Mesazhi në dorëshkrimin e Musine Kokalarit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mesazhi në dorëshkrimin e Musine Kokalarit

10:32 | 15/08/2016
në Uncategorized
0

“Shqipëria e Kulturës është ajo që i ka dalë gjithherë për zot Shqipërisë Politike, e cila ende asgjë të mirë e të shpresuar s’i ka sjellë dhe as mund t’i sjellë këtij vendi”

Nga Jozef Radi

Për Musine Kokalarin kam lexuar dhe dëgjuar shumë… kam dëgjuar atëherë kur ajo qe e vrarë humbtirave të heshtjes dhe askush s’guxonte ta përmendte emrin e saj; kam dëgjuar mbrëmjeve rrëfime për të, si për një Hirushe që humbi këpucën në pyllin e Djajve të Kuq… kam dëgjuar për një grua që rrinte edhe midis burrave më të mençur dhe ndriste… kam dëgjuar dhe menduar për Atë, pse im atë e kish pasur shoqe botimesh dhe universiteti, kurse nëna ime kish kaluar nji pjesë të burgut dhe të rinisë me të… Kështu, Musineja ka qenë dhe mbetur njeri i shtëpisë tek ne edhe pa e parë, edhe pse e “keqja e përbashkët”, e kish hedhur si Atë, ashtu edhe Prindët e mi humbëtirave të poshtërimit…

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

musine1Si për një mike të shtëpisë, kam qenë vazhdimisht i interesuar për të… për çdo grimcë të jetës dhe veprës së saj, për çdo shkrim e foto të saj, dhe sa më thellë futesha në botën e kësaj gruaje të rrallë, aq më e madhe bëhet bindja ime në madhështinë vetmitare dhe të pashoqe të saj… Prandaj sot me guxim mund të them se: s’besoj të ketë grua të kësaj bote të madhe, të nivelit intelektual dhe shpirtëror të Musine Kokalarit të jetë rrethuar me aq shumë urrejtje dhe poshtërim, me aq shumë policë dhe burgje, me aq shumë spiunë dhe internime, me aq shumë flliqësi dhe bisha, me aq shumë injorancë dhe shpërfillje… bile Rrethimet e Musinesë me ferr e tmerr komunist… simbolikisht mund t’i krahasoja me Rrethimet e lavdishme të Krujës nga pushtuesit më të egër…

Në një betejë, kundërshtarët edhe vriten, po nuk u cënohet dinjiteti… as robërve as viktimave, kurse fundërrinat sunduese dhunuan jo njerëz dhe heronj po dhe kufoma, i çuan ato deri te gremina e vdekjes, po nuk i vranë, jo pse u dhimbseshin, por sepse deshën ta gëzojnë egërsisht atë vdekjen e ngadalshme nën dhunën e tyre, t’i gëzohen tjetërsimit dhe rrënimit të vlerave të njeriut stoik… aq më e dhimbshme kur ky personazh qe nji grua fisnike e nji dere të Madhe e të nderuar, dhe më e beterrshme bëhet kjo, kur mendon se ajo ishte ndër intelektualet e rralla, të cilat koha i sjell rrallë, veç ndonji herë dhe s’merr guxim t’i përsërisë më… E Musineja mbetet e Papërsëritshmja!

