Na vjedhin dhe na thonë budallenj! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Na vjedhin dhe na thonë budallenj!

01:53 | 02/07/2016
në Opinion
0

Nga Blendi Fevziu

Duhet të jesh budalla ta besosh! Duhet të jesh naiv të bësh pyetjen si ndodhi dhe duhet të jesh i trashë që të mos e kuptosh se vjedhja e parave në aeroportin e Rinasit, nuk është as grabitje me dhunë, as një vjedhje nga ato që ndodhin rëndom, por fare thjeshtë, dorëzim me mirëkuptim të një shume jo të vogël. Një shumë ku palët nuk po tregohen transparente dhe ku shifra reale, po zvogëlohet me herë. Duke tentuar kështu të minimalizohet edhe skandali.

Pyetja e parë shkon përtej vjedhjes dhe ka lidhje me sigurinë. Që prej 24 orësh, pas ngjarjeve të Stambollit, aeroporti i Tiranës ishte vendosur në masa sigurie të shtuara. Policë dhe forca speciale u shfaqën në TV duke bërë kontrolle dhe duke vonuar pasagjerët, ndërkohë që “hajdutët” nuk i shqetësoi askush. Imagjino, hajdutët hynë deri në pistë, pa i ndaluar askush dhe pa i shqetësuar njeri.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Nëse ata do kishin pasur objektiv jo lekët, por aktet e terrorit ata mund të bënin ç’të donin. Mund të merrnin peng një apo më shumë avionë; mund të hidhnin në erë një a dy prej tyre, madje mund të merrnin peng edhe vetë kryeministrin bashkë me delegacionin e tij sikur të ndodhej atë moment aty.

Pra, masat kundër terror, nuk patën asnjë vlerë, madje e nxorën gjithë planin e tyre në një situatë komike. Në këtë rast, ose gjithë struktura ishte e paaftë, ose ajo e dinte që ata që do hynin aty ishin thjeshtë hajdutë dhe nuk kishin punë me terrorizmin. Pra, do merrnin atë që ju ishte caktuar të merrnin dhe do iknin. Kjo duhet hetuar seriozisht, sepse realisht, kërcënon thellë sigurinë e vendit. Një vend që nuk mund të ruajë dot pistën e aeroportit qendror, s’mund të jetë i aftë t’ju garantojë siguri qytetarëve të tij.

E dyta, të gjitha strukturat kanë falimentuar ose kanë bërë sikur kanë falimentuar. Ekipi i sigurisë privat, që shoqëronte paratë dështoi; ekipi i sigurisë së aeroportit që është gjithnjë aty, nuk pa gjë dhe dështoi; ekipet e gjithë llojeve të policisë, që nga ajo e rendit e deri tek rrugorja po ashtu dështuan. Kush e njeh atë zonë mund të qeshë me vete me shpjegimet e dhëna. Hajdutët kanë grabitur në pistë, pastaj kanë ecur disa kilometra nëpër një rrugë të ngushtë drejt Fushë Krujës. Mjaftonte një radio policie ose një celular që patrullat e policisë që qëndrojnë në kryqëzimin e rrugës Vorë-Fushë Krujë, aty ku del rruga e Rinasit, të vendosnin makinën e tyre në mes të rrugës dhe asnjë automjet të mos ecte më dot.

Ndryshe nga rastet e tjera, zona rreth aeroportit është bosh dhe çdo helikopter mund të shihte me qartësi atë që ndodhte. Nuk veproi asnjë dhe hajdutët ikën, siç kanë ikur rëndom në këtë 18 muajt e fundit. Me disa miliona euro me vete dhe me një tallje dhe përqeshje të shtetit që ditën që kishte marrë masat për një siguri maksimale, nuk “ruajti” dot as tre veta që hynë, e vodhën dhe pastaj ikën.

Natyrisht që paratë e vjedhura i paguan kompania ndërkombëtare e sigurimit, por ato i gëzon me siguri ndonjë prej njerëzve, ose njerëzit që zyrtarisht kanë qenë të ngarkuar për t’i mbrojtur. Asnjë shpjegim tjetër nuk mund të ketë një histori e përsëritur, ku shqiptarët përveçse i vjedhin, duan t’i bindin që janë edhe budallenj për të besuar versionin e “grabitjes me dhunë”!

/opinion.al/

Etiketa: aeroporti i Rinasitblendi fevziubudallenjFushë Krujëgrabitjegrabitje me dhunëhajdutëtVorë

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para

Na ra goja duke ju thënë*

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com