Kryeministri, Edi Rama, kur edhe pak orë na ndajnë nga ndeshja Itali-Shqipëri, ka përciellë një mesazh urimi për të gjithë tifozët kuq e zi dhe sigurisht për Kombëtaren Shqiptare të futbollit.
Me anë të një postimi në rrejtin social facebook Rama shruan: “Qoftë kjo e sotmja një ditë krenarie për Kombëtaren tonë, cilidoqoftë rezultati”.
Gjithashtu Kryeministri këtë postim e ka shoqëruar me një fotografi ku shfaqen futollistët e Kombëtares duke festuar pasi u kthyen nga Kampionati Europian.
Ndeshja Itali-Shqipëri do të fillojë në orën 20:45 dhe do të luhet në stadiumin “Renzo Barbera” të Palermos.