“Një Po e kushtëzuar në formë, një Jo në thelb” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Një Po e kushtëzuar në formë, një Jo në thelb”

14:45 | 25/09/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Erisa Zyka

Formulimi i vendimit të kushtëzuar të Bundestagut për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE merr formën e një PO-je si shprehje e vullnetit për të mos rrudhur shpresat e qytetarëve shqiptarë për një transformim rrënjësor politik, ekonomik dhe shoqëor të vendit. Ky transformim kalon përmes procesit të negociatave të anëtarësimit të Bashkimit Europian, që pritet të vazhdojë rreth 15 vjet. Në parim, të zgjedhurit e popullit gjerman i japin një sinjal qytetarëve shqiptarë, se standardet europiane për demokracinë, shtetin e të drejtës, pavarësinë e gjyqësorit dhe drejtësinë sociale për të cilat ata duan të integrohen në Bashkimin Europian nuk mund të realizohen përveçse përmes hapjes së negociatave. Ndaj, mbyllja e derës së BE-së për vendin nuk shërben, pasi problemet mund të zgjidhen më lehtë, kur kontrolli i Bashkimit Europian bëhet më i rreptë gjatë negociatave, sesa jashtë kësaj kornize. Së dyti, është një vendim gjeostrategjik: Nuk është në interesin e Bashkimit Europian ta lerë Ballkanin në duart e faktorëve të tjerë dhe as të tolerojë daljen jashtë kontrollit të shteteve ballkanike me tendencë autokratike, duke qenë se ato do të jenë pjesë e familjes së ardhshme europiane. Parë nga perspektiva europiane kjo përkthehet ndryshe: “Procesi i zgjerimit nuk ka vdekur”.

Po kushtet ? Një JO në thelb

Read more

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

Kushtet përkthejnë një Jo në thelb për vlerësimin e reformave të qeverisë shqiptare. Nuk ka hapje negociatash derisa të përmbushen disa kushte. Hapja e negociatave ndodh vetëm kur të ketë vendim unanim të të gjitha shteteve anëtare të Bashkimit Europian që konsiderojnë në thelb, se Shqipëria është gati. Zyrtarizimi i hapjes së negociatave bëhet përmes një date për zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare. Në tekstin e Bundestagut nuk ka datë. Aty thuhet se konferenca e parë ndërqeveritare mund të zhvillohet vetëm kur Gjykata Kushtetuese dhe e Lartë të jenë funksionale dhe kur të aprovohet reforma zgjedhore. Këto kushte tregojnë, se deputetët gjermanë janë të vetëdijshëm që reforma e drejtësisë, e trumbetuar si një sukses i madh, mbetet i tillë vetëm në letër. Nga ana tjetër, ata tërheqin vëmendjen te një problem jetik i demokracisë shqiptare: zgjedhjet jashtë standardeve demokratike: A mund të hapen negociatat me një vend që nuk është një gjendje që të bëjë as zgjedhje të lira, demokratike dhe të pakontestueshme? Është e qartë, se para se të plotësohen këto dy kushte lidhur me reformën në drejtësi dhe parimin bazë të një demokracie nuk do ketë çelje të negociatave. Kjo mund të marrë disa muaj. Në rastin më të mirë të mundshëm, Shqipëria mund të pretendojë të hapë negociatat vitin e ardhshëm. Në Bruksel, në Këshillin e ministrave, kushtëzimi i Gjermanisë për Shqipërinë, lehtëson, pasi ai eviton ndarjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria për të cilat përgatiteshin institucionet europiane. Nga ana tjetër, ai i hap rrugën një rishikimi të qëndrimit nga ana e Francës dhe Holandës, që vazhdojnë të jenë kundër. Kjo pasi, përveçse ka kushtëzim, ky kushtëzim shkon në rritje.

