Ngjarja në Kuvendin e Maqedonisë dhe roli i drejtuesve shqiptarë në MPB

Duhet të lëçisni

Sekuestrohen 300 kilogramë kokainë e fshehur në një kamion në Portin e Durrësit

Policia e Shtetit ka sekuestruar 300 kilogramë kokainë të fshehur në një kamion në Portin e Durrësit. Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije...

Ndërron jetë 10 minuta pasi bëri dozën e dytë të Pfizer 56-vjeçarja në Greqi

Një 56-vjeçare në Greqi ka vdekur 10 minuta pas marrjes së dozës së dytë të Pfizer. Mediat fqinje raportojnë se gruaja ishte në dhomën...

Dy viktima dhe 19 raste të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer 3.680 teste, ndërsa janë regjistruar 19 raste të...

9 raste të reja në Kosovë, asnjë viktimë nga Covid në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar të infektuar me Covid 9 raste të reja dhe fatmirësisht nuk ka humbur jetën asnjë...

Nga Urim Gjata

Në ngjarjet e fundit në Kuvendin e Maqedonisë, ku u sulmuan në mënyrë të dhunshme deputetët e LSDM dhe ata shqiptarë, u pa qartë se si deputetët e VMRO-DPMNE dhe të punësuarit maqedonas në MPB, duke filluar nga drejtori i BSP, Mitko Çavkov e deri tek policët, të cilët ruanin godinën e Kuvendit, u bënë palë me huliganët. Për më shumë se dy orë Mitko Çavkov nuk “dihej” se ku është, duke vonuar nxjerrjen e forcave speciale dhe marrjen e drejtimin e veprimeve të tyre në terren.

Ngjarjet e ndodhura në Parlamentin e Maqedonisë, ku pati tentim për eliminimin fizik të disa deputetëve të LSDM dhe të deputetëve shqiptarë, në veçanti Ziadin Selën nuk janë të rastësishme. Ngjarja ka qenë e projektuar disa kohë më parë dhe mentorë të saj janë Nikolla Gruevski, Sasho Mijallkov, Gordana Jankullovska dhe disa drejtues të MPB/DBK që nuk i përkasin etnisë shqiptare.

Në këtë situatë kaotike, ku mund të kishte viktima dhe ajo të degradonte në përplasje ndër-etnike në shkallë vendi, drejtuesit shqiptarë të MPB dhe UBK, morën në dorë situatën dhe filluan punën për administrimin profesional të saj. Vlen të përmendet veçanërisht roli i zëvendësdrejtorit të UBK, Arif Asani, i cili bashkë me drejtues e punonjës të tjerë shqiptarë, ka drejtuar punën në UBK dhe MPB për dërgimin e njësive speciale në Kuvend, marrjen në mbrojtje dhe nxjerrjen e deputetëve prej andej.

Është pikërisht Arif Asani që është akuzuar si “tradhtar” për rastin Kumanova nga media të financuara nga eksponentë të botës së krimit e shërbimeve sekrete brenda e jashtë Maqedonisë, i cili mori dhe po drejton me sukses punën e UBK në një periudhë shumë delikate.

“Mëkati” i tij i vetëm që e bëri target të këtyre mediave ishte se punonte në organet e sigurisë dhe ata mendonin se opinioni publik mund të manipulohej më lehtë duke përdorur këtë argument. Fakt është se ai nuk është përmendur në asnjë prej dëshmive të pjesëtarëve të këtij grupi dhe nuk është thirrur dëshmitar në gjyqin ndaj pjesëtarëve të këtij grupi.

Ashtu si Arifi, ka edhe shumë shqiptarë të tjerë nëpër institucionet maqedonase, të cilët po mbajnë peshën kryesore të punës dhe stabilitetit të tyre. Njerëz të tillë që rrezikojnë jetën dhe karrierën profesionale për hir të stabilitetit duhet të vlerësohen.

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Sekuestrohen 300 kilogramë kokainë e fshehur në një kamion në Portin e Durrësit

Policia e Shtetit ka sekuestruar 300 kilogramë kokainë të fshehur në një kamion në Portin e Durrësit. Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije...

Ndërron jetë 10 minuta pasi bëri dozën e dytë të Pfizer 56-vjeçarja në Greqi

Një 56-vjeçare në Greqi ka vdekur 10 minuta pas marrjes së dozës së dytë të Pfizer. Mediat fqinje raportojnë se gruaja ishte në dhomën...

Dy viktima dhe 19 raste të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer 3.680 teste, ndërsa janë regjistruar 19 raste të...

9 raste të reja në Kosovë, asnjë viktimë nga Covid në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar të infektuar me Covid 9 raste të reja dhe fatmirësisht nuk ka humbur jetën asnjë...

Greqia hap kufijtë për shqiptarët, ja rregullat para se të udhëtoni

Prej datës 19 qershor në Greqi do të lejohet të kalojnë të gjitha kategoritë e udhëtarëve nga Shqipëria, si për qëllime familjare ashtu dhe...