Moti i ftohtë me temperatura të ulëta, rreshje të dendura dëbore dhe ngrica ka vazhduar edhe gjatë natës së mbrëmshme e më tej
Në Dibër temperaturat kanë zbritur deri në -7 gradë celsius ndërsa të gjitha njësitë administrative kanë mbetur të bllokuara.
Rruga Peshkopi-Tiranë është qarkullueshme me zinxhirë por me vështirësi. Gjatë natës kanë vijuar aksionin e tyre në këtë aks por janë penguar nga të bllokuara sepse lëviznin pa zinxhirë.
Rruga e Kombit në Kukës mbetet segmenti më problematik dhe autoritetet bëjnë thirrje për shmangien e lëvizjes atje. Pjesa më problematike është pas tunelit të Thirrës, ku dëbora po arrin në 60 centimetra trashësi.
Në Durrës orët e mbrëmjes së djeshme janë shoqëruar me reshje bore të dendura.
Edhe në Tiranë ra borë por nuk ngjiti në qytet.