Dy shqiptarë të shpallur në kërkim për trafik drogë janë arrestuar në Greqi. Pala greke ka kapur në Kakavijë një shqiptar i cili rezulton me urdhër arresti nga Prokurori i Ileas për çështje të trafikut të drogës dhe armëve.
Ndërkohë në Selanik është kapur një tjetër shtetas shqiptar 44-vjeç, i shpallur në kërkim për dy dënime në total me 18 vjet e 4 muaj burg dhe 20.000 euro gjobë.
Ai rezulton i dënuar për trafik droge por edhe për çështje të tjera. Mediat greke bëjnë me dije se edhe në momentin e arrestimit nga policia, atij i është gjetur një sasi lënde narkotike.