Një çadër lirie për Lulzim Bashën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një çadër lirie për Lulzim Bashën

21:30 | 24/02/2017
në Uncategorized
0

“Ju që i hiqni zërin qytetarëve ta dini se do të jeni pjesë e përmbysjes popullore që po vjen.”

Ky është një prej ultimatumeve që kryetari i opozitës ka lëshuar dje nga çadra e tij dhe i adresohet mediave, të cilat sipas Bashës e kanë braktisur “çadrën e lirisë”. Ultimatumi u prit me ovacione të mëdha. Gazetari Blendi Fevziu, shkoi mbrëmë në çadër në besë të Bashës se emisioni “Opinion” nuk do të kthehej në tubim elektoral. Por, Basha nuk e mbajti dot fjalën, sepse sa herë Fevziu përpiqej të kryente detyrën e tij si gazetar duke  pyetur kreun e opozitës për dobësitë e PD-së, turma e çadrës lëshohej në ovacione për të ndalur moderatorin.

Basha nuk i ka ndalur dot ovacionet e tyre, sepse ata janë militantë të Berishës, duke shkuar më tej me kërcënimet për mediat që nuk janë dakord me atë çadër. Ai e ka zbutur disi qëndrimin, kur Fevziu i tha që nuk i trembej asnjë shantazhi. Basha sqaroi ultimatumin për rrëzimin e mediave, kur tha se i adresohej ish-klientëve të tij, pronarë të mediave të mëdha, të cilat sot e kanë braktisur, pasi i janë bashkuar pushtetit të Edi Ramës. Ashtu ka ndodhur gjithnjë.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Por, në fakt ultimatumi i Bashës i drejtohet atyre gazetarëve që nuk janë në një vathë me çadrën e tij, të cilën e ka pagëzuar “Çadra e lirisë”. Për shumë gazetarë e njerëz të lirë të këtij vendi, ajo është çadra e garancisë për Sali Berishën, Edi Ramën, Ilir Metën e bashkë me gjithë çfarë i rrethojnë e janë fajtorë për Shqipërinë e inkriminuar në këto 26 vjet. Pa asnjë dyshim, ajo çadër është presion për të ndalur vetting-un. Nëse kjo çadër e të tjera përpjekje që vijnë, nuk do ta ndalin vetting-un, koha do të tregojë se ndëshkimi do të mbërrijë tek ata që po e mbajnë peng Shqipërinë, Berisha, Rama, Meta e të ngjashmit e tyre.

Çadra ku është futur Basha nuk është e lirë, ndaj dhe shumë gazetarë e shumë njerëz të lirë të këtij vendi nuk e konsiderojnë të tillë. Në atë çadër as vetë Basha nuk është i lirë, sepse është larg profilit të tij politik. “Çadra e lirisë” e ka shndërruar atë një model miks midis Sali Berishës e Edi Ramës. Asgjë që ai thotë dhe bën në atë çadër, nuk i ngjet profilit të tij.

Pikësëpari Lulzim Basha nuk është profili i politikanit që jep ultimatume e aq më pak medias, e cilitdo krahu qoftë ajo. Në përpjekje për t’u ngjitur lart në staturën e udhëheqësit tradicional të PD-së, Lulzim Basha po humbet nga profili i tij, ato tipare për të cilat është pranuar dhe vlerësuar nga opinioni shqiptar dhe ai ndërkombëtar, si drejtues i PD-së.

Prej katër vitesh, qysh kur u zgjodh në krye të PD-së, Lulzim Basha është munduar së tepërmi t’i afrohet profilit të Sali Berishës, si lider i fortë që jep ultimatume pa marrë parasysh pasojat që i vijnë nga opinion brenda dhe ai ndërkombëtar.

Ai po përpiqet të bëjë rezistencë kundër qëndrimeve të Bashkimit Europian, duke kërkuar kleçka për zyrtarët që Bashkimi Europian ka deleguar për Shqipërinë. Po kërkon t’i afrohet Berishës duke e imituar atë në retorikën politike. Për këtë ai ka marrë vlerësimet e para nga krahu radikal i atyre që qëndrojnë rreth oborrit të PD-së dhe që i japin legjitimitet kujtdo që kërkon të mbjellë karrierë brenda atij gardhi. Brenda asaj çadre, Lulzim Basha po flet për një audiencë të caktuar, e cila nuk del shumë përtej atij rrethimi që mbulon çadra. Në atë territor janë disa njerëz, të cilëve nuk i janë prekur për asnjë çast interesat, pavarësisht qeverisjes shumë të keqe të qeverisë Rama. Shqiptarët janë varfëruar edhe më shumë në katër vitet e qeverisë së Edi Ramës, por elita e PD-së nuk ka pësuar as dëmin më të vogël.

Në Çadrën e lirisë, Basha flet për interes të ish-ministrave, deputetëve, ish-drejtorëve të korruptuar, nësoj si këta të Ramës. Flet për llogari të tyre dhe fëmijëve të tyre, se në atë çadër ata janë bashkë me familjen e tyre për të mbrojtur status quo-në.

Jashtë asaj çadre janë njerëzit e lirë të së djathtës e të së majtës, të keqqeverisur si në kohën e Berishës edhe më keq tani në kohën e Edi Ramës. Ata që do t’i afroheshin Lulzim Bashës, vetëm nëse ai do t’iu qasej ndryshe nga Berisha, si lider me tipare perëndimore, ashtu siç Basha pretendon që është. Ata nuk do të afrohen për ta votuar Partinë Demokratike, për sa kohë Lulzim Basha mbyllet në atë çadër për të folur me ultimatume e për të ngazëllyer audiencën, ku është edhe Shkëlzen Berisha. Nuk ka asgjë të keqe që Shkëlzen Berisha të shfaqet në tubimet e PD-së, por çështja është se ai është akuzuar aq shumë për përfitime nga pushteti, në kohën kur kryeministër ishte i ati, Sali Berisha.

Por, nuk e duan as një Lulzim Bashë që ndjek pikë për pikë lëvizjet e Edi Ramës, kur ishte në opozitë. Çadra, retorika dhe detaje të tjera si ajo, kur thirri një “socialist” që i qenka bashkuar çadrës së tij, janë imitim i rëndomtë i lëvizjeve të Edi Ramës, dikur në opozitë. Lulzim Basha duhet të krijojë çadrën e tij, pasi të ketë fituar lirinë nga ombrella e treshes që e ka sjellë Shqipërinë në këtë situatë, vendin më të varfër e më të korruptuar në Europë.

Ka vetëm një rrugë; Basha të çojë deputetët e tij në Kuvend, vetëm për të votuar vetting-un e më pas le ta vazhdojë bojkotin për zgjedhje të lira. Kështu i rrëzon alibinë të gjithë skeptikëve, por ajo që është me më shumë rëndësi, ndahet nga profilet e errëta të atyre që ka imituar deri tani. E sigurtë është se vetting-u do të mbërrijë deri tek ata shumë shpejt. Nëse Basha e merr këtë vendim, mund të hasë shumë vështirësi, por rruga do të jetë më e sigurtë drejt çadrës së tij të lirisë.

Etiketa: blendi fevziuÇadra e lirisëLulzim BashaOpinionstatus quotubim elektoralultimatume

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
O sot, o kurrë, do duket kush është “burrë”

O sot, o kurrë, do duket kush është "burrë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:20 | 25/12/2025
Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com