Një ditë para protestës kombëtare të opozitës, ish-deputeti Tritan Shehu ka zhvilluar disa takime me qytetarë të qarkut të Gjirokastër dhe degët e PD.
Në një postim në Facebook, Shehu shprehet se në të gjitha takimet Gjirokastër, Memaliaj, Tepelenë, Përmet e Këlcyrë konstatoi një frymë të lartë mobilizimi për të vazhduar pa u lëkundur aksionin politik.
Postimi i plotë:
Qarku i Gjirokastres neser ne protesten e madhe me pjesemarje dhe vendosmeri me te larte se cdo here.
Nga te gjitha takimet e ndryshme qe realizova ne Gjirokaster, Memaliaj, Tepelene, Permet e Kelcyre, konstatova nje fryme te larte vendosmerie, mobilizimi per te vazhduar pa u lekundur aksionin e madh politik, ne mbrojtje te demokracise e vlerave tona Perendimore.
Te gjitha deget gjithashtu paraqiten me nje nivel te lavderueshem organizativ, duke ju pergjegjur keshtu vullnetit te antaresise, mbeshtetesve e banoreve ne terresi.
I falenderoj dhe i inkurajoj te gjithe keta njerrez fisnike, per pjesemarjen e tyre aktive apo per mbeshtetjen e shume llojeshme qe po i japin kesaj levizje te madhe, pikerisht per tju kundervene autokracise, deformimin te demokracise, varferise, arrogances se pushtetit etj, per te rivendosur parimet europiane e zhvillimet drejt prosperitetit te vendit.