Motra e Ismail Kadaresë: Unë me librat e Enverit s’shkoj as në hale – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Motra e Ismail Kadaresë: Unë me librat e Enverit s’shkoj as në hale

21:04 | 01/08/2017
në Uncategorized
0

Zbardhet raporti me përgjimet si shante motra e Ismail Kadarese, Kadrie Kadare, Enver Hoxhën, Stalinin e sistemin komunist dhe si mburrte të vëllanë, që sipas saj po mashtronte ish-diktatorin.

“Vëllai im është aq i zgjuar saqë në romanin “Dimri i vetmisë së madhe”, diti t’ia hedhë Enver Hoxhës dhe i gjeti pikën më të dobët. Vëllai dhe pas një ndryshimi të sistemit do të mbretërojë përsëri pasi është tepër i aftë. Unë me veprat e tij nuk shkoj as në hale”- shprehej Kadrie Kadare.

Sipas ketij dokumenti të publikuar nga ish-drejtori i Arkivit të Ministrisë së Brendshme, Kastriot Dervishi, motra e Kadaresë, deklaronte në atë kohë se Stalini ka bërë krime të rënda.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Pak dite më parë, u publikua një  letër e shkrimtarit Ismail Kadare dërguar Enver Hoxhës në prill të vitit 1980.

Në letër, Kadare i rrëfen diktatorit dëshperimin që provoi kur i mohuan udhëtimin në Francë, shkak për refuzimin ishte motra e tij Kadrie Kadare, e cila kishte dalë kundër regjimit. Kadare e cilësonte të motren si të çekuilibruar dhe fatkeqe.

Nga Kastriot Dervishi
Deklaratat e Kadrie Kadaresë kundër regjimit komunist

Nga të dhënat operative rezultonte se Kadrie Kadare zhvillonte agjitacion e propagandë kundër regjimit.

Në informacionin e datës 1.11.1978 për sekretarin e parë vendor të PPSH-së, Simon Stefani, midis të tjerash thuhej:

“Nga të dhënat e katër bashkëpunëtorëve dilte se: ‘Kadria u ka propaganduar atyre për jetën gjoja të mirë që bëhet në vendet kapitalisto-revizioniste, për privilegjet që ka punëtori atje, etj.
 
Po kështu u ka folur edhe për librat e ndryshëm me përmbajtje dekadente dhe armiqësore që ka lexuar si p.sh. libri që ka shkruar vajza e Stalinit, dhe Kadria, duke folur me gjuhën e saj, e nxjerr Stalinit si diktator dhe vrasës.
 
Po kështu ka folur për gjendjen gjoja të mirë të gruas në vendet e Perëndimit, për muzikën, letërsinë dhe artin e tyre, duke i ngritur lart ato dhe në të njëjtën kohë ka nënvlerësuar dhe ka përçmuar muzikën dhe letërsinë tonë se këtu te ne nuk ka realitet, duhet të gënjesh, etj”.

Në mënyrë të shpërndarë jepen disa nga deklaratat e Kadries.

Disa nga shprehjet e saj, të cilësuara agjitacion e propagandë ishin:

-E ku pyet bota jashtë për veprat e Enver Hoxhës. Unë me veprat e tij nuk shkoj as në hale.

-Vëllai im është aq i zgjuar saqë në romanin “Dimri i vetmisë së madhe”, diti t’ia hedhë Enver Hoxhës dhe i gjeti pikën më të dobët. Vëllai dhe pas një ndryshimi të sistemit do të mbretërojë përsëri pasi është tepër i aftë.

-Është varfëruar jeta e secilit aq shumë saqë t’i kot mërzitesh për djalin (i drejtohet bashkëbiseduesit-shënim) që të kanë arrestuar, ai atje në burg ka me siguri një copë bukë dhe një vend për të fjetur dhe po aq kanë tërë ata që janë jashtë. Ne jemi matufosur.

-Sistemi socialist dhe komunizmi është një doktrinë që mbështetet në baza jo reale përderisa njeriu që fëmijë kur mban diçka në dorë dhe e shtrëngon fort e nuk e lë t’ia marrësh, si mund të besosh se kur të bëhet i madh nuk do të rritet në porcione akoma më të mëdha se interesi i tij personal. Është absurde të besosh se mund të ekzistojë një shoqëri e tillë kur vetë njeriu është me të meta. Si mund të besosh atëherë se u dashka vënë interesi i përgjithshëm mbi atë personal?

-Stalini ka bërë krime të rënda. Në fillim vrau shokët e tij dhe prapë kohë pas kohe eliminoi të tjerë me radhë. Stalinit i kishte hyrë frika në palcë dhe 15 vjetët e fundit jetoi në një dhomë pa dritare.

