Nëpër gurët e vetmisë të Tom Kukës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nëpër gurët e vetmisë të Tom Kukës

14:35 | 13/04/2019
në Kryesore
0

Nga Diana Çuli

 “Pranvera sapo ka bërë këmbë në këtë mars të vitit të 13-të të këtij shekulli, që ende nuk ka lëshuar rrënjë. Është mot i mbarë dhe shirat e kanë ngopur mirë tokën. Humusi lëshon avull, ndërsa njerëzia sheh gjithë gaz punëtoret që janë mbushur nga sythat e parë. Burrat kanë nisur të shartojnë pemishtet e duket sikur nëpër qyteza e katunde ka dasmë. Martohen portokajtë me shegët, domatet sizare me ato zemërkau. Gëzon dhe fëmija që lag këmbët, tek bredh nëpër fushat e lara nga bryma…”

Ky është një paragraf nga romani “Gurët e vetmisë” i dytë i shkrimtarit Tom Kuka (alias Enkel Demi), pas romanit “Hide mbi kalldrëm”, që u botua para disa vitesh. Tashmë pseudonimi nuk ka më misterin e zbulimit, por gjithsesi, droja që Enkel Demi pati për të dalë si shkrimtar para publikut, pasi kishte punuar shumë gjatë si gazetar, nuk u justifikua. Ai do të ishte pritur njësoj si u prit, me entuziasëm dhe vlerësim, gjë që do të thotë se kur vepra përmbush synimin e autorit, lexuesi, në mënyrë instinktive – të cilën shpesh nuk e kuptojnë mediokrit e ngritur artificialisht – e pëlqen pa u ndikuar më shumë se ç’duhet nga emri i njohur apo i panjohur i autorit. Sa vepra letrare, gjatë këtyre viteve kanë marrë çmime prestigjioze dhe janë harruar? Nuk janë shitur? Sa vepra të tjera, përkundrazi, pa shkrime e pompë nëpër gazeta kanë mbijetuar, kanë kaluar dorë më dorë dhe kanë patur jetën e tyre të gjatë. Ky është dhe rasti i romaneve të Tom Kukës/Enkel Demit.

Read more

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Që me librin e parë “Hide mbi kalldrëm” më tërhoqi vëmendjen ky autor i panjohur, Tom Kuka, të cilin shtëpia botuese PEGI ma dërgoi ta lexoja pa ma treguar identitetin e tij të vërtetë. Më mbërtheu menjëherë stili i gjallë, origjinal,  subjekti thriller, interesant, i parrahur në ëtë mënyrë në letërsinë tonë, Tirana e viteve ’30-të të shekullit të kaluar, e përshkruar me njohje të thellë, plot ngjyra, karaktere të spikatur, krejt të ndryshëm nga njeri tjetri e përsëri  të ngjashëm nga vula e kohës në të cilën jetonin. Një Tiranë që e sheh si film, me rrugicat, kafenetë, banorët e saj të jashtëzakonshëm, ku takon intelektualin e lartë, hetuesin që ka studiuar në Europë, gruan pa shkollë, por të zgjuar, gruan e pazgjuar, qytetarin injorant, fshatarin dinak, djaloshin e fatkeq, librarinë e famshme, të gjithë atmosferën e një kryeqyteti që vlon në ditë të mira e të këqija dhe që përpiqet të kapërcejë kufirin e caktuar duke u zgjeruar dhe ndryshuar dita ditës.

Me “Gurët e vetmisë” – ndoshta nuk është thjesht rastësi që të dy titujt lidhen me gurë e me rrugë – duket sikur personazhet e Enkel Demit duan gjithsesi të kenë një tokë të fortë ku të shkelin. Ndoshta kjo metaforë ka më shumë kuptim në librin e dytë. Ndërsa në të parin përfytyrojmë hijet e dyshimeve që bien mbi kalldrëmet e rrugicave tiranase, tek i dyti gurët e rrugës, gurët e maleve e të brigjeve të lumenjve shoqërojnë vetminë e një popullate që për fatet e padrejta historike iu desh të merrte arratinë nga tokat e të parëve.

Besoj se për autorin nuk ka qenë e lehtë ndërmarrja e këtij romani të dytë, ku në qendër është fati i popullsisë çame që nga viti 1913 e në vazhdim, deri në Luftën e Dytë Botërore. Romani është krejt i ndryshëm nga i pari. Këtu fryma epike përshkon fund e krye rrëfimin, duke u hedhur si tis i rëndë në çdo shpalosje tablosh kohore, që përfshijnë disa breza. A mund të quhet “Gurët e vetmisë” një roman historik ? Por, para se t’i japim përgjigje kësaj pyetjeje, duhet të ngrejmë një pyetje tjetër: po çfarë është romani historik ? Mund të jetë e lehtë të përgjigjemi e të themi se i tillë mund të konsiderohet një roman që ka në qendër personazhe dhe ngjarje të një kohe të shkuar, të paktën të një kohe kur shkrimtari ende nuk kishte lindur. Por a është i saktë ky përcaktim? Sa për të dhënë një shembull, beteja e Vaterlosë e përshkruar nga Stendali tek “Manastiri i Parmës”, apo nga Hygoi tek “Të Mjerët” a i bën këta libra të zhanrit historik, apo ata nuk luajnë aspak një rol të rëndësishëm në subjektin e romanit? Por, për të dy këty romane të shquar nuk na shkon mendja të themi se janë romane historikë. Vështirësia e këtij përcaktimi ndjehet menjëherë. Aq më tepër që tek romani i Enkel Demit nuk kemi përcaktime të qarta historike të ngjarjeve, por nënkuptime të tyre. Lexuesi e percepton historinë që rjedh si shtrat i ngjarjeve dhe lëvizjeve të personazheve, por ajo nuk shuqhet përmes emrave të përveçëm apo ngjarjeve të shënuara në kalendare. Lexuesi e merr me mend se “kjo” duhet të ketë ndodhur në 1913-ën, se kjo masakra tjetër mund të jetë e 1923-shit, se ky grup ushtarakësh i përket bandave sulmuese të kundërshtarit.. Madje, duke ecur në këtë shteg përsiatjeje, mund të themi se romani i Demit, për shkak edhe të kthimeve pas në kohë, të marrëdhënieve të personazheve me njeri tjetrin mund të quhet fare mirë edhe një roman psikologjik. Po edhe si një hetim racional i iracionales që ndodhi ndaj popullsisë çame. Sa e kuptuan krerët e fshatrave, të fiseve, të qytezave renë e zezë që po u kanosej? Sa u përgatitën, sa u organizuan, çfarë aleancash ngritën?

