• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në Australi gjejmë familjarë të Nënë Terezës

19:31 | 11/09/2016
në Kosove Rajon
0

Unë jam kushëri e dytë me Nënë Terezën, pse nëna ime Fille nanën e Nënës Terezë e kishte hallë, domethënë se babai i nënës time dhe nëna e nënë Terezës ishin vëlla e motër.

Nga Arben Llalla

Lexo edhe

Ekzekutohet ‘Escobari’ serb, autorët ishin të maskuar

Një muaj paraburgim për serbin e dyshuar për krime lufte

Vrasja e shqiptarit nga Delvina, priten 7 urdhër-arreste

Gjatë kërkimeve të mia në arkivën e revistës arbëreshe “Lidhja”, e cila botothet qysh nga viti 1980 prej arbëreshit marathonak, papa Antonio Bellushi gjeta një shkrim për bisedën që ka bërë papa Bellushi në korrik të vitit 1997 në Australi me kushërirën e dytë Nënë Terezës, Roza Çunin.

Ka qenë korriku i vitit 1997, kur Antonio Bellushi udhëtoi për në Melbourn të Australisë me ftesë të Institutit të Kulturës Italiane pranë Universitetit të Melbournit për të mbajtur disa ligjërata shkencore. Me këtë rast profesor Belushit ju dha mundësia të udhëtonte si marathonak për të takuar në disa qytete të Australisë vëllezërit e tij shqiptarë që jetojnë në kontinentin e largët.

4

Në takimet e shumta që pati Antonio Bellushi me shqiptarët e ardhur nga Kosova, Çamëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria në Australi ishte i ftuar edhe në shtëpinë e Lazar Kukës bashkëshorti i Roza Çunit, kushërirë e dytë e nënë Terezës. Lazar Kuka ka lindur në vitin 1926 në fshatin Barbullush të Shkodrës.

Gjatë bisedës Roza Çuni-Kuka i tregon papa Belushit se është kushërirë e Nënë Terezës. Biseda midis papa Belushit dhe Roza Çuni-Kuka është e botuar në revistën “Lidhja” tetor të vitit 1997.

Botimi i kësaj bisede besoj që do të ketë vlera të mëdha për pasurimin e biografisë së Nënë Terezës:

“Unë jam vajza Roza e Luk dhe Fille Çunit e lindur në Shkup të vitit 1937. Në vitin 1943 erdha në Australi dhe mbas një viti më 1944 u largova nga Australia për në Verona të Italisë. Atje mbeta deri në vitin 1950 dhe pastaj emigrova përsëri në Australi.

U njoftova me Lazar Kukën dhe u martova në vitin 1955. Kemi dy vajza Marinë dhe Terezën.

Unë jam kushëri e dyta e Nënë Terezës, pse nëna ime Fille dhe nëna e Nënë Terezës e kishte hallë, domethënë se babai i nënës time dhe nëna e Nënë Terezës ishin vëlla e motër. 

Nëna Tereza ka ardhur në Australi gjashtë herë edhe ka hapur këtu shtëpi për të varfërit.

6

Dhe te kjo shtëpi, ku jemi sot ajo ka ndejt’ deri sa gjetëm shtëpinë e të varfërve me ndihmën e arqipeshkvit Nox.

Nëna Tereza është një person që merr jetën normale. Te shtëpia jone ajo ishte shumë e gëzueshme. Na e kishim shtëpinë haptë. Kush kishte dëshir vin e lip çdo ndihma, me i bekue, me i thënë një urat edhe pishin një kafe dhe shkonin.

Nënës Terezë nuk kishte nevojë me ja haptë zemrën, por ajo të jipte përgjigjen dëshirit shpirtit jotë.

Mua më ka ndodh personalisht çi m’ka dhën përgjigje për një lutje çë kishja, por s’kam mujt’ me ja shpre. Ajo m’u përgjegj, e për mua më duket si një mrekulli.”

Melbourne, më 27 korrik 1997

Etiketa: AustraliBarbullushLazar KukaMelbournenene terezapapa Antonio BellushiRoza ÇuniShkoder

Të Lidhura

Ekzekutohet ‘Escobari’ serb, autorët ishin të maskuar

Ekzekutohet ‘Escobari’ serb, autorët ishin të maskuar

nga 27
17:17 | 09/03/2023
0

Ranko Radosheviç, 54 vjeç, i njohur si “Eskobar” është ekzekutuar mëngjesin e sotëm në Serbi, në një pikë karburanti. Dy...

Një muaj paraburgim për serbin e dyshuar për krime lufte

Një muaj paraburgim për serbin e dyshuar për krime lufte

nga 27
20:57 | 08/03/2023
0

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për Z.A, që dyshohet për krime lufte kundër...

Vrasja e shqiptarit nga Delvina, priten 7 urdhër-arreste

Vrasja e shqiptarit nga Delvina, priten 7 urdhër-arreste

nga 27
19:01 | 08/03/2023
0

Prokuroria ka lëshuar 7 urdhër-arreste për vrasjen e 39-vjeçarit në një kafene në Nea Joni, më 21 shkurt, pas identifikimit...

Ndizen “flakadanët e lirisë” në Prekaz

Ndizen “flakadanët e lirisë” në Prekaz

nga 27
19:33 | 07/03/2023
0

Në Prekaz ka nisur manifestimi tradicional “Nata e Zjarreve”, në kuadër të Epopesë së UÇK-së. Përmes ndezjes së flakadanëve u...

Para
Të përgjigjem o Zot, të përgjigjem…

Të përgjigjem o Zot, të përgjigjem...

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Tmerroi qytetin, policia arreston kërcënuesin 20-vjeçar –

Tmerroi qytetin, policia arreston kërcënuesin 20-vjeçar –

17:06 | 26/03/2023
Kina kundërshton shitjen e TikTok –

Kina kundërshton shitjen e TikTok –

16:56 | 26/03/2023
Si ka mundësi që në Shqipëri nuk ka liri shtypi?! –

Largimi i Kiarës, shenjë e kiametit –

16:54 | 26/03/2023
Mesfushori shpëton “për mrekulli” nga dëmtimi i rëndë –

Mesfushori shpëton “për mrekulli” nga dëmtimi i rëndë –

16:46 | 26/03/2023
(Mos) ndryshimi i orës në këtë shtet shkakton debat publik –

(Mos) ndryshimi i orës në këtë shtet shkakton debat publik –

16:44 | 26/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Tmerroi qytetin, policia arreston kërcënuesin 20-vjeçar –
  • Kina kundërshton shitjen e TikTok –
  • Largimi i Kiarës, shenjë e kiametit –
  • Mesfushori shpëton “për mrekulli” nga dëmtimi i rëndë –
  • (Mos) ndryshimi i orës në këtë shtet shkakton debat publik –
  • Albin Kurti vizitë në selinë e Partisë së Lirisë –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Tmerroi qytetin, policia arreston kërcënuesin 20-vjeçar –
  • Kina kundërshton shitjen e TikTok –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com