Një medalje për kryeministrin! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një medalje për kryeministrin!

16:45 | 04/05/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Nga Edi Oga 

Pas kaq shumë javësh me jetë të rrudhura, me shtrëngime, izolime, pamundësira, rebelime, gjoba, sakrifica të pamenduara ekonomike, shqiptarët mezi ç’presin t’i kthehen asaj jete që bënin përpara epokës me emrin e tmerrshëm “COVID – 19”!

Nën kërcënimin real të humbjes së jetës nga koronavirusi, shqiptarët iu bindën qeverisjes dhe vepruan njësoj si qytetarët e çdo vendi tjetër në Botë.

A u mbyllëm vonë? A u mbyllëm herët? A u mbyllëm më “egër” se sa ishte e nevojshme?

A u ofrua ndihma shëndetësore në mënyrë profesionale? A u abuzua me ndihmat?

Përgjigjet për këto pyetje mund të mos vijnë kurrë, edhe në ardhshin mund të mos fajsojnë askënd, edhe në fajsofshin, askush do të gjykohet, edhe nëse dikush gjykohet, kurrnjeri do të dënohet. Nuk ka ndodhur asnjëherë në këtë vend, tre dekada nga kjo anë, që një pushtetar të dënohet për veprime apo mosveprime të tij, të cilat kanë sjellë pasoja të rënda në ekonominë, shëndetin apo jetën e qytetarëve shqiptarë!

Nuk u dënua askush për viktimat e vitit ‘97, për të vdekurit në Gërdec, për të vrarët në shesh… Kur pushtetarët nuk u gjykuan për jetë të humbura, si mund të gjykohen për jetë të shpëtuara? Sepse, në diskursin e qeverisë (lexo: kryeministrit) kjo luftë u fitua me një sukses spektakolar! Priteshin 18.000 viktima dhe humbën jetën një fraksion mjaft i vogël i këtij numri (ndjesë për përdorimin si statistikë të personave realë)!

Ai pretendon një medalje për këtë!

Le t’ia japim një medalje! Pavarësisht të gjithave, stresi i ditëve të tij dhe i personave përgjegjës, në mars-prill, ka qenë mbinjerëzor!

Problemi është një tjetër! Është pretendimi i tij i shpallur për të vazhduar të qeverisë edhe përtej kësaj periudhe të pazakontë. Madje, shumë janë të bindur se ai po përgatitet të qeverisë shumë gjatë.

Dakord edhe me këtë pretendim!

Kushtetuta jonë e lejon një pushtetar të rrijë në pushtet sa herë partia e tij fiton zgjedhjet e ndershme dhe demokratike.

Ndalemi pak këtu.

Mbase shqiptarët duan të votojnë përsëri për këtë forcë politike të udhëhequr po nga ky individ politik, por nëse ata preferojnë të ndryshojnë, a do të jenë ata të lirë ta vendosin këtë me votën e tyre?!

Jo, nëse mentaliteti është ai i këtyre ditëve.

Jo, nëse aktiviteti shoqëror dhe ekonomik komandohet me akte normative dhe statuse Facebook-u!

Jo, nëse nuk rishikohen disa ligje të ndryshuara kushtetuese që cënojnë apo heqin të drejta themelore të njeriut!

Jo, nëse nuk na kthehen liritë e hequra me dhunë apo me manipulim të mendjes!

Jo, nëse nuk rikujtojnë të këqijat që na kanë ardhur nga “kultivimi” i kultit të individit!

Mbase të gjitha këto ndodhën si reagim për të kontrastuar epideminë, por “rastësisht” ato mund të shërbejnë edhe si prova gjenerale të vendosjes së një autokracie!

Autokracia është paradhoma e diktaturës. Ne e kemi provuar diktaturën dhe nuk duhet të harrojmë kurrë se ajo nuk ishte asfare një përvojë që do ta donim ta jetonim sërish!

Etiketa: COVID-19Edi OgaKryeministri Edi Rama

Të Lidhura

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

nga 27
21:29 | 02/06/2026
0

Pallati i Kongreseve do të transformohet sipas projektit fitues të konkursit ndërkombëtar, i cili parashikon edhe ndërtimin e një kulle...

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

nga 27
20:41 | 02/06/2026
0

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Laç–Patok, duke i marrë jetën një 37-vjeçari dhe duke çuar në arrestimin e...

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

nga 27
19:22 | 02/06/2026
0

Sot po mbahet dita e tretë e protestës për Zvërnecin. Qytetarët janë mbledhur përpara Kryeministrisë, të cilët kanë mbajtur fjalime...

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

nga 27
19:08 | 02/06/2026
0

Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me kundërshtimet dhe protestat e organizuara ndaj...

Para
Shpëtim Idrizi: Edi Rama vodhi mandatin e Tiranës. Ja kur do të shkrihet PDIU-ja

Shpëtim Idrizi: Pse nuk e dimë se kush është “Këshilli Teknik i Ekspertëve” (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

21:29 | 02/06/2026
Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

20:41 | 02/06/2026
Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

19:22 | 02/06/2026
Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

19:08 | 02/06/2026
Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

17:42 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –
  • Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok
  • Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –
  • Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –
  • Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –
  • Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –
  • Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com