• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një lindje si e Çezarit

09:50 | 22/07/2016
në Opinion
0

Nga Enkel Demi

Thuhet që Çezari i Romës lindi në këtë mënyrë, ndaj prej tij këtyre lindjeve ju dha emri i Perandorit. Reforma në Drejtësi ishte pikërisht një lindje çezariane. Nuk erdhi normalisht, por u desh ndërhyrja e kirurgëve si në kohën e lashtë, të cilët i çanë barkun mëmës.

Lexo edhe

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Rrëfimi i një polici

Kurrë në Shqipëri një proces nuk ka rrjedhur paq, asnjë reformë, asnjë ligj themeltar, asnjë kod zgjedhor. Përherë kemi qenë si nëna e romakut të famshëm, në prag dështimi. Kësaj here ndoshta e pikasëm pak më qartë këtë ngërç, sepse të huajt na e varën më shumë. Nuk dihet ende mirë përse, por ky vend është kthyer në qendër të vëmendjes. Ndoshta afrimi i kufirit rus në Ballkan, ka ngritur antenat e alarmit dhe gjeopolitikisht ka gjasa të jetë vendosur që Shqipëria të bëhet.

Sak për këtë, klasa politike shqiptare rrëfeu që ishte e papërgatitur. Kjo reformë është guri i provës që dikush më i lartë se udhëheqja jonë ka vendosur të prishë ujërat e gjirizit, atje ku prej vitesh pluskojnë amfibët e korrupsionit, krimit, hajnisë. U kthye në modë parimi maoist: “Turbulloje që të kullojë”. Pikërisht prishja e kësaj kënete, derdhja në të e ujërave të freskët shkaktoi mëri, inat, kërleshje, karfosje, sepse kush nget rutinën të prish gjakun.

Tani që reforma me hir apo pahir kaloi, duhet kuptuar që ajo nuk ishte burim i një vullneti të mirë i besëpakëve që zotërojnë ende pushtetin e politikës. Kjo Kushtetutë e re erdhi si një vizitor i padëshiruar prej nga ku jashtë. Në një farë mënyre për klasën politike është një prodhim alien.

Kësaj here u evidentua edhe një herë që mungesa e besës është çimentuar si vlerë kombëtare. U pa që në majën e ligjvënies njerëzit e hanin fjalën si Xhaferri simiten. U dalluan gaztorë oborresh që nesër mund të na qeverisin. U dalluan kokoroçë arrogantë që prodhimin e vetëm politik kanë benzinën për zjarrin dhe batutën shakatore për program ardhmërie. U dalluan kërcënues të pacipë, qaramanë mediatikë.

E vetmja gjë që nuk u dallua është urtia.

Tani fillojnë pushimet dhe bashkë me to dasmat. Shqiptarët i kanë për zakon dorovitjet, sepse u pëlqen harbimi i haresë. Do ketë banjo dielli dhe uji, shkuma party, foto, thashetheme dhe gazetarë që u bien brekët, kur hidhen në ujë për të pritur vjeshtën, ku do të ketë sërish sherr dhe lindje të vështira. Natyrisht, në vjeshtë do të na mungojnë flokët e kuq me dredha të ambasadores Vllahutin, por Donald Lu me dikë tjetër do ta krijojë një çift, qoftë edhe të së njëjtës gjini. Falë Çezarit ai tani ka më shumë liri për lundruar në ujërat e Shqipërisë dhe jo vetëm ai, por edhe një grup njerëzish që kanë populluar do zyra, të cilat në anglisht u thonë “byro”.

Etiketa: besëpakëÇezari i RomësdorovitjeEnkel DemigjeopolitikaGjirizikokoroçëparimi maoistreforma ne drejtesi

Të Lidhura

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

nga 27
17:05 | 09/03/2023
0

Nga Andi Bushati – Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë...

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

nga 27
21:01 | 08/03/2023
0

Nga Myslym Murrizi –  E Nderuar Zj Kim! Meqenese sot mora vesh qe ke levizur “ der” me “ der”...

Rrëfimi i një polici

Rrëfimi i një polici

nga 27
21:45 | 07/03/2023
0

Nga Anila Hoxha – Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka...

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

nga 27
18:31 | 07/03/2023
0

Ditëlindja e 91-të e skenaristit të “Udha e shkronjave” Julika Prifti Befasia e një urimi Për 91 vjetorin e ditëlindjes...

Para
Kjo nuk është firmë, por vetëtimë…

Kjo nuk është firmë, por vetëtimë…

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Disa fakte që nuk i keni ditur rreth gjumit –

Disa fakte që nuk i keni ditur rreth gjumit –

23:27 | 21/03/2023
Vëllai surprizon Kiarën, ç’mendon ai për Luizin –

Vëllai surprizon Kiarën, ç’mendon ai për Luizin –

23:15 | 21/03/2023
3 sekrete që aroma e parfumit tuaj të zgjasë sa më shumë –

3 sekrete që aroma e parfumit tuaj të zgjasë sa më shumë –

23:03 | 21/03/2023
Banorët debat të fortë për ‘lidhjen’ Kristi-Keisi –

Banorët debat të fortë për ‘lidhjen’ Kristi-Keisi –

23:01 | 21/03/2023
VIDEO/ Mjeku heq bluzën dhe i thotë pacientit: Hajde… –

VIDEO/ Mjeku heq bluzën dhe i thotë pacientit: Hajde… –

22:57 | 21/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Disa fakte që nuk i keni ditur rreth gjumit –
  • Vëllai surprizon Kiarën, ç’mendon ai për Luizin –
  • 3 sekrete që aroma e parfumit tuaj të zgjasë sa më shumë –
  • Banorët debat të fortë për ‘lidhjen’ Kristi-Keisi –
  • VIDEO/ Mjeku heq bluzën dhe i thotë pacientit: Hajde… –
  • EMRI/ Akuzohet për vrasje, drejtësia belge e dënon –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Disa fakte që nuk i keni ditur rreth gjumit –
  • Vëllai surprizon Kiarën, ç’mendon ai për Luizin –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com