Në Sheshin “Skënderbej” flasin më mirë gurët se njerëzit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në Sheshin “Skënderbej” flasin më mirë gurët se njerëzit

07:20 | 13/06/2017
në Opinion
0
27.al, logo për editoriale

27.al, logo për editoriale

Sheshi “Skënderbej” do të përurohet me një ceremoni festive të shtunën pasdite. Ka një polemikë të lodhshme për pemët e sheshit që nuk kanë qenë kurrë në shesh. Përherë Sheshi “Skënderbej” ka qenë i zbrazur nga bimësia. Në qendër të tij qysh kur ishim fëmijë mbajmë mend një shatërvan të vogël, por shumë të bukur. Më pas, me rrënimin kriminal që ju bë bashkisë së dikurshme, ndërroi faqe dhe i gjithë sheshi. Në vend të ndërtesës që plotësonte kompleksin e godinave të ngritura gjatë pushtimit italian mbiu Muzeu Historik Kombëtar, shprehje tipike e varfërisë intelektuale. Bashkë me të lindi një tjetër shatërvan me forma gjeometrike që hidhte ujë në hava, por ishte simbol i shëmtisë.

Tashmë, Sheshi “Skënderbej” ka zhdukur këtë çiban që ishte vendosur në qendër të tij, është i mysët dhe ka burime uji në çdo një metër, të cilat do i mbajnë pllakat e gurit të lagura, duke u dhënë mjaft hijeshi.

Ky shesh u konceptua si një simbol i bashkimit kombëtar. Për herë të parë një politikan që ka pushtet në dorë, realizoi një vepër në funksion të bashkimit kombëtar.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Kësaj duhet t’i mëshojmë dhe këtë duhet të lëvdojmë pa patur drojë se kjo gjë u bë prej Erion Veliajt ose Lali Erit si i thonë tani të tërë.

Kjo vepër (nuk e di sa metra katrorë) në funksion të bashkimit do të jetë e prekshme çdo ditë, çdo orë nga qytetarët jo vetëm të Tiranës, por shqiptarisë. Kemi thënë kaq herë se Tirana është kryeqyteti i Kombit, por pa një shenjë që ishte e tillë. Tash, mund ta themi me plot gojën që është me tërë mend kryeqyteti kombëtar, pasi në Sheshin “Skënderbej” kemi pllakat e gurit të Preshëvës, Ulqinit, Prishtinës, Malësisë së Madhe, Korçës, Gjirokastrës, Filatit, Tetovës, Shkupit e kështu me radhë. Janë bashkë, jo thjesht për bukuri estetike, por për të dhënë përherë dhe çdo herë një vokacion që shqiptarët e kanë kudo që jetojnë; bashkimin kombëtar.

E vetmja që e kuptoi simbolikën kësaj vepre ishte ambasadorja greke në Tiranë që ngriti zërin duke na dhënë të kuptojmë akoma më mirë se kemi ca fqinj krejt të lojtur nga fiqiri. Nuk ka shqiptar që proteston për emrat e qyteteve shqiptare që gjenden në murin e Parlamentit grek në mes të Athinës dhe që simbolizojnë plazmimin e Megalo Idhesë, por për fat të keq nuk ka shumë shqiptarë që t’i tregojnë vendin një diplomateje që qahet për gurët e Çamërisë në Sheshin “Skënderbej”. Merr guximin dhe proteston për dy copa gurë në mes të Shqipërisë. Ku e çon mushka këtë?

Ngriti zërin Vjollca Braho, Shpëtim Idrizi dhe Mesila Doda, por duhet të kishte folur edhe Lulzim Basha që kërkon të bëjë Vangjel Dulen deputet me votat e çamëve të Vlorës. Duhet të fliste edhe Ilir Meta si President i zgjedhur, kandidatët e shpallur për kryeministra dhe kështu me radhë. Por, sa herë që bëhet fjalë për bashkimin kombëtar heshtim dhe fshehim kokën si struci.

Ndaj, kjo vepër monumentale duhet lëvduar, çmuar, shpallur, ani se e duam apo e urrejmë Lali Erin. Është i vetmi që nuk pati frikë nga rrasat e gurëve, të cilat për herë të parë flasin më shumë se gojët e liga të fqinjëve, idiotëve të dobishëm dhe snobëve bjerraditës.

Etiketa: çibangojët e ligaLali EriMesila DodaNë Sheshin “Skënderbej” flasin më mirë gurët se njërëzitrrasat e gurëveSheshi SkënderbejShpetim IdriziVjollca Braho

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
E bukura dhe bisha…

E bukura dhe bisha...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com