Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka komentuar procesin e integrimit të vendit në BE. Në një intervistë për “Top Show”, Gjosha thotë se Shqipëria e ka humbur trenin për tu bërë pjesë e BE në vitin 2025.
“Risia në këtë dokument të BE është vendosja e një afati konkret, siç është viti 2025. Sigurisht që do të kërkohen kushte për t’u plotësuar. Për fat të keq duhet të themi së Shqipëria e ka humbur trenin e vitit 2025. Deklarata e BE përsa i përket Shqipërisë ishte me gjuhë evazive dhe ngre pikëpyetje, pasi Shqipëria ende nuk ka plotësuar kushtin kryesor siç është reforma në drejtësi dhe vetingu”, tha ish-ministrja.