Ana humane dhe dashuria familjare nëse ekziston mund të tregohet edhe në skena politike.
Nipi i Shpëtim Idrizit, i ardhur nga larg, ka emocionuar të gjithë kur është ngjitur në podium dhe i ka sjellë dajës lulet, ndërsa me zë të pafajshëm fëmijëror u shpreh: “Ne do fitojmë”. “Ky është nipi im që ka ardhur nga larg, ka ardhur t’i sjellë dajës lulet”, tha Idrizi dhe përqafoi nipin.
E gjithë kjo situatë e ngrohtë familjare është pasuar nga një gjest tjetër human.
Kreu i PDIU ja dhuroi lulet një zonje që e falenderoi, ndërsa të gjithë duartrokitën.