Një kushtëzim në rritje

Kalimi në fazën e dytë, që shënon hapjen substanciale të negociatave është konferenca e dytë ndërqeveritare dhe hapja e kapitujve të parë të negociatave i nënshtrohen një kushtëzimi edhe më të madh. Praktikisht, fillimi i punës konkrete të negociatave të anëtarësimit që është hapje e kapitujve të parë, nuk mund të ndodhë para se të plotësohen 7 kushte të tjera që janë bërë tashmë publike. Ato konfirmojnë në thelb qëndrimin e Gjermanisë, Francës dhe Holandës, se rezultatet e arritura në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, reformës së gjyqësorit dhe administratës publike nuk janë të mjaftueshme, nuk janë të prekshme dhe nuk janë bindëse. Për rikujtesë dhe kontrast: Në 2010, në Komisioni Europian vlerësonte në opinionin e tij, se Shqipëria duhet të përmbushte 12 kushte para se të hapte negociatat e anëtarësimit. Në 2019, shtetet anëtare të Bashkimit Europian po shkojnë drejt një vendimi me 9 kushte për Shqipërinë. Shqipëria nuk ka asnjë shans të hapë negociatat para 2020. Pran në një këndvështrim të thjeshtëzuar, ajo që Shqipëria ka bërë në një dhjetëvjeçari 2010-2020 është se ka fituar 3 kushte më pak Lind pyetja: Që nga 2014, kur Shqipëria mori statusin e kandidatit, a është progres apo regres?

Nuk përjashtohen kushte të tjera

Në Bruksel, nuk përjashtojnë që Franca mund të ketë kushte shtesë për Shqipërinë, duke patur parasysh shqetësimin e saj për numrin e lartë të azilkërkuesve shqiptarë. Siç dihet, azikërkuesit shqiptarë zinin vendin e parë për kërkesat e azilit në Francë për 2017, por edhe për 2018. Nga ana tjetër, Holanda e ka shprehur zyrtarisht përmes mocionit të Parlamentit të saj të 22 qershorit 2018 se është kundër hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ky mocion mbetet ende në fuqi dhe nuk dihet nëse do ndryshojë. Gjermania luan në këtë rast një rol determinues, që Shqipërisë mos t’i mbyllet dera, por pa bërë një sy qorr dhe një vesh shurdh. Bashkimi Europian tregon, se nuk mund të tolerojë shkelje të shtetit së të drejtës, përdhosjen e parimeve bazë të demokracisë dhe dhunimin e të drejtave themelore . Dhe i jep një shans klasës politike shqiptare për të zgjidhur krizën. A nuk ishte shansi që pritej nga faktori ndërkombëtar ?

/lapsi.al/

Etiketa: “Maqedonia e VeriutBashkimi EuropianBEErisa Zykakushtëzimi i GjermanisëNjë kushtëzim në rritjeShqiperia

Të Lidhura

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

nga 27
10:40 | 04/02/2026
0

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, së bashku me deputetë të tjerë të PD-së, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të...

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

nga 27
10:12 | 04/02/2026
0

Ministria e punëve të Brendshme ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e IdentiTek Freskida Halilaj. Ende nuk dihen motivet e qarta...

Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

nga 27
09:48 | 04/02/2026
0

Shoqata e Prokurorëve ka reaguar në lidhje me sulmet e Edi Ramës kundrejt gjyqtarëve, për çështjen e rritjes së pagave....

Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

nga 27
09:18 | 04/02/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar tonet në debatin me gjyqtarët lidhur me kërkesën për rritjen e pagave, duke i akuzuar...

Para
Një tallje që na përfshin të gjithëve

Një tallje që na përfshin të gjithëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

10:40 | 04/02/2026
Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

10:12 | 04/02/2026
Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

09:48 | 04/02/2026
Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

09:18 | 04/02/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 4 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

09:00 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –
  • Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –
  • Respektoni pavarësinë e drejtësisë –
  • Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –
  • Këmbimi valutor 4 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • 50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –
  • Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com