Një ditë në mesoret e Spitalit Ushtarak – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një ditë në mesoret e Spitalit Ushtarak

11:30 | 16/04/2016
në Shqiperi
0

Sa e vështirë të shërohesh atje ku mungojnë barnat, shtretërit, ambulancat dhe familjarët që bëjnë punën e personelit mjeksor

Nga Alma Nikolli

Para syve kam pamjet e një dite të zakonshme në Spitalin Ushtarak. E para gjë, me të cilën përballesh është forma klasike e transportimit të pacientëve me mjete rrethanore, sepse mungojnë ambulancat, por edhe vigët. Familjarët i sjellin pacientët nga shtëpia, por edhe nga spitalet e tjera me automjetet e tyre dhe shpesh ju duhet të përdorin batanije në vend të vigëve. Ka raste, kur të sëmurët kapen nga këmbët e duart për t’u vendosur në një shtrat në spital, gjithmonë, kur je me fat për të gjetur një të tillë në dhoma, sepse mund të përfundosh edhe në korridor.spital5

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Dhimbja që një familjar përjeton përzihet me stres, pafuqi dhe indiferencë, të cilën e has që tek ndihma e parë…që nuk të jepet. Bëre si bëre dhe zure diku një shtrat. Në një dhomë me zëra që rënkojnë prej brengës së sëmundjes dhe tërbimit që askush nuk i vë re. Ky është fillimi. Nuk e di sa rëndë duhet të jesh që një mjek të të marrë seriozisht. Kështu, varfëria bëhet shkaku i çdo simptome: ajo të sëmur ty dhe çdo familjar të pa sëmurë.

Familjarët janë ata, pa të cilët nuk mund të mbijetosh në një spital të modeluar kështu çrregullt edhe pse rregullorja parashikon që ata të mbeten jashtë, përveç orareve të caktuara. Ka një arsye që kjo pikë e rregullores nuk zbatohet, paçka se praktikisht është e lehtë: një roje që nuk të lejon të futesh jashtë orarit të vizitave dhe kaq. Por, nëse nuk do të ishin të afërmit kush do të kujdesej për pacientin, kush do t’i blinte ilaçet, çfarë do të ndodhte vallë? A e bën spitali këtë? Realiteti ka një trajtë tjetër, në dhoma në dyert e të cilave shkruhet me shkronja kapitale: ‘’Nuk lejohet më shumë se një familjar për pacient’’, ka mbipopullim të vazhdueshëm. E jo vetëm aty.spital3

Solidaritet bashkëvuajtësish gjen në korridore ku nëpërmjet bisedave të rastit dhimbja e revolta bashkëndahet disi. Ai që pret jashtë reanimacionit pasi merr lajmin se gjithçka shkoi mirë nis betejën i ngarkuar me batanije, çarçafë, pije freskuese e ushqime në kërkim të një krevati apo përkohësisht të një stoli…për të sëmurin!

Ndërkohë të moshuar, të harruar e të rraskapitur presin nëpër shtretër të sajuar mbi stola. Në shkallë lëvizje pa pushim. Në dritare ca të tjerë përballë pamjes së një spitali privat. Çfarë duhet të ndodhë atje vallë? Sëmundja është kudo. spital e reEdhe në mendjet e zemrat e të gjithë atyre që përjetojnë vuajtjen fizike të të dashurit të tyre dhe vuajtjen shpirtërore të vetën dhe të ngjashmit të vet.

Problemet e spitaleve janë sa të njohura e të thëna, aq edhe të nevojshme për t’u rithënë. Një realitet ku ka shumë gjasa që secili ta shohë veten një ditë. Sa e vështirë të shërohesh aty. Edhe ata që të rrinë afër në mungesë të ndihmës spitalore, duke u bërë “mjekët” e të afërmve të tyre, sëmuren bashkë me ta brenda atyre mureve spitalore.

Ndërkohë ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj vazhdon e jep pa u ndalur tendera për ilaçet dhe mjetet e tjera spitalore. I fundit ishte në vlerën 410 milion lekë të reja. Se për çfarë jepen këto tendera e ku shkojnë ato para nuk dihet, sepse nëpër spitale nuk mbërrin asgjë.spital e re 1

KOMISIONI I SHENDETESISE - Ministri i Shendetesise Ilir Beqaj, duke folur gjate nje mbledhje te Komisionit Parlamentar te Shendetesise, ku eshte diskutuar per shkurtimet e personelit shendetesor ne spitale, buxhetin e vitit 2016 dhe paketen fiskale./r/n/r/nHEALTH COMMITEE - Health Minister Ilir Beqaj, speaks during a session of Labour, Social Issues and Health Parliamentary Committee.

 

Etiketa: Alma NikolliambulancatbarnatIlir BeqajmesoreMinistri i Shëndetësisëpersoneli mjeksorshtretëritSpitali Ushtaraktendera

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para

Kulla e sahatit/ IMK: Shkreli e leu me të njëjtën bojë në 2009

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com