Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Një ditë në Dibër… Ne jetojmë këtu, s’jemi turistë, s’po shijojmë asgjë që e bekuara natyrë na dha

Nga Klodiana 0

Nga Samet Zagradi

Rrezet e vakëta të diellit vjeshtor lanë pas një natë të gjatë dhe të ftohtë. Qyteti fillon të zgjohet nga pak. Njerëzit lëvizin gjithësecili në punët e tyre dhe kafenetë përballen me fluksin e parë të ditës, me pas dy tre flukse që pasojnë. Dhjetëra kafe, makiato apo teke rakie të shoqëruara me tym të dendur duhani konsumojnë muhabetet e mengjesit. Ora tetë e mëngjesit për fëmijët fatkeqë të Bulqizës shënon nisjen e një dite të gjatë lodhje e rraskapitje të tejskajshme. Të pangrënë, të paveshur e me brenga të mëdha drejtohen drejt minierave të kromit, jo në dyert e shkollave ku realisht u takon. Por fëmijët nuk janë të vetmit ato që çdo çast mund të jetë i fundit për jetën e tyre.

Furgonët mundohen të ndjekin rutinën duke transportuar çdo dite njerëzit halleplotë të cilët vrapojnë për diku. Dikush vrapon për një punë, dikush për një shkollë, dikush qetësisht rend drejt lokalit e dikush tjetër nuk di as çfarë destinacion ka. Bulevardi maskilist, dikur simbol një qyteti model zbeh dukshëm rrezet kaq të paqta të vjeshtës së herëshme. Punëtorët bluzëverdhë të pastrimit të rraskapitur në natën e gjatë dhe të ftohtë u lanë stafetën kollareve drejtuese, njerëzve me dosje dhe kokave të rënda që rendin pa shqetësim drejt zyrave të tyre të ngrohta.

Njerëz të papunë, plot halle, totalisht të harruar e të mbytur në hijen e rëndë të monotonisë ndjekin pafundësisht njëri-tjetrin teksa shkelin mbi kalldrëmin e sapovënë të pedonales, dikur simbol. Përpiqesh të bësh të paktën një xhiro dhe mjafton të kuptosh thelbin e vuajtjeve të panumërta. Fëmijë të shtrirë në tokë, foshnja mbi një copë kartoni të grisur e prindër të tyre që luten pas çdo kalimtari të falë diçka. Vazhdon të ecësh, e kupton që ti je i vëzhguar nga qindra sy kureshtarë të cilët padashur kanë skanuar portretin dhe lëvizjet e tua. Shumë njerëz të heshtur, që si një një varrim gjigand lëvizin në turmën e varfërisë që këmbëkryq është ulur mes tyre.

Përpiqem t’i shmangem një gruaje që me shpatull më goditi fort krahun, e më pas niset e shqetësuar drejt destinacionit të saj. Ndoshta as për ta menduar të më kërkonte falje. Eh, ku dihet cfarë halli e shqetëson? Egërsia e gruas që rrëmbimthi kaloi zbehet nga një vajzë e imët, e bukur dhe me një buzëqeshje prej fëmije të drejtohet duke përshpëritur tekstin e mësuar përmëndësh :- zotëri Vodafone jep numra falas, e keni kartën e identitetit me vete? I buzëqesh si për t’i thënë që nuk më hyn në punë ai numër. Vazhdoj të ec me turmën e ndërkohë në mendje qindra mendime më ziejnë në kokë. Shumë meshkuj kudo. Të papunë. Të pashpresë. Shumë të rinj po ikin. Pyetjet të shumta më lindin dhe pse e di sa e vështirë është t’u përgjigjesh.

