Ne ushqejmë njëri-tjetrin me banane, qeveria Rama i gëzohet tritolit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ne ushqejmë njëri-tjetrin me banane, qeveria Rama i gëzohet tritolit

15:00 | 13/01/2018
në Uncategorized
0

Nga Ilir Levonja

Gjatë vitit 2013, temë e ditës në Shqipëri ka qënë tritoli. Një fushatë qeveritare përmes një institucioni të quajtuar INUK, ose Inspektoriati i Ndërtimit Urbanistik Kombëtar. Një Institucion që po të pyesje dike, të ta përshkruante, me siguri do të vizatonte një figurinë midis elefantit dhe Warysnikit, në fund të fundit të dy gjymtyrë kryesore feçkën kanë.

Pra 2013-ta nuk ishte asgjë tjetër por tritol dhe feçka e INUK-ut. Një ekstazë sociale, sidomos e të majtëve të bashkuar, pas marrëveshjes së madhe në Shkoder, midis Ramës dhe Ilir Metës. Kaq të dehur nga era e tritolit, sa edhe sot e kësaj dite besojnë se pasurinë kombëtare e kanë zhvatur vetëm demokratët. Shefat e tyre janë të kulluar, madje i quajnë si gjë normale edhe këto format e kanabizimit të vendit, ku tek-tuk falë prokurorisë italiane dhe asaj greke bie në rrjetë ndonjë çun blloku apo ish-minister që ka protestuar fort, madje është ndeshur me uniformat si luan i vërtetë.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Apo tenderime të tjera të mëdha me preteksin se po ndreqin firot e qeverisë parardhëse, në sheshet publike sot me një statut special të rilindjes kineze. Si gjithmonë ne entuziastët merremi me të drejtat e shefave, një turmë që mërmërit ca, ia bëri mire qenit, ca të tjerë, na të gëzojë tani… Në fakt është e gjitha kështu, një histoi gati vulgare e jona fillo të qeverisësh duke prishur. Pra me prish, ndërto, prish, ndërto…, një motor që përtyp vetveten.

Mjafton t’u kujtojmë mbikalimin tek “Zogu i Zi”, apo sheshin e legenave në Tiranë. Pa harruar ritin kancer që tender e asfalto sot dhe nesër çaje rrugën fillim e fund vetëm për të shtruar një kabëll. Të gjitha i kemi bërë me qejf, të eksituar pa e kuptuar asnjëherë se, si Berisha, si Basha, si Meta, si Rama. Dhe shpura e tyre në tërësi, nuk humbasin asgjë. Përkundrazi mbarsen, hapin fronte pune për arkat e tyre. Ne jemi vetëm ca gagarelë që bëjmë tifozëllëk majmunësh. Mbajmë në dorë nga një banane, ushqejmë njëri-tjetrin dhe gajasemi, kurse ata kanë plantacionet. Kanë edhe stallat mbushur plot me kokat tona.

E njëjta gjë po ndodh edhe tani këtë 13 milionë-shin e eurove dëmshpërblim nga Gjykata e Strasburgut, për vjehrrin e Lulzim Bashës. Ca ta shpifin kur shkruajnë dhe pyesin naivisht se ku i gjeti vjehrri i Bashës aq para e tokën që të ndërtonte tek Uji i ftohtë. Ndonjëri, ndofta shikon nga vjehrri i tij dhe habitet pse nuk ka edhe ai ndonjë truall diku, bash ku deti flladit gurët, e hapet tutje, një fushë plot të ardhura. I hakërrohen prokurorisë… ca të tjerë, fërkojnë duart se dështoi Rama.