-Një sistem i tillë nuk mund të ndërtohet në asnjë mënyrë dhe në asnjë vend se s’ka asgjë njerëzore. Sot ka diferenca në mënyrën e të jetuarit, ato nuk eliminohen po sa vijnë e thellohen. Ç’janë ato gjepura që trumbetohen se gjoja u vënka interesoi i përgjithshëm mbi atë personal, këtë nuk e ha as bufi.

-Sa të pashpirt janë këta. Pse nuk u prononcuan zyrtarisht për vrasjen e Galip Hatibit. Këtu ka diçka që s’vete. Galipi me siguri do të ketë qenë në dijeni të ndonjë të fshehte të dikujt nga kryesorët, prandaj duhej zhdukur.

Pas arrestimit të Asamble Hatibit, Kadria shprehet:

-Jemi tmerruar të gjithë në Institutin Bujqësor, këtë gjë po diskutonim vazhdimisht, po çmendemi.

-Boll me temat e luftës nacionalçlirimtare, i pamë e i stërpamë, kaq e pati edhe ajo, a ka ndonjë gjë të re? Unë jam kurioze të di çfarë do ndodhi te pas vdekjes së udhëheqësve, pasi edhe të moshuar dhe të sëmurë janë. A do ta mbajnë vallë linjë të tillë apo do të divijonë? Dhe po ta kesh vënë re me vdekjen e njerëzve të mëdhenj ndryshojnë situatat: vdiq Stalini, ndryshoi vija, vdiq Mao Ce Duni, ndryshoi situata.

-Populli popull është, ku merr vesh se ç’bëhet, udhëheqësit i dinë gjërat, të lidhemi me këtë apo të prishemi me atë. Unë mendoj se shtetet e mëdha nuk do të rrinë pa na u afruar se kanë interes për pozitën tonë strategjike. Do të na afrohet ndonjë, do të na bëjë lajka dhe ne do të afrohemi, pastaj prapë do prishemi me ta. Nuk e di, nuk e di, por se si do të bëhet pas vdekjes së udhëheqësve tanë, unë nuk e imagjinoj dot.

Pa lëre pastaj për komunizmin që unë nuk besoj fare. Më duket se komunizmi është vetëm një frazë e thjeshtë. Ku arrihet të edukohet ndërgjegjja e njerëzve ashtu siç thuhet.

Kastriot Dervishi
Dokumenti i publikuar nga Kastriot Dervishi

/Shqiptarja.com/

Etiketa: enver hoxhaIsmail Kadarekadrie kadarelibramotrasharje

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Rrëfimi prekës i Pavllo Mihalit për vrasjen e të birit Marvi Mihali

Rrëfimi prekës i Pavllo Mihalit për vrasjen e të birit Marvi Mihali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nicki Minaj humb 10 milionë ndjekës –

Nicki Minaj humb 10 milionë ndjekës –

18:00 | 25/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën –

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën –

17:46 | 25/12/2025
Zbulohet kush është “Labi” që Ergys Agasi dhe Alqi Bllako donin ta emëronin administrator të koncesionit! Plani për ‘goditjen’ e ish-ministrit të PS

Zbulohet kush është “Labi” që Ergys Agasi dhe Alqi Bllako donin ta emëronin administrator të koncesionit! Plani për ‘goditjen’ e ish-ministrit të PS

17:42 | 25/12/2025
Dimensionet shqetësuese të pastrimit të parave tek pasuritë e paluajtshme në Shqipëri –

Dimensionet shqetësuese të pastrimit të parave tek pasuritë e paluajtshme në Shqipëri –

17:32 | 25/12/2025
(VIDEO) Kaos nga përmbytjet në Greqi, uji arrin 1.5 metra dhe merr gjithçka përpara –

(VIDEO) Kaos nga përmbytjet në Greqi, uji arrin 1.5 metra dhe merr gjithçka përpara –

17:22 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Nicki Minaj humb 10 milionë ndjekës –
  • Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën –
  • Zbulohet kush është “Labi” që Ergys Agasi dhe Alqi Bllako donin ta emëronin administrator të koncesionit! Plani për ‘goditjen’ e ish-ministrit të PS
  • Dimensionet shqetësuese të pastrimit të parave tek pasuritë e paluajtshme në Shqipëri –
  • (VIDEO) Kaos nga përmbytjet në Greqi, uji arrin 1.5 metra dhe merr gjithçka përpara –
  • Ukraina dhe Rusia bombardojnë njëra-tjetrën/ Nuk ndalen sulmet edhe në Krishtlindje –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nicki Minaj humb 10 milionë ndjekës –
  • Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com