Në s’di të hekurosësh, ç’e do gruan!? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në s’di të hekurosësh, ç’e do gruan!?

19:20 | 10/09/2017
në Uncategorized
0

Nga Armand Bajrami

E keni parasysh atë vragën e kafejtë që le hekuri i rrobave kur prek në mish? Unë po. Pati ndodhur ndonjëherë. Isha vëllai i vetëm i dy motrave më të mëdha. Ai “i pikuari”, që zakonisht mbahet me ledha. Prindërit e mi s’menduan kurrë kështu. Duhet të hekurosja vetë rrobat e mia (ndonjë këmishë të rrallë që kisha). Mall që kisha tre femra në shtëpi.

Përballesha me një refren, atëkohë tërësisht alogjik për mua: “Mëso, se do të duhet, kur të jesh student”. Mundësia që një 12-13 apo 15-vjeçar të projektojë nevojat e tij si student është e barabartë me mundësinë që ka Shqipëria për të fituar botërorin, po nejse. Hekuri ishte një. Më qe bërë ferr edhe një lecke pluhurash.
***
Ca vite të mira pas 2005-ës ndava hapësirën e banimit me djem. Zoti deshi të ishin të mirë dhe nga familje të mbara. Na bashkonte statusi i studentit, ndonjë gotë alkool i lirë, moskokëçarja në përgjithësi dhe një lloj shkatarraqësie elegante në orvatjet e pasmesnatës rrugëve të Tiranës. Shfaqnim aftësi të ndryshme, përveç dëgjimit pa hesap të “heavy metal”-it.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Një prej tyre gatuante (sot është bërë një “master chef” i vërtetë). Unë dija atë procesin misterioz dhe tepër intrigues të hekurosjes. Jo se ata nuk dinin (këmisha kishin më pak se unë, ne fakt), por ishin larg asaj vizës sime mbreselënëse të mëngës deri mbi shpatull. (Nuk po tregoj këtu, që kur çoja rrobat në lavanderi i laja të gjitha ngjyrat bashkë )
***
Sot jetoj me një femër. Këmishat i gjej të hekurosura. Është qejf i madh, s’e fsheh dot. Kur dal pas saj nga shtëpia dhe rroba e dëshiruar është në tel e kap vetë hekurin. Kam humbur ca aftësi, po thelbi mbetet. Bëj dhe ndonjë punë shtëpie, kur mundem, kur nuk përtoj, apo kur mendoj se duhet të ndihmoj. Falenderohem shpesh. Kritikohem po aq (jam në përpjekje të dëshpëruar për të mësuar si hapet perdja e sallonit në mënyrë simetrike).
***
I jam pafund falenderues prindërve të mi, që më mësuan, se te kapësh ndonjë gjë në shtëpi nuk është turp. Madje, turpin e ha me bukë kur bashkëndareësja e hapësirës familjare më thotë gjëra të tipit: “Mirë që i bleve frutat, po aty mbi kolltuk do i lësh?! Të porosita të blesh domate, jo patate!”. Fundja edhe babi im ha kritika të tipit “Na fëlliqe more burrë, lëre gjilpërën”, kur ime më e kap në flagrancë duke qepur një kopsë.
***
Problemin e dhunës në familje, sidomos atë ndaj grave, nuk e kam parë ndonjëherë si pasojë e një idioti që shfryn nerv. Jo.
Dua ta shoh si një problem që ka kapluar shumë familje, sa nga varfëria, sa nga injoranca dhe sa nga traditat idiote të dominimit të njerit prej partnerëve. Burrat dhunues (i përfytyroj të gjithë koqetredhur dhe impotentë) nuk lindën aq. Lindën foshnja. Me tej u rriten e brumësuan. Ca nuk u burrëruan kurrë. Thjesht shtuan numrin e qirinjve në tortë.

Për mua, thelbi i përmirësimit të fenomenit është familja. Forcimi i saj, si institucioni më i rendësishem jetësor. Një person, mashkull a femër qoftë, i mekuar me dashuri familjare dhe respekt për njerëzit e dashur, ka pak gjasa të mendojë pëerdorimin e dhunës e jo më të ngrejë dorë. Shembulli i parë është aty. Nuk ka model më të fortë se ai i marrë në pavetëdije, brenda shtëpisë. Varfëria përmendet rëndom si shkak, por unë njoh të varfër që u ndrisin sytë nga dashuria e mirësia.

Sa për ata të tredhurit, kur s’di të hekurosesh, kur s’di të skuqësh një vezë, kur s’di të psonisësh, kur s’di të ndërrosh pelenat e birit tënd, kur s’di të pastrosh e të lyesh këpucët e tua nuk ka ç’të duhet gruaja.

Të duhet një shërbëtore, o zotëri. Shërbëtori konsiderohet fare lehtë si pronë.

Kur s’di asgjë, kur s’tenton të mësosh asgjë, apo më keq, kur ke bindur veten që nuk ka ç’të duhet të mesosh, veç shërbetorja të bën punë. Kjo është e sigurtë. Gruas i ka caktuar natyra misione të tjera në jetë, më madhore se kaq. Sakrificën e të qenit nënë, dhuruese e jetë, bekim i gjithkujt…

P.S. Miqtë e mi që përmenda më lart, janë bërë sot familjarë të shkëlqyer. Unë ndërkohë lus Zotin që të jem aq i mirë me time shoqe, sa ç’kam parë dhe shoh tim atë të sillet me time më.

Etiketa: armand bajramigruahekuros

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Rama s’ikën nga pushteti sa kohë në krye të opozitës do jetë çuni i tij i mirë

Rama s'ikën nga pushteti sa kohë në krye të opozitës do jetë çuni i tij i mirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

23:04 | 11/01/2026
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

22:38 | 11/01/2026
ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

22:08 | 11/01/2026
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –

21:54 | 11/01/2026
Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

21:48 | 11/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –
  • ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –
  • S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –
  • Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –
  • Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com