Me këto politikat ”e forta” të rilindjes shqiptare. Pika që nuk na bie…, kemi dështuar ne. Janë paratë tona. Dhe po të llogarisësh se sa prishje, ndërtime, e prishje janë bërë përgjatë këtyre viteve, jemi taposur me banana para e mbrapa, lart dhe poshtë. Janë para publike që fare mire mund t’i kishin shkuar investimeve publike. Vetëm në raste të veçanta dhe marrëveshje të mëdha prishen objekte të përmasave të tilla. Qofshin edhe kur janë produkt i tregëtisë së zezë. E kam thënë edhe atëhere me një artikull të vogël, Tritol.

Pronat e dyshimta mund të shtetëzohen, aq më më tepër që një vend si i yni ka sot kaq shumë nevojë për spitale, shkolla, a shtëpi të moshës së tretë. Dhe nëse tjetri do e fitonte rikthimin me gjyq, siç ndodhi me rastin e vjehrrit të Bashës, i kthehej godina, dhe aq. Kurse sot përfundimi i ftohtë, është, dëmshpërblim i pronarit, plus ato që morën ata banorë që jetonin aty, një thellim i vrimës së zezë, asaj ku firojnë paratë publike, taksat e shqiptarëve. Pse? Për shkak të ekstazës dhe revolucionit të rilindjes. Një çmenduri të cilën e kurorëzojmë edhe me fronin e qeverisjes. Që sot ka emrin Edi Rama.
Ne, ushqejmë njëri-tjetrin me banane, ata me qeverisje, tenderime, para të thata. Kaq e gjitha!

Etiketa: bananeedi ramaIlir Levonjatritol

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Rekord historik, dëbora arrin deri në 7 metra në Francë

Rekord historik, dëbora arrin deri në 7 metra në Francë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

tërhiqet nisma për Komisionin e Reformës Territoriale –

tërhiqet nisma për Komisionin e Reformës Territoriale –

21:17 | 03/02/2026
“Do të vrasim më të mirin e fisit”/ Hakmarrja mes dy familjeve në Mamurras, zbardhet dëshmia e kunatit të Imer Hajdarit –

“Do të vrasim më të mirin e fisit”/ Hakmarrja mes dy familjeve në Mamurras, zbardhet dëshmia e kunatit të Imer Hajdarit –

20:57 | 03/02/2026
Benzema del me deklaratë pas përpjekjeve të Ronaldos për ta bllokuar transferimin e tij te Al-Hilali –

Benzema del me deklaratë pas përpjekjeve të Ronaldos për ta bllokuar transferimin e tij te Al-Hilali –

19:45 | 03/02/2026
SHBA-ja rrëzon një dron iranian që po i afrohej një aeroplanmbajtëseje amerikane –

SHBA-ja rrëzon një dron iranian që po i afrohej një aeroplanmbajtëseje amerikane –

19:35 | 03/02/2026
Spiropali hyn në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga Asistenti Special i Trump, biseojnë për Bordin e Paqes –

Spiropali hyn në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga Asistenti Special i Trump, biseojnë për Bordin e Paqes –

19:31 | 03/02/2026

Më Të Lexuarat

  • tërhiqet nisma për Komisionin e Reformës Territoriale –
  • “Do të vrasim më të mirin e fisit”/ Hakmarrja mes dy familjeve në Mamurras, zbardhet dëshmia e kunatit të Imer Hajdarit –
  • Benzema del me deklaratë pas përpjekjeve të Ronaldos për ta bllokuar transferimin e tij te Al-Hilali –
  • SHBA-ja rrëzon një dron iranian që po i afrohej një aeroplanmbajtëseje amerikane –
  • Spiropali hyn në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga Asistenti Special i Trump, biseojnë për Bordin e Paqes –
  • Salianji ‘këshillon’ Berishën për ‘Territorialen’: O zotërinj, shkoni në Komision me propozime konkrete

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • tërhiqet nisma për Komisionin e Reformës Territoriale –
  • “Do të vrasim më të mirin e fisit”/ Hakmarrja mes dy familjeve në Mamurras, zbardhet dëshmia e kunatit të Imer Hajdarit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com