Në emër të  lirisë… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në emër të  lirisë…

23:34 | 16/01/2017
në Uncategorized
0
Media, gjate nje simpoziumi kunder korrupsionit, organizuar nga ambasada e SHBA ne Tirane./r/n/r/nMedia, during a symposium against corruption, organized by the US Embassy in Tirana.

Media, gjate nje simpoziumi kunder korrupsionit, organizuar nga ambasada e SHBA ne Tirane./r/n/r/nMedia, during a symposium against corruption, organized by the US Embassy in Tirana.

Nga Kozeta Kurti

Prej më shumë se 26 vjetësh, dëgjojmë çdo ditë të flitet në emër të lirisë e të drejtave tona themelore, të drejtën për pronën dhe ende prona nuk ka shkuar tek i zoti, e drejta për t’u mbrojtur me ligj dhe ligji ende favorizon të fortin e të pushtetshmin, të drejtën për të jetuar, ku të duam dhe ende na ndajnë në qytetarë, fshatarë e malokë, të drejtën për të qenë të barabartë, pavarësisht se mund të jemi pakicë e na ndajnë në “dora jonë” dhe “dora e tyre”, e drejta e garantuar për të marrë informacion në përputhje me ligjin për organet shtetërore dhe personat që ushtrojnë funksione shtetërore, por që na përcjellin me arrogancë që tek recepsioni….dhjetëra të drejta të mohuara, përfshirë atë që profesionalisht na dhemb: garantimi i lirisë së shprehjes, e shtypit, e radios dhe e televizionit. Liria e fjalës si liri e shprehjes, si mendim i thënë lirshëm dhe i bërë publik, është ndër vlerat themelore që e dallon qartë shoqërinë demokratike.

Ku po kufizohet dhe ku po abuzohet në emër të lirisë së fjalës?

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Në emër të së mirës publike, a do ishte e gatshme media të publikonte skandale të provokuara nga bizneset që reklamojnë në këto media? A do ishte e gatshme një media të publikonte raste vdekjesh nga mjekime të pasakta në spitale private, raste helmimesh ushqimore prej produktesh të reklamuara, raste të mos ekzekutimit të siguracioneve të shëndetit apo jetës, kur ato janë shërbime të reklamuara, vjedhje të hapura të konsumatorëvë nga kompanitë e telefonisë celulare, e të tjera, e të tjera? Deri ku do ishte e gatshme media të publikonte afera korruptive të enteve publike? Sigurisht, deri aty ku nuk do t’i cënohej asnjë interes personal, i cili sa vjen e bëhet më i madh përballë interesit të lartë publik, në emër të të cilit media vetëm gri sallatë çdo ditë. Deri kur do të përdoret media për të shantazhuar hapur bizneset që nuk paguajnë për gjoba e qoka, deri kur do të përdoret media për të shantazhuar politikën, në emër të përfitimeve personale?

Dhe e anasjellta…Deri kur do presionohet media prej pushtetit të politikës dhe biznesit, në emër të bukës së përditshme? Deri kur gazetarët do të skllavërohen duke ju mohuar çdo e drejtë, deri kur do të jenë të pambrojtur prej bosëve dhe drejtuesve të tyre; deri kur nuk do të flaken rrugëve pa u dhënë asnjë shpjegim, vetëm sepse kanë guxuar…

