“Një denigrim i gruas”, pas replikave në rrjet, pezullohet shfaqja e Muç Nanos, “Nuk ka k*rva në këtë botë” në Teatrin Migjeni

Lexo edhe

Analisti i njohur njëherësh gazetari, Mustafa Nano kishte programuar këtë javë që të jepte një shfaqen e tij “One man show”, në Teatrin Migjeni në Shkodër.

Shfaqja e Muç Nanos, e cila është dhënë edhe për publikun kryeqytetas titullohet “Nuk ka k*rva në këtë botë”.

Korrespondenti i “Panorama” bën me dije se kjo shfaqe ishte lajmëruar për qytetarët e Shkodrës në faqen zyrtare të Teatrit Migjeni në facebook.

Por, ky njoftim ka ngjallur mjaft reagime të qytetarëve, të cilët e kanë quajtur si ofendues titullin e shfaqjes së gazetarit Nano.

Mësohet se pas reagimeve, drejtorja e Teatrit Migjeni, Rita Gjeka ka vendosur të pezullojë shfaqen e cila ishte e programuar për ditën e sotme.

Disa nga replikat në facebook:

Shpëtim Sh.: Me e bojkotu teatrin atë natë. Ky ordiner që ban dallime kahinore nuk ka vend në Shkodër.

Eltjana Sh: Hajde titull, hajde!! Një teatër publik nuk duhet me e leju një shfaqje të tillë. Çfarë do qoftë mesazhi që përcjell.  (P.S ky pseudoaktor duhet me qenë non grata)

Arben R: Ky person dhe gjoja-shfaqjet e tij janë një palaçollëk i turpshëm, një denigrim i gruas duke i përmendur alternativa të turpshme vetëm se është grua. Ky mitoman i pagdhendur nuk plotëson kriteret minimale të formimit për të dalë para publikut me tema të ndjeshme si kjo. STOP këtij sharlatani.

Gazeta “Panorama

Të Lidhura

Para

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *