 qershorit!

Read more

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

Ky koment i vogël nuk synon të sensibilizoje dikë për problematikat tepër shqetësuese e në rritje të vendit, të sistemeve të qeverisjes dhe të demokracisë së kërcënuar në Shqipëri se sa të adresojë vetë opozitën shqiptare në këtë moment suspanse post-“pseudo-elektorale”, se ajo në fakt ka arritur tashmë në një moment cilësisht kulmor, kur duhet të bëjë patjetër dhe urgjentisht një kapërcim të madh të vetvetes duke provokuar së pari një ndryshim në mentalitetim dhe paradigmat e saj si alternativë serioze përballë qeverisjes.

Për të qenë më i qarte me atë që po përpiqem të them, unë, në ndryshim nga shumica e njerëzve – që sot shfaqen disi konfuzë e pesimistë me vakumin e krijuar ndaj të sotmes dhe të ardhmen – e shoh në fakt këtë moment si një “shtrat” perfekt për të konceptuar dhe iniciuar një ndryshim esencial për vendin, për demokracinë funksionale, për zhvillimin dhe mbi të gjitha për vetë opozitën si institucion!

Opozita sot në fakt ka arritur diçka jo të vogël. Ajo ia ka dalë me sukses pas 6 vitesh opozitë tepër të vështirë që të informojë tashmë qartë e me fakte, duke ilustruar në mënyrë inteligjente, jo vetëm skeptikët dhe opinion e gjerë publik në vend, por edhe faktorët ndërkombëtarë (që dukej çuditërisht sikur “mbështesnin” deri tani vetëm qeverinë), në lidhje me problematikën tepër serioze të autoritarizmit, në të cilën ka rënë tashmë Shqipëria dhe projekti i saj europian!

Në fakt, sot opozita e 2019 duket se është në kushte të ngjajshme me opozitën 2003, por nuk duket shumë e ndërgjegjshme për këtë! Edhe në atë kohë opozita pas 6 vitesh rezistencë të vështire kulmoi me lëvizjen “Nano ik!” përballë korrupsionit galopant në rritje dhe turpit të “Dushkut të vogël e të madh”.

Pas këtyre protestave masive, publiku atëherë priste me padurim që opozita të ofronte një zgjidhje konkrete e të prekshme, përtej protestave e përplasjes masive. Pritej një PROJEKT bindës NDRYSHIMI, atë të “duhurin” që shndërrohet shpejt në një ortek social-ekonomik. Publiku nuk është më “naiv”! Ndaj ndryshimi duhet të jetë bindës, përmbajtësor e aspak elektoral. Prandaj edhe atëherë publiku priste krahas programit edhe fytyra të reja dhe njerëz bindës e të pakonsumuar që ngjallnin shpresë se diçka do të ishte realisht ndryshe nga sa vetë opozita kishte gatuar në pushtet 1992-1997 dhe ndryshe nga sa qeverisja e atëhershme kishte abuzuar gjatë 2008-2003. Dhe ndryshimi cilësor erdhi si një proces duke kulmuar në 2005 me një ekip dhe një program me ide të qarta e plot shpresë, larg shablloneve mediatike dhe zhargonit lodhës të përditshëm politik. Të gjithë kontribuan kështu nga pak për ndryshimin e shumëpritur!

Pra, opozita sot duhet të nxjerre mësim nga përvojat e kaluara pa i kopjuar ato dhe pavaresisht se situata tani është më komplekse, ndërsa zhgënjimi është tepër më i madh! Por, për një gjë duhet të jemi të qartë: më 30 qershor opozita dhe sidomos PD arriti për herë të parë pas 2013 të jetë e rreshtuar më në fund në një front me shumicën absolute të shqiptarëve! Kjo është një pikënisje e shkëlqyer për ndryshim, sepse dëshmon për një trajektore e një vektor mjaft pozitiv të opozitës! Edhe pse askush nuk duhet të gabojë duke menduar se këta përkthehen të gjitha në vota automatike për opozitën. Kjo, sepse ashtu si në 2003 edhe në 2019 mjaft nga ky front 85%-ësh mendojnë ende se të gjithë janë njësoj. Se qeverisja sot ka dështuar e duhet të ikë, por ndërkohë opozita nuk është gati të marrë pushtetin! Se PD e LSI janë njësoj me PS. Se ne qeverisemi në një lojë dinake prej 30 vitesh nga të njëjtit njerëz! Se nuk ka akoma sinjale të besueshme për ndryshim!

