Nata pa të nesërme

Duhet të lëçisni

Basha mesazh për punonjësit e administratës publike: Mos kini frikë, dilni masivisht të votoni për ndryshimin! (Film)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vjen sërish me një thirrje drejtuar administratës, që të mos kenë frikë, por të dalin për votime më...

Apeli i Presidentit 48 orë nga zgjedhjet: Të shmanget çdo incident dhe provokim i qëllimshëm

48 orë para zgjedhjeve të 25 prillit, Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje që të shmanget çdo incident artificial dhe provokim i qëllimshëm, që...

Denoncimet për krime zgjedhore, SPAK: PD 50 kallëzime, Presidenti 18

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vlerësuar me përparësi të gjitha rastet e paraqitura nga subjekte të ndryshëm, që lidhen...

Gjykata refuzon kërkesën e Arbër Çekaj, braktis seancën në shenjë proteste, largon avokatët

Gjykata rrëzon kërkesën e Arbër Çekaj për të u gjykuar me procedurë të zakonshme. Më herët Çekaj i akuzuar për trafikun e kokainës në kontejnerët...

Nga Frrok Çupi

“Nesër” nuk ka. Tunelet e “Rrugës së Kombit” duket se nuk kanë më dalje; qeveria dhe populli janë përballur si në betejën e fundit. Këtu është mbyllur “tuneli” i shtetit, pa dritë.

Kjo ka ndodhur edhe dy herë të tjera në historinë moderne të shtetit shqiptar. Hera e parë ishte nata, kur sulmoheshin studentët e grevës së urisë, (shkurt 1991), kundër diktaturës komuniste. Hera e dytë ishte në mesin e marsit 1997, kur Presidenti i Republikës detyrohet të japë dorëheqjen dhe administrimin e vendit ta marrë në dorë austriaku Franc Vranicki.

Herën e parë, shkurt 1991, studentët kërkonin hapjen e “tunelit” të lirisë, duke nisur me heqjen e simboleve të diktaturës, fillimisht emrin dhe kultin e diktatorit Hoxha. Herën e dytë, pasi shteti provokoi qytetarët e vendit- fillimisht me piramidat financiare e më pas me ushtrinë, u kërkua dorëheqja e Presidentit të Republikës…

Në asnjërën nga këto ngjarje nuk kishte më dritë. Presidenti Ramiz Alia, një mbrëmje të ftohtë të 16 shkuritit 1991, i tha një delegacioni të Partisë Demokratike: “Hiqini studentët nga greva”. Demokratët nuk pranuan dhe presidenti komunist mbodhi gishtat e dorës si të mblidhte një cigare duhan dhe tha: “Deri tani kisha kaq pak dritare. Tani nuk kam asnjë pikë dritë”…

Kështu përfunduan dy presidenca në historinë tonë moderne: Pa dritë në tunel.

Tani ndodhemi përsëri në të njëjtën situatë. Simbolika bëhet edhe më konkrete, pasi kemi të bëjmë me tunelet e Rrugës së Kombit, ku qeveria ka vendosur kontrollin dhe populli është ngritur me zjarr si në dy ngjarjet e para. Sonte protestuesit ndodhen në qelitë e burgjeve; ndërsa populli akoma më keq.

Nesër nuk ka dritë. Shteti nuk ka rrugë tjetër: O dorëheqjen e qeverisë, o kaos!

1.

Nuk ka dritë për të kaluar në Kosovë. Kosovarët janë bashkuar me protestuesit e Kukësit dhe nuk bën asnjë lëshim. Qeveria duhet të zgjedhë: O të bëjë armiq Kosovën, Kukësin, Shkodrën dhe veriun në përgjithësi, o të largohet. Nëse qeveria do që të ndajë Veriun dhe Kosovën nga trungu- këtë nuk e lejon Amerika që ka investuar për paqen dhe unitetin e vendit.

2.

Nuk ka dritë për t’u kthyer aty ku ishte.

Nëse Qeveria po mbahej në cicmice- kjo ndodhte jo pse qeveria po punonte mirë, por sepse populli nuk po gjente një shkak për të shpërthyer. Tani shkaku ja ku është: Taksa e rrugës, të burgosurit, sharjet nga qeveria, terrori policor… A mund të kthehet më qeveria? Edhe sikur të kthehet në mes të “tunelit”, këndej nga ka hyrë është mbyllur çdo gjë, nuk ka më dritë. Një qeveri që e shkel popullin kaq fort, nuk mund të kërkojë që populli të bëhet sixhade për herë të dytë.

3.

Nëse mazhoranca ka ndërtuar një plan djallëzor për të nxehur popullin me qëllim që t’i japë oksigjen opozitës dhe pas kësaj qeveria të mbajë në krah këtë opozitë që i shërben, përsëri e ka plan “pa dritë”. Populli u ngrit më këmbë, jo për opozitën dhe as në udhëheqjen e opozitës. Aq sa nuk votohet më qeveria, aq nuk votohet as opozita- edhe sikur të bëhet pjesë e revoltës. Edhe këtu është mbyllur drita.

4.

Nëse qeveria është inspiruar nga Presidenti i Turqisë për të vënë Kosovën në “tenxheren me presion”, këtu ka dështuar. Ky variant është më i mundshmi. Presidenti autokrat i Turqisë ka kërkuar nga Tirana zyrtare që të bllokojë qeverinë e Kosovës për shkak se kryeministri kosovar liroi nga detyra ministrin shërbëtor të Osmanllisë. Qeveria e Tiranës i ka premtuar Turqisë se do të shërbejë me kokë të ulur. Po në këtë rast plani dështoi. Dështoi, sepse malësorët e Kukësit dhe patriotët e Kosovës u ngritën e dogjën planin…

Flakët e ndezura te tuneli nuk janë dritë për qeverinë; por janë një gjë tjetër e kundërt.

http://veritas.com.al/nata-pa-te-neserme/

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Basha mesazh për punonjësit e administratës publike: Mos kini frikë, dilni masivisht të votoni për ndryshimin! (Film)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vjen sërish me një thirrje drejtuar administratës, që të mos kenë frikë, por të dalin për votime më...

Apeli i Presidentit 48 orë nga zgjedhjet: Të shmanget çdo incident dhe provokim i qëllimshëm

48 orë para zgjedhjeve të 25 prillit, Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje që të shmanget çdo incident artificial dhe provokim i qëllimshëm, që...

Denoncimet për krime zgjedhore, SPAK: PD 50 kallëzime, Presidenti 18

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vlerësuar me përparësi të gjitha rastet e paraqitura nga subjekte të ndryshëm, që lidhen...

Gjykata refuzon kërkesën e Arbër Çekaj, braktis seancën në shenjë proteste, largon avokatët

Gjykata rrëzon kërkesën e Arbër Çekaj për të u gjykuar me procedurë të zakonshme. Më herët Çekaj i akuzuar për trafikun e kokainës në kontejnerët...

Nis vaksinimi kundër COVID-19 i deputetëve në Maqedoninë e Veriut, marrin Sputnik V

Në Maqedoninë e Veriut të premten ka nisur vaksinimi i deputetëve kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe bëri të...