Njëkohësisht me shfaqjen e pahijshme të grekëve në varrimin e ekstremistit Kostandin Kacifas, në Greqi “valëvitej” shqiponja. Skuadra e Dudelange ishte në Greqi ku luajti kundër Olympiacos për Europa League. Por dy futbollistë të kësaj skuadre kanë bërë shqiponjën në Akropoli.
Lojtarët e Dudelange u mundën 5 me 1 nga Olympiacos, megjithatë sfiduan ngjarjet që po zhvilloheshin në Bularat.
Sipas mediave greke, në Facebook ka pasur komente dhe reagime të shumta negative pasi klubi postoi në Facebook fotografinë që shkaktoi shumë debat.
Dy futbollistët që kanë bërë shqiponjën janë sulmuesi Patrick Stuff dhe mesfushori Levan Kenia, përkatësisht nga Gjermania dhe Gjeorgjia.