Në një intervistë për mediat, analisti Lutfi Dervishi tha se sfida e Partisë Demokratike pas protestës së 7 korrikut, mbetet beteja parlamentare. Sipas tij, edhe shpallja armik e Edi Ramës nga Sali Berisha është e kalkuluar politikisht. Dervishi tha se në shtator fokusi i PD-së do të jetë hapja e garave për primaret dhe beteja politike do të jetë në ekran dhe sheshe.
“Sfida e PD është beteja në parlament, shpallja e Ramës armik, kishte 3 qëllime dhe e ka në funksion të betejës parlamentare. Ushtron presion mbi deputetët Alibeaj, Basha, Bardhi, që nuk mund të kemi bashkëpunim me armikun, është e kalkuluar, është politike, presioni në mungesë të kohës në kuvend se kohën e menaxhon Alibeaj. Ramës nuk i besojmë menaxhimin e zgjedhjeve dhe vetë shumica socialiste nuk komunikon me Berishën se i kujton non grata-n. Pengesa kryesore nuk është në rrugë, por në parlament, shumica ka interes të jetë në këto hulli. Kjo do të bëjë që fokusi i PD të jetë hapja e garave për primaret dhe beteja politike do të jetë në ekran e dhe sheshe” – tha gazetari.
Sipas Dervishit çdo votë që nuk kanalizohet në një fron të vetëm është e çuar dëm dhe në favor të shumicës.
“Çdo votë që nuk kanalizohet në një fron të vetëm është e çuar dëm dhe në favor të shumicës. Rrezikojmë të përsërisim 6 marsin dhe PD të bëjë garë për vendin e dytë dhe jo të parë” – shtoi ai.