Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Ndalohet shefi i policisë së Fushë Arrëzit: Abuzoi seksualisht me vajzën që shkoi të denonconte përdhunimin. Si çdo polic i Rilindjes kishte fytyrën e Sandër Lleshaj

Nga 27.al 0

Shefi i Stacionit Policor Fushë Arrëz, Izmir Duraku është ndaluar mbrëmjen e djeshme, pasi akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë.

Ndalimi i tij është bërë nga Drejtoria e Hetimit e SHÇBA-së, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në vitin 2015, por është kallëzuar së fundmi nga vajza, në prani të një psikologu.

Sipas policisë, bazuar në provat e mbledhura, ka dyshime të forta se në muajin prill 2015, ajo është ngacmuar seksualisht nga një punonjës policie në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kur efektivi ishte me detyrë specialist i Hetimit të Krimeve në DVP Shkodër. Shtetasja kishte shkuar për të denoncuar për përdhunimin që i kishin bërë disa persona në2015, punonjës të shtëpisë së fëmijës në Shkodër.

Shefi i policisë, ashtu si gjithë policët mbante të veshur fytyrën e Sandër Lleshajt, i cili ka porositur uniformat blu mos ta heqin këtë maskë as kur të flenë. Ky nuk është rasti i parë që Rilindja i promovon përdhunuesit e i bën shefa.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej