Ndragheta: Më 25 qershor fitojnë miqtë tanë të PS… (përgjimet) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndragheta: Më 25 qershor fitojnë miqtë tanë të PS… (përgjimet)

19:00 | 25/01/2021
në Kryesore
0
Kryetari i PS Edi Rama, duke folur gjate nje mitingu permbylles te fushates elektorale te Partise Socialiste, per zgjedhjet parlamentare te 23 Qershorit, ne qytetin e Shkodres.

Kryetari i PS Edi Rama, duke folur gjate nje mitingu permbylles te fushates elektorale te Partise Socialiste, per zgjedhjet parlamentare te 23 Qershorit, ne qytetin e Shkodres.

Read more

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

Anëtarët e Ndragheta-s janë plotësisht të qartë se duke dhënë ryshfet mund të marrin çdo lloj pune në Shqipëri. Krahas ndërtimit të grataçelave përmes kontakteve të ofruara nga biznesmeni i njohur si “Nik” në Bashkinë e Tiranës dhe nëpër ministri, ata janë të interesuar të futen edhe në biznesin e ndërtimit të hekurudhave dhe pse jo, në atë të prodhimit të mishit.

Anti-mafia italiane ka përgjuar një bisedë mes Tommaso Bruto, Saverio Brutto, Luciano D’Alessdandro dhe Antonio Gallo ku ndër të tjera ata flasin për projektet në Shqipëri dhe me racizëm ndaj shqiptarëve në veri dhe jug.

D’Alessandro shprehet se në Shqipëri ka mjaft punë për të bërë dhe se “nesër (më datë 25 qershor) ka zgjedhje në Shqipëri…dhe se do të fitojnë Partia Socialiste, miqtë e tij”.

Në bisedë e sipër, D’Alessandro shprehet se Tirana dhe Durrësi janë qendra e Shqipërisë dhe aty gjen njerëz të shkolluar dhe duan të bëjnë biznes, “jo si ciganët në jug dhe veri”.

Pjesë nga dosja e Anti-mafias italiane:

D’Alessandro i thotë BRUTTO Tommaso dhe GALLO Antonio se nesër do të ketë zgjedhje dhe se do të fitojnë Partia Socialiste dhe miqtë e tij.

“Po bëjnë gjithçka për të hyrë në Evropë dhe nëse ka ndonjë trim që nuk dëshiron të qëndrojë në Itali dhe dëshiron të investojë para të vërteta…..në kuptimin që ju vini këtu dhe ata ….. Tirana dhe Durrësi janë në qendër të Shqipërisë, nuk janë ciganë si ata në veri apo në jug … të gjithë këta janë njerëz që kanë studiuar, të gjithë njerëzit shkolluar … të gjithë njerëzit janë që presin këtë ndryshim, ata duan të hyjnë në Evropë me çdo kusht dhe tani pas zgjedhjeve do të shihni çfarë do të ndodhë, atëherë ata kanë shumë hapësirë për të bërë biznes, ju e dini që importojnë 80% të mishit të derrit?”.

Më tej, ata flasin se kanë kontakte edhe tek veterinerët e Shqipërisë me qëllim që të futen edhe në tregun e mishit. D’Alessandro shprehet se ka miqësi me kreun e veterinerëve të Shqipërisë, “i cili jep mësim në universitet në Tiranë dhe Vlorë”.

“… çfarë dua të them?, është nje shoku im që është në krye të të gjithë veterinerëve në Shqipëri … i cili jep mesim në dy universitete, një në Vlorë dhe një në Durres që me tha sa tokë dëshiron?’, citon anti-mafia italiane D’Alessandro-n teksa flet për mikun e tij në krye të veterinerëve shqiptarë, i cili i ofron atij “sa tokë të dëshironte për fermë derrash”.

Në bisedën e korrikut 2017, D’Alessandro bën më pas një paralelizëm mes Shqipërisë dhe Rumanisë para se të futej në BE, ndërsa shprehet se më t’u formuar qeveria e re (pas zgjedhjeve të 2017), do të ketë mjaft punë për të bërë.

“Ju transferoni një stallë (derrash sh.r) dhe unë ju bëj që t’i financojmë të gjitha … për bagëtinë dhe mbarështimin e derrave … sepse Shqipëria importon 90% të mishit, 90% të qumështit … e kuptoni çfarë do të thonë këto shifra? Ai (GALLO) ka të drejtë për 20 vitet e para, jo 30 vjet, është pak si Rumania, unë shkova në Rumani kur ajo nuk ishte ende në Evropë … kam shkuar atje për disa vite… dhe në ’99 nuk kishte asnj m*t..ishte një shkretëtirë, burokracia ishte zero..tani shikojeni Rumaninë…gjen gjithçka…”.

/ABC/

Etiketa: Antonio Gallomafia italianeNdraghetaPartia Socialistezgjedhjet e 25 qershorit

Të Lidhura

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

nga 27
13:21 | 05/06/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli edhe për protestën masive të qytetarëve për Zvërnecin, ku deklaroi mbështetjen ndaj saj....

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

nga 27
13:02 | 05/06/2026
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me detajet e zbardhura së fundi të cilat tregojnë se familjarët...

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

nga 27
12:42 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po zhvillohet në Tivat, komentoi edhe protestat kundër projektit të...

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

nga 27
12:12 | 05/06/2026
0

Të kapluar nga dhimbja, familjarët e policit Enea Mekolli, që u vra dje në krye të detyrës, vajtojnë sot humbjen...

Para
Mbi 22 mijë raste të reja, 592 të vdekur nga Covid në Britani

Mbi 22 mijë raste të reja, 592 të vdekur nga Covid në Britani

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

13:21 | 05/06/2026
Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

13:02 | 05/06/2026
Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

12:42 | 05/06/2026
E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

12:12 | 05/06/2026
Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

12:09 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –
  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –
  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –
  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –
  • Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –
  • 365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –
  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com