Musineja, jashtë gjithë vlerave të saj intelektuale, shfaqet sot si monumenti më i lartë moral i gjitha kohrave, nji monument sa i dukshëm aq dhe i padukshëm, nji monument që ende është i detyruar të jetojë ndër shpirtra, e t’i rrisë në heshtje dhe pa zhurmë përmasat e veta, për sa kohë që kjo shoqëri së cilës i përkasim, ndodhet në çaste rrënimesh e rrëzimesh të skajshme morale, siç po na i dëshmon me shumicë koha e sotme… I kam lexuar disa herë këto pak faqe nga dorshkrimet e Musinesë, dhe i ndjeva si një pajë nusërie e qëndisur ferr, e qëndisur me fill të artë dashurie ashtu gërmë pas gërme, fjalë pas fjale, dhimbje pas dhimbje, tmerr pas tmerri… dhe jam përpjekur të futem thellë në vetminë e saj solemne, e të ndalem aty, për të kuptuar thelbin e këtyre shënimeve, që përcillen me figurat dritdhënëse të Rilindjes, pa u ndalur shumë të vuajtjet e saj. Sepse Musineja nuk i përket njerzve që qahen, po njerëzve që besojnë dhe trimërojnë…  I rilexoj këto shënime të shkruara ndër netë të egra dimri, netëve të janarit të 1977, dhe ndjej nëpër rreshta të disiplinuar e të shkruar qetësisht thellë e qartësisht bukur nji klithmë të madhe!  Një klithmë, që nuk duhet veç lexuar, por edhe duhet përcjellë te çdokush që beson te humanizmi, e në mënyrë të veçantë te brezi i ri, që është i shterrur modelesh, sepse ai është nji mesazh­klithëm ndaj vlerave morale të nji shoqërie historikisht qëndrestare, por që kahera e bjerr dukshëm e pa asnjë dhimbje veten; që kaherë po i shthur frikshëm strukturat shpirtërore që u kanë mbijetur stuhive edhe më të zeza se komunizmi i kuq…

Musine KokalariMesazhi i këtyre pak rreshtave të saj është ai i mbrojtjes së vlerave morale të njeriut shqiptar, është mesazhi i mosnënshtrimit të njeriut shqiptar ndaj së keqes, është mesazhi i ballafaqimit haptas me të vërtetën!

Nënteksti i Musinesë e thekson: Shqipëria e Kulturës është ajo që i ka dalë gjithherë për zot Shqipërisë Politike, e cila ende asgjë të mirë e të shpresuar s’i ka sjellë dhe as mund t’i sjellë këtij vendi… Është Shqipëria e Musinesë që i del përballë Shqipërisë së Hoxhës dhe i dëshmon me kurajo se cili është fitimtari… sepse gjithmonë ka pasur Dy Shqipëri kundërshtuese, Shqipëria e Kulturës dhe Politikës, Shqipëria e Dritës dhe Errësirës, Shqipëria e Idealistëve dhe Maskarenjve, Shqipëria e Maleve dhe Kënetës, Shqipëria e Frashërllinjve dhe e Haxhiqamilëve… dhe ka fituar gjithmonë Shqipëria e Kulturës, Shqipëria e Dritës, Shqipëria e Idealistëve, Shqipëria e Maleve, Shqipëria e Frashërllinjve… pra ka fituar Shqipëria e Musinesë!

Musine Kokalari, e fitoi betejën e madhe me Bajlozët e Kohës së vet, dhe jo si Motra e Gjergj Elez Alisë, po si Gjergj Elez Ali me Motër bashkë, me dlirësinë morale, me idealet e larta rilindase, me vlerat fisnike të familjes dhe fisit të saj, edhe pse lubitë e diktaturës, s’lanë poshtërsi pa derdhur mbi trupin dhe shpirtin e saj. Musineja, është sot monumenti më i madh i kësaj toke, që ne duhet t’i përgjunjemi çdo ditë; Musineja është monumenti më i lartë moral i çdonjerit prej nesh që e duam vendin tonë; Musineja është monument i dinjitetit dhe mosnënshtrimi ndaj së keqes; Musineja është monument dashurie, që edhe kur ia vranë mundësitë e të qenit Grua, Nënë, Mësuese, Intelektuale, s’mundën kurrsesi t’ia vrasin nderin e të qenit Zonjë Madhe e Shpirtit Shqiptar…

Të përulem Musine!

Gusht 2014

Etiketa: diktatura komunistefundërrinatGjergj Elez AliaJozef RadiMusine KokalariShqipëria e KulturësShqipëria e Politikës

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Përndjekësit e rinj të Zhitit

Protesta laramane e Himarës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com