Nga gjithë vendet e tjera, pse duhet të shkoni pikërisht në Tiranë? Përgjigja është e thjeshtë, sepse kryeqyteti shqiptar ka bërë ndryshimeve rrënjësore dhe qeveriset nga një kryetar revolucionist shumë i ri në moshë që vazhdon të bëjë ndryshime. Prandaj bëj një hap për të zbuluar Tiranën.
Ja çfarë shkruan youmanist.it:
Por fillimisht le të fokusohemi tek kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj! Nëse gjithë kryetarët e qyteteve do ishin si ai, me siguri do ndryshonim mendim për politikanët dhe politikën në tërësi. Veliaj, një njeri i kulturuar, simpatik, flet shumë gjuhë, është interesant, me një zyrë ku në gjysmë të rrugës ka një sallë për fëmijët dhe një galeri bashkëkohore arti, që tregon një optimizëm të madh për të ardhmen e Shqipërisë. Atë e duan bashkëqytetarët e vendit, aq më shumë bashkëqytetaret, si asnjë rockstar që nuk ja kanë marrë dot zemrën atyre, qyteti i tij po ndryshon hap pas hapi.
Për të krijuar një ide, mjafton të bësh një shëtitje në sheshin Skënderbej, e sapo rihapur pas një ndryshimi rrënjësor nga ai i vjetri. Por kryetari nuk ishte vetëm në këtë nismë. Plani i ri u realizua nga Stefano Boeri, arkitekti italian, punët e të cilit janë më të njohurat në botë, pas projektit të tij të famshëm milanez me “Bosco Verticale”.
Përsa i përket gjelbërimit, ka ende plane që do vihen shumë shpejt në zbatim. Në Tiranën e re do mbillen plot 2 milion pemë. Por Boeri nuk është arkitekti i vetëm italian që vendos Zampinon në kryeqytetin shqiptar. Para tij, la gjurmë dhe shenjë një tjetër italian, Gherardi Bosia, i cili në kohën e Musolinit, ngriti disa ndërtesa monumentale fashiste që ende rrojnë edhe sot në piazza italia.
Erion Veliaj
Të mos harrojmë Xhaminë Et’hem Bej, inauguruar në vitin 1823 dhe ende sot vazhdon te përmendet në mesin e ndërtesave më të admiruara të kryeqytetit. Ndër lajmet e tjera shumë të mira për Tiranën, përmendim edhe ushqimin cilësor e të shijshëm, si dhe argëtimet dhe adrenalinën. Sidomos në pjesën e bllokut, një lagje shumë e famshme në kohën komuniste, ku banorët mblidheshin aty dhe qëndronin. Në fakt, diktatori Enver Hoxha i cili e ktheu në vendin e tij nga viti 1944 deri në vitin 1995 kishte mendimin për ta fshirë atë nga hartat turistike. Por sot blloku është bërë një vend i elitës së re shqiptare, aty gjen gjithçka, restorante, lokale, klube, ndër restorantet përmendim L’italiano Living. Por nëse kërkon të blesh ushqim të mirë, mos harro Pazarin e ri, aty ku ndodhet tregu i transformuar nga Bashkia që sjell produkte të freskëta etj.
Xhamia
Sigurisht që pjesë e diktaturës së Enver Hoxhës ishin bunkerët, ai ishte i bindur se imperialistët do sundonin Shqipërinë dhe se për tu mbrojtur nga kjo, duheshin ndërtuar sa më shumë bunkerë, në çdo cep të vendit edhe nëntokë. Gjeja e çuditshme është se një gazetar italian i quajtur Carlo Bolline e ka kthyer në një muze shumë të çuditshëm, ku arti bashkëkohor dhe kujtimet ndërthuren në 102 dhoma, përfshirë edhe sallën e kongresit prej 200 vendesh. I quajtur Bunk’Art është vendi ku ju këshilloj të mos e humbisni. Nëse vuan nga klaustrofobia, mund të zgjedhësh vendin tjetër të mrekullueshëm. Ekziston një proverbë e famshme lokale ku thotë: Nuk e ke parë tërësisht Shqipërinë nuk ke bërë shëtitjen në teleferik. Teleferiku të çon në majën e malit Dajtit me Dajti Ekspres dhe ndërkohë shijoni pamje të mrekullueshme nga lart. Aty mund të ndalosh në restorantet përballë pamjeve panoramike, ku mbrëmja është ajo që të mrekullon vërtetë. Nëse ndihesh i lodhur në darkë, Plaza është aty për ty, një hotel gjigant modern, ku ofrohen shumë shërbime, një SPA nga qendra Wellnes dhe dhoma hoteli me të gjitha kushtet që kërkohen sot, ose mund të shkosh tek hoteli klasik Sheraton, pranë Piazza italia, me dy pishina dhe një park të madh të gjelbërt… Më mirë se kaq… Andrea Forlani.
https://www.youmanist.it/currents/rotte-insolite/un-salto-a-tirana