Nga një shtatore për shqiptarët që kanë shpirt artisti – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga një shtatore për shqiptarët që kanë shpirt artisti

12:44 | 03/03/2018
në Uncategorized
0

Nga Edison Ypi

-Rënkoj kur flas, qaj kur këndoj, e kam gjoksin zjarr, mëndjen vullkan, kam Shpirt Artisti, më duhet një skulptor.

-Për të gdhenduar në allçi kuaj me krahë, kuçedra që nxjerrin zjarr nga goja, tigra dhe luanë ëndërrash, shqiponja krahëhapura në fluturim që t’i vendososësh te porta dhe mbi muret e shtëpisë, prandaj të duhet skulptori?

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

-Jo jo, e dua skulptorin të më gdhendi mua, jo në allçi, në mermer.

-Shtatore mermeri për surratin tënd ?!

-Ma gjej të lutem skulptorin gjenial që të ma bëjë shtatoren madhështore dhe leri ofendimet. I kam gati paret. Skalitësi më ka mbetur. Dua shtatore. Meritoj shtatore. Pa shtatore ndjehem i mjerë. Me shtatore do jem më energjik, më inteligjent. Dua ta pavdekësoj veten. Jo kot. Jo sepse m’u tek. Jo për interesin t’im. Jo për lavdinë e vetes. Për të mirën e Shqipërisë. Kam Shpirt Artisti.

-Nga një shtatore për shqiptarët që kanë Shpirt Artisti, Shqipëria do shndrrohej e tëra në një pyll me më tepër shtatore se shkurre. Megjithatë mos u mërzit. Do ta gjej për ty një skulptor gjenial, një Mikelanxhelo, ta gdhendi shtatoren tënde më madhështore se “I menduari” i Rodenit ta vendosim ku ishte shtatorja e kurvit.

Pas ca ditësh, një tjetër,
-Trullosem kur dëgjoj bilbilin. Dridhem si purteka kur vjen mbrëmja, më zjen gjoksi kur këndon bilbili, më dridhet kurmi kur vjen mbrëmja, fërgëlloj si gjethja kur fryn puhiza. Por nuk di t’i shpreh vetë zjarret që më djegin kraharorin. Ato zjarre dua të m’i ndezë një tjetër. Për të mirën e njerzimit. Që shpirtin t’im prej artisti të mos e mbulojë balta e mediokritetit dhe pluhuri i harresës. Që shpirti im prej artisti të mos humbasi nëpër katakombat e harresës, por të shërbejë brez-pas-brezi si dëshmi e gjenialitetit të sotëm shqiptaresk përfaqësues i denjë i të cilit unë jam, dua një Shekspir, një Balzak, një Kadare, një Dostojevsk, të shkruajë për mua një roman që të mbetet në shekuj.

-Pa merak. Do ta gjej për ty një Shekspir.

Kaluan ca ditë.

-Të duhet një piktor i madh që të bëjë ty një portret të denjë për tu ekspozuar në muzeumet më të famshëm të botës ? i thashë njërit që po rrinte i menduar në kafene. Çfarë preferon, Leonardo apo Botticelli? Fol!

-Kur lind dielli bëhem me krahë, kur shoh Hënën zhytem në mendime, me këtë Shpirt Artisti kaq të spikatur që kam, besoj se një Botticell më përshtatet më tepër.

-Botticelli do, Botticelli do ta gjej.

Pas këtij që kërkoi Botticelli, tjetri me Shpirt Artisti ishte njëri që zjente përbrenda.

-Vagner, tha, sa të bëjë.

-Patjetër, i thashë, e rregullojmë, do ta kesh brenda javës. Por a s’më thua, ç’e do aq buçitës?

-Simfonia që do më kushtohet mua të mos jetë më pak gjëmimtare se shpirti im prej artisti.

-Pa merak. Vagner për ty, Mikelanxhelo, Shekspir, Botticell, për tre të tjerët, janë hall që zgjidhet. Hall që nuk zgjidhet është kush ju qeveris ju ?!

Etiketa: artEdison YpipiktureShekspirishtatoreskulpture

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
“Gone in 60 seconds”, aventura e një “krimi” kibernetik, që përfundon në komedi

“Gone in 60 seconds”, aventura e një “krimi” kibernetik, që përfundon në komedi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:20 | 25/12/2025
Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com