Po mendoja sa vajza paragjykohen, dhunohen dhe ndalohen të jetojnë të lirë jetën e tyre pa maksa të mentalitetit në të cilën jetojmë. Sa e sa vajza në këtë qytet martohen që fëmijë duke u prerë cdo shrpesë për të shijuar apo investuar në jetën e tyre. Duke u mohuar të drejtën e vendosjes vetë të fatit të tyrë që në fëmijëri. Sa familje ka në Dibër që nuk u mohohet e drejta të qënurit I sigurtë në familjen dhe komunitetin ku ai jeton. Sa prindër vuajnë foktorin e të mos pasurit ushqim për barkun bosh të fëmijëve të tyre në darkë. Sa shumë halle, probleme mbartin në vete motrat e vëllezërit tanë? Sa vuajtje pasqyrohet në fytyrat e lodhura të dibranëve të mi!

Vazhdoj akoma të eci, e duke menduar një zë i njohur ndërhyri në mendimet e mia duke bërë që vëmendja ime të shkojë tek ai. “Sa e mëjra çkjë” zëri tipik i një 35-vjeçari me simptoma të pashfaqura pedofilie, i martuar, me fëmijë që ngacmon një vajzë pothuajse në moshë të vjazës së tij. Shtanga për një çast, më pas vazhdova rrugën duke mos bërë asnjë veprim. Ndalova për një moment ku përbri meje zellshëm një grup të rinjsh diskutonin se si “Barcelona” i la pa kafe sot. Gjuha vulgare e disa të tjerëve përpara, e pas meje dikush etiketoi“k***” vajzën me atlete e çantë që çante përmes bulevardit maskilist.

Pa më bërë përshtypje provova të eci me tej por pluhuri nga xhirimet e gomave në mes të turmës e në sy të policëve më shtang. E me të drejtë mund të ndodhë çdo gjë në Dibër përderisa asgjë nuk funksionon.
Vërtitem nëpër kafenetë plot të qytetit ku rrallë herë qëllon të gjesh vend. Provoj një vend, një tjetër. Takoj dy-tri herë të njëtit persona e degjoj pothuajsë të njëtët muhabete. Zhurma therëse e helikopterit përmbi qytet shërben si një ogur famëkeq që tregon se dikush ka nevojë për ndihmë që spitali qytetit nuk arrin ta japë, sado e lehtë qoftë ajo. Doktorët mungojnë, e ato që janë vështirë të kapen apo të përballojnë fluksin e mijëra qytetarëve hallexhinj. Qindra prindër shqetësohen vazhdimisht për situatën në shkollat ku fëmijët e tyre mësojnë, apo kuintalët me patate të hedhura në “Përroin e Llixhave”. Lodhja e tmerrshme dhe izolimi dhe ndërtimi i “Rrugës së Arbërit” janë temat që çdo dibran mbush dhe derdh vrer çdo ditë me njëri-tjetrin.

Pasditja mbetet e qetë. Djelli disi lodhur nga kapriçot e motit të nëntorit mbyll një nga një rrezet e tij për t’i lënë radhën sërish natës së gjatë dhe të ftohtë. Zhruma acaruese e çepenëve të dyqanëve ndjek njëra tjetrën duke bërë që qyteti të flejë shumë herët. Kollarët drejtuese, njerëzit me dosje dhe pardesy mëndafshi kalojnë prëbri lypsave të pafund që nuk lodhen kurrë së kërkuari lëmoshë. Punëtorët bluzëverdhë të marrin stafetën për të arritur qëllimin e tyre human, për një qytet të pastër.

Kjo ishte një ditë e zakonshme në Dibër, të izoluar deri në detaj dhe fatketësisht me shpresë të venitur që nuk po ndrshon asgjë. Të nesërmen e njëta gjë do ndodhë. Sërish fëmijët e Bulqizës tek kromi do shkojnë, të tjerët nga mësues të komanduar do mësojnë, apo të tjerë do vdesin ashtu siç po vdesin sepse nuk kemi as mjek. Mentaliteti nuk ndryshon as nesër, as varfëria po ashtu. As premtimet nuk do ndalen, madje ne kemi imunitet ndaj tyre. Çdo ditë do kalojë ashtu sic kaloi sot. Në po jetojmë në Dibër, nuk vijmë vetëm për të parë bukuritë që natyra na ka falur. Ne po vuajmë dhe nuk po shijojmë asgjë që e bekuara natyrë na dha.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej