Një lindje si e Çezarit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një lindje si e Çezarit

09:50 | 22/07/2016
në Opinion
0

Nga Enkel Demi

Thuhet që Çezari i Romës lindi në këtë mënyrë, ndaj prej tij këtyre lindjeve ju dha emri i Perandorit. Reforma në Drejtësi ishte pikërisht një lindje çezariane. Nuk erdhi normalisht, por u desh ndërhyrja e kirurgëve si në kohën e lashtë, të cilët i çanë barkun mëmës.

Kurrë në Shqipëri një proces nuk ka rrjedhur paq, asnjë reformë, asnjë ligj themeltar, asnjë kod zgjedhor. Përherë kemi qenë si nëna e romakut të famshëm, në prag dështimi. Kësaj here ndoshta e pikasëm pak më qartë këtë ngërç, sepse të huajt na e varën më shumë. Nuk dihet ende mirë përse, por ky vend është kthyer në qendër të vëmendjes. Ndoshta afrimi i kufirit rus në Ballkan, ka ngritur antenat e alarmit dhe gjeopolitikisht ka gjasa të jetë vendosur që Shqipëria të bëhet.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Sak për këtë, klasa politike shqiptare rrëfeu që ishte e papërgatitur. Kjo reformë është guri i provës që dikush më i lartë se udhëheqja jonë ka vendosur të prishë ujërat e gjirizit, atje ku prej vitesh pluskojnë amfibët e korrupsionit, krimit, hajnisë. U kthye në modë parimi maoist: “Turbulloje që të kullojë”. Pikërisht prishja e kësaj kënete, derdhja në të e ujërave të freskët shkaktoi mëri, inat, kërleshje, karfosje, sepse kush nget rutinën të prish gjakun.

Tani që reforma me hir apo pahir kaloi, duhet kuptuar që ajo nuk ishte burim i një vullneti të mirë i besëpakëve që zotërojnë ende pushtetin e politikës. Kjo Kushtetutë e re erdhi si një vizitor i padëshiruar prej nga ku jashtë. Në një farë mënyre për klasën politike është një prodhim alien.

Kësaj here u evidentua edhe një herë që mungesa e besës është çimentuar si vlerë kombëtare. U pa që në majën e ligjvënies njerëzit e hanin fjalën si Xhaferri simiten. U dalluan gaztorë oborresh që nesër mund të na qeverisin. U dalluan kokoroçë arrogantë që prodhimin e vetëm politik kanë benzinën për zjarrin dhe batutën shakatore për program ardhmërie. U dalluan kërcënues të pacipë, qaramanë mediatikë.

E vetmja gjë që nuk u dallua është urtia.

Tani fillojnë pushimet dhe bashkë me to dasmat. Shqiptarët i kanë për zakon dorovitjet, sepse u pëlqen harbimi i haresë. Do ketë banjo dielli dhe uji, shkuma party, foto, thashetheme dhe gazetarë që u bien brekët, kur hidhen në ujë për të pritur vjeshtën, ku do të ketë sërish sherr dhe lindje të vështira. Natyrisht, në vjeshtë do të na mungojnë flokët e kuq me dredha të ambasadores Vllahutin, por Donald Lu me dikë tjetër do ta krijojë një çift, qoftë edhe të së njëjtës gjini. Falë Çezarit ai tani ka më shumë liri për lundruar në ujërat e Shqipërisë dhe jo vetëm ai, por edhe një grup njerëzish që kanë populluar do zyra, të cilat në anglisht u thonë “byro”.

Etiketa: besëpakëÇezari i RomësdorovitjeEnkel DemigjeopolitikaGjirizikokoroçëparimi maoistreforma ne drejtesi

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Kjo nuk është firmë, por vetëtimë…

Kjo nuk është firmë, por vetëtimë…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ka një gjumë letargjik në PD, partia ka nevojë për t’u hapur më shumë –

Një socialist abstenoi për imunitetin e Ballukut, sapo i ra telefoni ndërroi mendje –

09:23 | 24/02/2026
Shqiptarët duhet të bashkohen për të mbrojtur vendin dhe fëmijët e tyre nga psikopati Rama –

Shqiptarët duhet të bashkohen për të mbrojtur vendin dhe fëmijët e tyre nga psikopati Rama –

09:01 | 24/02/2026
Zbritje 1% për çdo vit përdorimi për apartamentet –

Zbritje 1% për çdo vit përdorimi për apartamentet –

08:37 | 24/02/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 24 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:31 | 24/02/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 24 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:17 | 24/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Një socialist abstenoi për imunitetin e Ballukut, sapo i ra telefoni ndërroi mendje –
  • Shqiptarët duhet të bashkohen për të mbrojtur vendin dhe fëmijët e tyre nga psikopati Rama –
  • Zbritje 1% për çdo vit përdorimi për apartamentet –
  • Këmbimi valutor 24 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Këmbimi valutor 24 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Nga mësuesit te oficerët e sigurisë, ja kush përfiton nga rritja e pagave në sistemin arsimor –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Një socialist abstenoi për imunitetin e Ballukut, sapo i ra telefoni ndërroi mendje –
  • Shqiptarët duhet të bashkohen për të mbrojtur vendin dhe fëmijët e tyre nga psikopati Rama –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com