Kryeministri Edi Rama do të hapë një tjetër ekspozitë me punimet e tij në Gjermani. Në një intervistë për gazetën gjermane “Die Welt” kryeministri Edi Rama i është përgjigjur dhe pyetjes se cila është arsyeja e ndërrimit të qeverisë. Ndryshimet i krahason me ekipin e futbollit të Gjermanisë ndërsa ka shuar edhe kuriozitetin e gazetarëve gjermanë edhe për sa i përket “dashurisë” së tij me kancelaren Merkel.
Çfarë keni bërë sot në detyrë në cilësinë e kryeministrit?
Rama: Kam ndryshuar disa ministra, rreth 70%. Kemi një qeveri të re tani që po flasim
Për cfarë arsye, duket sikur është krizë qeveritare?
Rama: Herë pas here kemi nevojë për energji të re, për lojtarë të rinj në fushë, në mënyrë që të mos bëjmë të njëjtin gabim si kombëtarja gjermane e futbollit pas fitores së Kupës së Botës.
Si kryebashkiak lyet godinat gri me ngjyra për të dhënë shpresë tek njerëzit në Tiranë. Ende besoni se arti mund të ndryshojë shoqërinë, A është artisti një politikan më i mirë?
Rama: Arti nuk mund të ndryshojë shumë gjëra. Ndoshta shkoj larg kur them: Nuk ndryshon asgjë fare.
Nga ju prisja më shumë idealizëm?
Rama: “Arti nuk ndalon të këqijat, si lufta, dhuna apo konfliktet. Nuk i bën bën njerëzit më të mirë. Unë thjesht nuk e besoj këtë. Nuk di poezi që të ketë ndaluar gjakderdhje. Nuk di që pikturë të ketë ndaluar bombat. Natyrisht, vlerësoj skulpturat që adresojnë racizimin dhe që ju bëjnë të vetëdijshëm për një tjetër lloj frike.
Çfarë do të thotë të udhëheqësh një vend? Të jesh përgjegjës?
Rama: Është jeta e çmendur e një njeriu, që duhet të merret njëkohësisht me një numër të jashtëzakonshëm fatesh dhe temash. Nuk është më e lehtë të menaxhosh një vend të vogël sesa të drejtosh një vend të madh, shumëkush nuk e imagjinon. Shpejtësia e komunikimit është e jashtëzakonshme dhe qasja e njerëzve për mua është shumë e drejtpërdrejtë dhe intensive. Puna ime është totalisht ndryshe nga sa shumë njerëz imagjinojnë. Unë vazhdimisht shqyrtoj, gjykoj, marr vendime dhe zhvilloj strategji për të gjetur një mënyrë që vendi ynë të arrijë qëllimet. Toka në të cilën lëviz është gjithmonë në lëvizje. Është si një lojë globale shahu.
A je i kënaqur me punën tënde?
Rama:Të jesh në zyrën e kryeministrit është punë e vështirë, por nëse do të isha i kënaqur nuk do të isha në atë zyrë. duhet të ecësh përpara e përpara.
Çfarë mund të bëjmë tjetër për demokracinë në Europë?
Rama: Nëse mund të jem i sinqertë me ju, jo aq shumë. Po u them diçka nga këndvështrimi im. Deri më tani kemi qenë jashtëzakonisht me fat pasi kemi punuar e jetuar në një kohë me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Po, bashkë me Angela Merkel dhe Gjermaninë. Unë sinqerisht shpresoj që ajo të qëndrojë me ne, pasi vizioni i saj nuk humb kaq lehtë. Shpresoj shumë që Gjermania ta kuptojë se nuk është vetëm përgjegjëse për të ardhmen e fëmijëve gjermanë, por edhe të Europës dhe më gjerë. Bëhet fjalë për çështje pushteti mbi të gjitha.
Cila është qasja e vendit tuaj ndaj Europës.
Rama: Ne ende e duam Europën. Jemi ende të gatshëm për të dhënë PO. Jemi akoma të dashuruar pasi nuk jemi martuar akoma. Pas martesës do e shohim nëse do jemi ende të lumtur.