Demi nuk ecën drejtpërdrejt në këto shtigje. Ai e kërkon përgjigjen në traditat, në mënyrën e jetesës e në zakonet – të gjitha që i njeh shumë mirë e në thellësi – njohje kjo e trashëguar, e përvetësuar, e përftuar dhe e filtruar më pas në letërsi. E shpreh përmes personazheve të jashtëzakonshëm që ndeshim në faqet e librit, të burrave e grave, vajzave e djemve, fati i të cilëve pothuajse asnjëherë nuk është më në dorën e tyre për shkak të rjedhave të papritura që merr historia.

Dhe përsëri këtu na duket se rikthehemi në terrenin e romanit historik, i cili lind përmes imagjinatës, duke iu referuar një të shkuare të njohur, që e vë në shërbim të reflektimit mbi fatin njerëzor. Romani i Enkel Demit është një kërkim, një ndjekje e fatit njerëzor, përmes frymës epike dhe vullnetit të autorit për të kuptuar pasojën e ngjarjeve, shpesh të precipituara nga shpejtësia e evolucioneve që u imponohen. Autori nuk e ka zgjedhur rastësisht këtë periudhë historike për të studiuar karakteret e kohës, për t’u zhytur në atmosferën e kohës, për t’i vënë në tesion personazhet e tij përballë pikëpyetjeve ekzistenciale dhe provave fizike e morale. Autori përshkon sëbashku me lexuesin momentet tragjike të së shkuarës, për të  zbuluar tiparet më thelbësore të individit, në rrethana të caktuara.

Padyshim, periudhat historike tragjike i japin dorë shkrimtarit për të dhënë momente të forta, për të përthithur vëmendjen e lexuesit e për t’i mbajtur atij frymën, ai shkon dhe prek kufinj që jeta e përditshme në paqe nuk t’i mundëson. Enkel Demi ka shfrytëzuar të dyja këto mundësi: ai i jep historisë një vend në sfond, ndërkohë që personazhet e tij herë pas here, përpiqen të jetojnë jetën normale, e cila zgjat fare pak, sepse një tjetër furtunë u bie mbi krye. Të tjera fusha me të vrarë dhe gra që kërkojnë burrat mes kufomave, të tjera karvane të nisur pas një periudhe që dukej e qetë, kur mund të rriten fëmijët, të bëhen martesa, të ndërtohet jeta familjare. Stili i përshtatur nga Demi, mjaft i ndryshëm në këtë roman të dytë në krahasim me të parin – padyshim për shkak të epicitetit të domosdoshëm, reflekton temperamentin e secilit personazh, por edhe frymën e kohës. Nanë Zisja, Hëna, Avduli, Abedini, Serveti, Fuati, Feriku, Muharremi, Mulla Aliu apo Gjeneral Kranjai si edhe shumë të tjerë që mbushin galerinë e habitshme të personazheve të këtij romani, kanë secili jo vetëm karakterin e tyre origjinal, por edhe  gjuhën e tyre, të folmen e tyre që për+on njëkohësisht mendësinë sunduese të kohës dhe të shtresave shoqërore që ata u përkisnin. Përveç historisë, njohja e thellë e gjuhës së kësaj krahine nga ana e autorit, e traditave, e karaktereve, e tipareve përgjithësuese të dy tre brezave, e bën romanin mjaft të pasur në frazeologji e fjalor, risjell në vëmendje forma të harruara, por gjithnjë të mrekullueshme të shqipes, proverba, thënie të mbushura me mençuri popullore e pasuri folklorike të një treve që iu shkëput trungut, por që e ruajti në mënyrë virtuale pasurinë e saj shpirtërore.

Romani “Gurët e vetmisë” është një tjetër “gur” që Enkel Demi vendos në rrugën e tij në letërsinë shqipe. Një gur që zë vend e nuk lëviz lehtë.

/liberale.al/

Etiketa: “Gurët e Vetmisë”Diana ÇuliEnkel Demihide mbi kalldremTom Kuka

Të Lidhura

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Skandal në arsim/ Gjysma e mësuesve nuk kalojnë Provimin e Shtetit

Skandal në arsim/ Gjysma e mësuesve nuk kalojnë Provimin e Shtetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com