Presidenti Nishani u takua sot me kryetarin e grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi në kuadër të konsultimeve me partitë politike për anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese.
Pas takimit me Ruçin, Nishani vazxhdoi takimet me kreune grupit të PD-së Edi Paloka, dhe të tjerë përfaqësues të partive parlamentare. Megjithëse kreu i Shtetit i ka zhvilluar edhe më herët takime të tilla konsultative, mazhoranca nuk i ka miratuar kandidaturat për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese apo të Gjykatës së Lartë, me pretendimin se nuk ka pasur konsultime për emra konkrete, por për procesin në tërësi.