BE nis përzgjedhjen e prokurorëve për arrestimet “VIP” , trajnim me ekspertë belgë, kroatë e gjermanë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BE nis përzgjedhjen e prokurorëve për arrestimet “VIP” , trajnim me ekspertë belgë, kroatë e gjermanë

14:10 | 16/12/2016
në Shqiperi
0

Bashkimi Europian ka nisur përgatitjet për të ngritur Strukturën e Posaçme Antikorrupsion, e cila do luftojë korrupsionin në nivelet më të larta. Menjëherë pasi Komisioni i Venecias dha konfirmimin për ligjin e vetingut, tashmë ka nisur puna. Teksa SHBA nga njëra anë është duke punuar për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, BE ka marrë në dorë Prokurorinë Speciale.

Sipas burimeve, plani i ndërkombëtarëve është që fillimisht të ngrihet Byroja e Hetimit dhe Prokuroria Speciale, të cilat do nisin me hetimet dhe më pas të ngrihet Gjykata e Posaçme, pasi deri në vjeshtën e ardhshme do funksionojë Gjykata e Krimeve të Rënda. Ditët e fundit, BE ka nisur të piketojë prokurorët që mund të kandidojnë për në Prokurorinë Speciale. Ajo do të ketë fillimisht 10 prokurorë dhe synimi është që të futen ata që janë sot te Krimet e Rënda.

Dy ditë më parë, misioni EURALIUS dhe TAIEX (Organizatë e KE që asiston vendet që duan anëtarësim) kanë zhvilluar një sërë trajnimesh të një grupi prokurorësh të zgjedhur, sa i takon luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në takim janë ftuar individë, të cilët synohet që të futen dhe në SPAK shkruan SOT. Mësohet se aty ka pasur prokurorë nga Krimet e Rënda, Prokuroria e Përgjithshme, e Tiranës dhe disa prokurori të tjera.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Interesant është fakti se me të dhënë rekomandimin pozitiv Komisioni i Venecias ka nisur puna për ngritjen e SPAK dhe përgatitjen e prokurorëve që do kryejnë arrestime “VIP”. Trajnimet janë duke u kryer nga prokurorë të ardhur nga Gjermania, Belgjika, Kroacia dhe Rumania. Këto shtete kanë dhënë shembuj të luftës ndaj korrupsionit dhe ata u kanë dhënë eksperiencat e tyre prokurorëve shqiptarë. Teksa tani të gjithë janë në pritje të vetingut, duket se ka nisur numërimi mbrapsht për të korruptuarit. Pavarësisht tentativave për të sabotuar reformën, SHBA dhe BE nuk kanë ndërmend të tërhiqen dhe kjo është dukur qartë dhe në deklaratat publike të bëra ditët e fundit. Sipas ligjit për korrupsionin, në SPAK do ketë një strukturë të posaçme që do merret vetëm me trajnimet.

Çdo gjyqtar apo prokuror do i nënshtrohet trajnimeve të shpeshta. Shqipëria do ndjekë modelin kroat në shumë aspekte, teksa mësohet se ndihma e tyre do jetë kryesisht në dy aspekte: Në përgjime dhe në gjurmimin e parave të pista. Sipas ekspertëve të fushës, në vendin tonë nuk ka shumë pajisje speciale për përgjime, teksa me ngritjen e Byrosë dhe Prokurorisë Speciale pritet që të vijnë pajisje, kjo falë ndihmës së FBI. Për këtë arsye do ketë trajnime të vazhdueshme.

Sa u takon gjetjes së parave të pista, edhe aty do ketë një vëmendje. Mësohet se sapo të nisë zbatimi i reformës do të lidhen marrëveshje me një sërë organizmash ndërkombëtarë dhe falë ndihmës së tyre do të kontrollohen llogaritë dhe pronat e gjyqtarëve e zyrtarëve që i kanë jashtë vendit. Me filimin e vitit 2017 duket se do nisë të fryjë një erë e re në gjyqësor, pasi pritet që të nisin dhe arrestimet VIP. Edhe pse klasa politike po bën ç’është e mundur që të bllokojë zbatimin e reformës, shembulli rumun apo ai kroat janë të pashmangshëm. Edhe atje ka pasur shumë rezistencë, por më pas qindra zyrtarë kanë shkuar pas hekurave për afera nga më të ndryshmet.

/sot.com/

Etiketa: arrestimetBEEuraliusKomisioni i VeneciasprokurorëtSPAKStruktura e Posaçme AntikorrupsionTAIEX

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Prishet ujdia, në Aleppo ndërpriten evakuimet

Prishet ujdia, në Aleppo ndërpriten evakuimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

22:58 | 13/03/2026
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

22:36 | 13/03/2026
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

22:04 | 13/03/2026
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

21:20 | 13/03/2026
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

21:10 | 13/03/2026

Më Të Lexuarat

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –
  • Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –
  • Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –
  • Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –
  • Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com