Na bëni rrugët se për të tjerat… – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Na bëni rrugët se për të tjerat… –

22:40 | 30/06/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Banorët e fshatit Mjeshovë në Berat kanë kërkuar ndihmën e emisionit Fiks Fare pasi s’kanë rrugë. Rruga që të çon te fshati është e amortizuar, e shtruar me kalldrëm. Ndërkohë, pronat e fshatit janë në kufi me Dimalin, Roskovecin dhe Ballshin. Janë rreth 200 dylymë toka, të mbjella kryesisht me ullinj dhe arrë që këta banorë nuk shkojnë dot pasi s’kanë rrugë.

Grupi i “Fiks Fare” udhëtoi drejt këtij fshati, në afërsi të Malit të Shpiragut. Rruga deri në fshatin Sinjë është e asfaltuar. Por, sa kalon Sinjën për në Mjeshovë është e amortizuar. Gazetarët e Fiksit i presin rreth 30 persona, të cilët ankohen se rruga që kërkojnë është vetëm 3 kilometra dhe që lidh fshatin me tokat. Ata pohojnë se shteti i ka harruar, s’kanë rrugë për në fshat.

“Kemi 200 hektarë tokë që nuk shkojmë dot nga prona se s’ka rrugë. S’kërkojmë asnjë gjë nga shteti, vetëm rrugë. Punojmë vetë. Jemi në kufi me fshatrat e Roskovecit, Dimalit dhe Ballshit. Ata kanë rrugë dhe ne jo! S’na bëjnë rrugë të lidhemi me ta, është vetëm 3 km. Deri te ata është asfalt, ne s’e kemi parë me sy“, pohojnë banorët.

Të tjerë pohojnë se nga 400 familje që ka pasur fshati para viteve ’90, tani kanë ngelur 80 a 90. “Vijnë dhe hedhin ndonjë kamion çakull. Makinat mezi ecin në këtë rrugë. Ne jemi të izoluar nga të gjitha anët” vijojnë ata.

Grupi i Fiksit shkon edhe te rruga tepër e amortizuar që shkon nga tokat e këtij fshati. Rruga ishte në gjendje skandaloze, s’është vënë kurrë dorë nga institucionet shtetërore. Banorët pohojnë se paguajnë taksat po s’marin shërbim. “Kufizojmë me fshatrat e tjerë. Po shikoni se ata kanë rrugë, edhe te tokat e ne jo” vijojnë ata.

Fiksi bisedoi edhe me Drejtorin e Shërbimeve në Bashkinë Berat, Bledar Çili.

Drejtori thotë se janë në dijeni të problematikave të atij fshati, por momentalisht kanë disa urgjenca të tjera si pasojë reshjeve. “Kemi projekt ide për ta lidhur me Ballshin, po kushton shumë, është terren i vështire. Do çojmë skrepa për të hapur rrugën e tokave, sa të mbarojmë ato urgjenca”, pohon drejtori./Top Channel

Read more

Flamingot i solla unë… –

Ish zv.ministrja kritikon ashpër kryeministrin për protestat: O Rame, ku i ke institucionet?

Të shtëna me armë në Lezhë si pasojë e sherrit në lokal, ,mbeti i plagosur një 35-vjeçar –

Tiranë/ U shkarkua nga puna, punonjësi godet me grusht drejtorin e Ministrisë së Mjedisit! –

Të Lidhura

Flamingot i solla unë… –

Flamingot i solla unë… –

nga 27
12:57 | 10/06/2026
0

Një deklaratë e ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, se deri para se PS-ja të vinte në...

Ish zv.ministrja kritikon ashpër kryeministrin për protestat: O Rame, ku i ke institucionet?

Ish zv.ministrja kritikon ashpër kryeministrin për protestat: O Rame, ku i ke institucionet?

nga 27
12:41 | 10/06/2026
0

Ish zv ministrja e Mjedisit, Ornela Çuçi ka reaguar lidhur me protestat e fundit në Tiranë për largimin e kryeministrit...

Të shtëna me armë në Lezhë si pasojë e sherrit në lokal, ,mbeti i plagosur një 35-vjeçar –

Të shtëna me armë në Lezhë si pasojë e sherrit në lokal, ,mbeti i plagosur një 35-vjeçar –

nga 27
12:35 | 10/06/2026
0

Një konflikt i ndodhur në ambientet e një lokali ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit dhe plagosjen e...

Tiranë/ U shkarkua nga puna, punonjësi godet me grusht drejtorin e Ministrisë së Mjedisit! –

Tiranë/ U shkarkua nga puna, punonjësi godet me grusht drejtorin e Ministrisë së Mjedisit! –

nga 27
12:21 | 10/06/2026
0

Një person është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka dhunuar drejtorin e Agjencisë Kombëtare të...

Para
Deputetët 10 minuta kohë diskutim për Portin e Durrësit –

Turbulenca të forta në shtator, çfarë pritet të ndodhë me politikën? -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Flamingot i solla unë… –

Flamingot i solla unë… –

12:57 | 10/06/2026
Ish zv.ministrja kritikon ashpër kryeministrin për protestat: O Rame, ku i ke institucionet?

Ish zv.ministrja kritikon ashpër kryeministrin për protestat: O Rame, ku i ke institucionet?

12:41 | 10/06/2026
Të shtëna me armë në Lezhë si pasojë e sherrit në lokal, ,mbeti i plagosur një 35-vjeçar –

Të shtëna me armë në Lezhë si pasojë e sherrit në lokal, ,mbeti i plagosur një 35-vjeçar –

12:35 | 10/06/2026
Tiranë/ U shkarkua nga puna, punonjësi godet me grusht drejtorin e Ministrisë së Mjedisit! –

Tiranë/ U shkarkua nga puna, punonjësi godet me grusht drejtorin e Ministrisë së Mjedisit! –

12:21 | 10/06/2026
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Bordi ndryshon çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina –

12:13 | 10/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Flamingot i solla unë… –
  • Ish zv.ministrja kritikon ashpër kryeministrin për protestat: O Rame, ku i ke institucionet?
  • Të shtëna me armë në Lezhë si pasojë e sherrit në lokal, ,mbeti i plagosur një 35-vjeçar –
  • Tiranë/ U shkarkua nga puna, punonjësi godet me grusht drejtorin e Ministrisë së Mjedisit! –
  • Bordi ndryshon çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina –
  • Temperaturat thyejnë rekordet në Europë, i nxehti afrikan përfshin kontinentin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Flamingot i solla unë… –
  • Ish zv.ministrja kritikon ashpër kryeministrin për protestat: O Rame, ku i ke institucionet?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com