Por… deri kur nuk do të ndëshkohen, kur kanë shpifur, kanë cënuar imazhe dhe personalitete njerëzish në emër të audiencës? Rrjetet sociale dhe media online, u panë fillimisht si një mundësi për të thënë hapur atë që media tradicionale për shkaqet e lartpërmendura nuk mund ta bënte, por shpejt ato u shndërruan për vete në media skandalesh, duke ngatërruar çështjet personale, për të cilat publiku nuk ka kurrfarë nevoje, me ato që publiku ka vërtet nevojë të dijë. Sot, media pyet publikun në vend që të hetojë dhe t’i japë përgjigje atij. Duke pasur formalisht kode etike, por që nuk zbatohen (pa llogaritur faktin që në kohën e përpilimit të tyre nuk ka pasur media online dhe për rrjedhojë, nuk ka të parashikuar asnjë rresht për to), shkelen të drejtat themelore të njeriut dhe jetës private, si raportime për arrestime të bujshme (ndërkohë që anashkalohet prezumimi i pafajësisë, ku çdo njeri është i pafajshëm derisa gjykatat shqiptare të shprehen me një vendim të formës së prerë), publikime të imazheve të rënda në raste aksidentesh, përdorimi i  imazheve të të miturve të përfshirë në vepra penale, në situatë rrugë, pre e ngacmimeve seksuale e kështu me radhë.

Dhe asnjë ndjesë…. Asnjë përpjekje për të rehabilituar figurën e dikujt që para se ta dënojë ligji, apo normat, e dënon media.

Ka liri, ka të drejta, por ka edhe detyrime.

A është AMA (Autoriteti i Mediave Audiovizive) e pavarur në vendimarrjen e saj?

A kryen ajo funksionet, për të cilat ekziston, si garantimi i konkurrencës së ndershme apo monitorimin e programeve të transmetuara nga Ofruesit e Shërbimit Mediatik Audioviziv (zbardhja e të cilëve përbën edhe ushqimin kryesor për mediat online).

AMA, është e mirëpritur në vendimarrjen e saj, sipas ligjeve në fuqi të shtetit shqiptar, por herë pas here t’i hedhë një sy edhe kodit të transmetimit të saj, në të gjitha seksionet e tij, sepse nuk ka vetëm për detyrë të heqë e të japë liçensa, as vetëm të përcaktojë tarifa, por edhe të monitorojë. Ndoshta kështu do të rregullonte indirekt edhe sjelljen tonë e të bosëve tanë drejtues.

Për ata që nuk u ka rënë rruga, nga faqja e AMA-s, po nënvizojmë më poshtë disa pika:

Nga SEKSIONI 1: Parimet themelore

“…1.6 Transmetimet audiovizive duhet të respektojnë pluralizmin dhe paanësinë në politikat editoriale.

1.10 Transmetimet audiovizive respektojnë privatësinë dhe garantojnë të drejtën e përgjigjes.

1.14 Transmetimet audiovizive që përmbajnë elemente të pornografisë apo dhunës së skajshme duhet t’u nënshtrohen rregullave të veçanta të një sistemi kontrolli, si ai i aksesit të kushtëzuar apo programeve të kriptuara.

1.17 Transmetimet audiovizive duhet të promovojnë dhe të mbrojnë mirëqenien, shëndetin e zhvillimin harmonik moral e fizik të të miturve…”

Nga SEKSIONI 2: E drejta për privatësi në transmetimet audiovizive

“…2.2 OSHMA-të, në transmetimet e programet e tyre, nuk duhet të bëjnë publike imazhe, pamje, filmime, dokumente apo fotografi, që përmbajnë të dhëna personale apo cenojnë dinjitetin e individit, përveçse me miratimin e tij.

Transmetimet audiovizive, sidomos programet informative, duhet të respektojnë të drejtën e personit për mosdiskriminim, për konfidencialitet vetjak e familjar, si dhe parimin e prezumimit tëpafajësisë. …”

* Për më shumë:  http://ama.gov.al/preview/wp-content/uploads/2015/12/Kodi-I-Transmetimit-te-Autoritetit-te-Mediave-Audiovizive.pdf

Etiketa: audiencëAutoriteti i Mediave AudioviziveemërKozeta Kurtilirialiria e fjalësmedia onlineparimetthemelore

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Qëllon me automatik ndaj dy shtetasve, arrestohet 28-vjeçari

Qëllon me automatik ndaj dy shtetasve, arrestohet 28-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com