Ndaj ajo që mund t’i them sot opozitës me modesti, por me shumë dashamirësi, është se pas 30 qershorit ka ardhur koha që opozita duhet të bëhet gati seriozisht vetë në mënyre që ajo të vije në pushtet e të qeverisë! Jo për të ndërruar karriket e rradhës, por për të bërë ndryshimin e madh dhe cilësor, që më në fund e stabilizon dhe normalizon këtë vend që ka qenë boll i “çuditshëm” për tre dekada! Që i rikthen më në fund dinjitetin shqiptarëve, institucioneve dhe shtetit të së drejtës. Që ndëshkon më në fund të paprekshmit dhe të pandëshkueshmit duke sjellë më në fund besimin tek ligji e morali!

Që i jep fund zvarritjes së turpshme me pronat, me të drejtat humane, investimet e huaja dhe zhvillimin. Që i rikthen shqiptarëve sovranitetin e shitur me përdhunë tek faktorët ekstra-ekonomikë dhe ekstra-kombëtar! Që i rikthen pushtetin dhe legjimitetin e vërtetë taksapaguesve dhe komuniteteve vendore. Që lufton mafian, ekstra-legalitetin dhe informalitetin! Që promovon kulturën, artin, edukimin, shëndetësinë, transportin, sipërmarrjen dhe zhvillimin që sot janë për faqe të zezë! Që mendon per qytetarin dhe kontribuon për shoqërinë me fytyrë njerëzore.

Shqipëria duhet të kthehet urgjentisht në normalitet të brendshmëm së pari. Ajo duhet të garantojë e mbrojë sisteme të balancuara e të vaksinuara të qeverisjes. Pastaj të bëhet edhe një partner serioz e dinjitoz me Europën dhe botën më gjerë!

E ky ndryshim tashmë nuk bëhet vetëm me protesta, përplasje e denoncime, por mbi të gjitha me një frymë të re, me program të qartë, me ide të reja dhe mbi të gjitha me njerëz të “rinj” e të pakonsumuar. Njerëz të ndershëm e që flasin cilësisht e realisht atë çfarë mendojnë e besojnë dhe nuk janë mjerisht zëdhënësa të njëshit e statuskuosë!

Tashmë, nuk është më as koha për qejfmbetje e luftë brenda llojit! Tashmë, është koha të ndryshohet diçka që fillon nga vetja! Mos dëgjoni më “sirenat/djajtë” rrotull, por besoni tek ndryshimi dhe marshoni drejt tij! Është koha për reflektim e bashkim në një front të vetëm të gjithë faktorëve konstruktivë, të cilët ende e duan këtë vend përtej karrikes së pushtetit dhe kartës së anëtarësimit në parti!

Ndaj mund të themi se na duhet urgjentisht një orë e më parë një PROGRAM i plotë me ide dhe shpresë për Shqipërinë, për shqiptarët dhe sidomos për vetë opozitën.

Etiketa: Besnik AliajideNano ikNjë program plot shpresë dhe ide për Shqipërinë dhe vetë opozitënopozitaprogrampseudo-elektoralerama ikshpreseShqiperia

Të Lidhura

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

nga 27
23:12 | 14/01/2026
0

Arsenali bën një hap të rëndësishëm drejt finales së Kupës së Ligës në Angli. Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta...

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

nga 27
23:06 | 14/01/2026
0

Interi i drejtuar nga Cristian Chivu merr një fitore të rëndësishme minimale ndaj Lecce-s, duke u imponuar 1-0 në ndeshjen...

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

nga 27
22:12 | 14/01/2026
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, deklaroi se brenda PD-së nuk ka pasur asnjë ndryshim thelbësor që nga viti 2013,...

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

nga 27
21:52 | 14/01/2026
0

Hetimet për abuzimet me fondet e shëndetësisë duket se kanë hyrë në një fazë të re. Pak para festave të...

Para
“Asnjë gjurmë LSI”/ Rama: S’ka nevojë për plane, po vetëeleminohen

“Asnjë gjurmë LSI”/ Rama: S’ka nevojë për plane, po vetëeleminohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

23:12 | 14/01/2026
Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

23:06 | 14/01/2026
Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

22:12 | 14/01/2026
BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

21:52 | 14/01/2026
Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

21:38 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –
  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –
  • Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –
  • BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –
  • Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –
  • Seria A/ Barazimi i tretë radhazi për Napolin, bllokohet edhe ndaj Parmës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –
  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com