Në Tiranë s’ta do njeri biçikletën, o ta vjedhin, o ta shajnë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në Tiranë s’ta do njeri biçikletën, o ta vjedhin, o ta shajnë

21:41 | 26/07/2017
në Uncategorized
0

Nga Alma Nikolli

“Moj idiote femër!”, më thirri një grua nga xhami i makinës së saj. Nuk kam qejf të më shajnë, sidomos gratë, aq më pak të panjohurat. Jo se mund të ma prishin ditën apo të më marrin një togfjalësh të barazvlefshëm në këmbim, por se nuk do di për kë të më vijë keq.

Më vjen keq që ajo grua do ketë rastin të edukojë një fëmijë, 2, 3 apo 4. Kushedi mund të jetë mësuese, ndonjë nga ato të videove që çmëson të vegjlit me shpulla. Mund të jetë police, që vendos rend, madje edhe nga ato bukuroshet që dalin nëpër gazeta si model sukseksi.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Mund të jetë çfarëdo, veçse jo modeli i gruas që bashkë me mua mund të ndikojë sadopak që Shqipëria të jetë ajo “Zonja e randë”, që kërkonte dhe Pashko Vasa dikur.

Veçse po na ngrohte i njëjti diell korriku, të vetmen të përbashkët me të kisha asfaltin që po shkelnim. Paralel, ajo me makinë, unë me biçikletë. Mes trotuarit e rrugës, imagjinoja gjatë gjithë kohës një hapësirë për “mjetin tim”, që të mos pengoja as këmbësorë e as drejtues mjetesh, por sharësja s’donte të shikonte biçikletë me sy dhe e kishte me merak të ma thoshte, në mënyrën e saj.

Vetëm e dëgjova, se fill pas “dialogut” para se të merrja një drejtim, duhet të shikoja kryqëzimin që ajo e mërzitur nga ekzistenca ime s’e pa, vijova dyfish më e vetëdijshme se në rrugët e qytetit tim ata që ecin mbi biçikletë janë liliputë.

Kurse sot, doja të “parkoja” te oborri i ambulancës. “Jo, nuk lejohet”, tha roja. Së paku me një buzëqeshje disi keqardhëse. Dëgjova më vonë se as karrocat e fëmijëve s’i lejojnë më në atë minioborr, s’e di, ashtu mos qoftë!

Të paktën roja miratoi vendimin tim ta lidhja në një shtyllë mes trotuarit. Sidoqoftë nuk pengoja kalimin e askujt. Shtylla ndante dy hapësira trotuari të pamjaftueshme për të kaluar dy njerëz, një s’mundej që nuk mundej pa kaluar përmes përbindëshit metalik dhe ja ku i doli fati biçikletës sime të përkohshme.

Të përkohshme, meqë nuk ma kanë vjedhur akoma, e mbi të gjitha për faktin se ende nuk e kam guximin t’i lë prindërit në merak sa herë dal në rrugët e një vendi që i përket makinave.

Etiketa: Alma NikolliambulancëbiçikletëgrualiliputërrugeshofereTiranetrotuar

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Letra e serbit drejtuar shqiptarit në një këndvështrim të ri për historinë serbo-shqiptare

Letra e serbit drejtuar shqiptarit në një këndvështrim të ri për historinë serbo-shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë –

TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë –

13:03 | 24/02/2026
SPAK kërkon autorizim nga Kuvendi për arrestimin e Ballukut, Rama pritet të mbledhë Grupin Parlamentar –

SPAK kërkon autorizim nga Kuvendi për arrestimin e Ballukut, Rama pritet të mbledhë Grupin Parlamentar –

12:55 | 24/02/2026
Nga skena e muzikës drejt Gjykatës së Posaçme, GJKKO thërret reperin e njohur Noizy –

Nga skena e muzikës drejt Gjykatës së Posaçme, GJKKO thërret reperin e njohur Noizy –

12:23 | 24/02/2026
12 pacientë me dializë bllokohen në rrugën Hotolisht–Dragostunjë, shembja e aksit u rrezikon jetën –

12 pacientë me dializë bllokohen në rrugën Hotolisht–Dragostunjë, shembja e aksit u rrezikon jetën –

12:17 | 24/02/2026
Prej tre ditësh kemi mbetur pa bukë dhe ujë –

Prej tre ditësh kemi mbetur pa bukë dhe ujë –

12:07 | 24/02/2026

Më Të Lexuarat

  • TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë –
  • SPAK kërkon autorizim nga Kuvendi për arrestimin e Ballukut, Rama pritet të mbledhë Grupin Parlamentar –
  • Nga skena e muzikës drejt Gjykatës së Posaçme, GJKKO thërret reperin e njohur Noizy –
  • 12 pacientë me dializë bllokohen në rrugën Hotolisht–Dragostunjë, shembja e aksit u rrezikon jetën –
  • Prej tre ditësh kemi mbetur pa bukë dhe ujë –
  • Prej tre ditësh kemi mbetur pa bukë dhe ujë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë –
  • SPAK kërkon autorizim nga Kuvendi për arrestimin e Ballukut, Rama pritet të mbledhë Grupin Parlamentar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com