Mos u tremb Luftar Paja, Edi Ramën nuk e heqim nga qeveria! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mos u tremb Luftar Paja, Edi Ramën nuk e heqim nga qeveria!

09:25 | 12/05/2018
në Uncategorized
0

Nga Ilir Levonja

Askujt tjetër më mirë se Luftar Pajës, nuk i shkon për shtat, për momentin ajo vjersha me autor anonim, “Ku ta dija unë i varfri”. Një vjershë që gjendet kudo, mjaft të klikosh titullin. Disa aludojnë se e ka origjinën nga Zagoria. Ndofta për koiçedencën se andej është dhe Çajupi, satiristi ynë. Me pak fjalë, ajo vjersha me vargje të tilla, si:

“Mora pushkën dola malit/ të luftoja për atdhe/ ku ta dija unë i varfri/ se armiku ishim ne”.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Në fakt është mishërimi ironik i fatit të shqiptarit. Ndaj edhe unë e kam prurë disa herë si argument në opinionet e mia. Për më tepër kur bëhet fjalë për përgjegjësinë civile të individit. Sidomos intelektualit a artistit të popullit. Një subjekt që rri aty heshtur. Mirëpo herë më herë pluskon me ironi therëse. Aq sa kur mendon rolin e individit popullor karshi një qeverie dhe shoqërisë, të bien kokës me plot raste. Madje Luftari duhet ftuar publikisht ta interpretojë këtë vjershë. Nuk ka sy regjisorial që nuk do ta aprovonte.

Eshtë fati ynë civil në raport me shtetin, me njëri-tjetrin, me gjithçka njerëzore tonën. Nuk ka për të ndodhur asgjë, i dashur Luftar. Asgjë… Veçse, siç edhe e kemi zakon do mjaftohemi me atë kënaqësinë tonë, brenda vetvetes. Me një indinjatë pa peshë. Mos u tremb, Edi Ramën nuk e heqim nga qeveria. As me Robert Ndrenikën nuk do boshkohemi në protestë për teatrin e tij dhe jo të kombit. Dhe ti nuk je i vetmi që nuk i bashkohet Ndrenikës. Sa të tjerë ka? Sa të duash. Ca bëjnë reklama kafesh. Ca i ka matufepsur pleqëria. Ca partia. Ca emigrimi a vegjetimi ne derën e kalajmave botës së madhe.

Meqë ra fjala, si rasti i Reshatit me vjershën e ish-kryebashkiakut të Vlorës, Ali Asllani. Të kujtohet besoj, ajo me titull Maskarenjtë. Hë, e ka gjetur gjë ndonjë qeveri. A ka ndryshuar ndopak shoqëria jonë në mentalitet a në ndijimin social karshi padrejtësive. Më solide është bërë rreth partizimit. Po Reshati, a i është bashkuar Ndrenikës për fatin e teatrit? Hiç fare. Rroftë heshtja, mënjanimi, shiu në bahçen time.

Rrofshin gradaçelat. Rroftë ai që ka para dhe i gjendet buxhetit të zbrazur të shtetit. Se kështu është aty, hajde ti dhe dhe unë të jap truallin, ndërto, me jep, të jap. Rroftë ai që na paguan çarterin, hotelet luksoze. Faturat e mbjedhjes së dhëmbëve etj. Kështu edhe me rastin tënd. Me rimbursimin tënd. Me ato para ”strategu” që t’i ka bërë duart gjak nga duartrokitjet, do mbulojë ndonjë gropë të tenderuar diku.

Megjithatë nuk është vetëm vetjake çështja. Është më shumë se kaq. Se, si thua ti që nuk ke 100 mijë lekë, pensionist ja, do u bie më qafë fëmijëve. Po a e di se sa të tjerë u bien më qafë fëmijëve aty? Me mijëra… Dhe në fakt kjo puna e ilaçeve të rimbursura është një dramë sociale. Sepse edhe ato që janë, janë pjesë e arsenalit të skaduar të tregut të zi nga magazinat e Bullgarisë dhe Rumanisë. E marrëveshjeve të ulta midis mjekëve privatë në ambulancat shtetërore. Po kjo është një temë tjetër.

Plaga e vërtetë qëndron tek e vërteta me elementin barrë sociale fëmijëve. Është një e vërtetë që dhemb. Sepse ka shumë pa të ardhura fare, sidomos brezat në pritje të moshës së pensionit. Por edhe ata me pension, as që i çojnë nëpër mend faturat e ilaçave. Është një pension thërrime. Dhe në Shqipërinë tonë, llogaritë bëhen në bazë të ardhurave jo nga zyrat e përkrahjes sociale, nga ato të pensioneve, a të ardhurave nga paga, por nga prurjet e wester’unionit.

Si puna jote ka një sërë artistësh dhe intelektualësh që ndihen, që bëhen të gjallë, vetëm kur uji i rrekës devijon udhë nga baçeja e tyre. Megjithëse në skena më e shumta e subjekteve, morali i artit ngrihet mbi padrejtësitë dhe veset, prapë asgjë nuk mësojmë. Karshi partisë kemi një solidarizim të çuditshëm, mund t’i falim çdo padrejtësi.

Po a mendon, se, në gjithë këto vite janë krijuar një kontingjent i tërë social me destinacion lëmoshën. Dhe kur të tremb ty, me pension special, heqja nga lista e rimbursimeve e ilaçit të zemrës, po ata që nuk kanë asgjë, asnjë të ardhur…, ata që janë një batalion i tërë. Si u bëhet halli atyre…? Ndaj merr mikrofonin, bëhu edhe zëri i tyre, jo i Edi Ramës.

Etiketa: edi ramailaçeIlir Levonjaluftar pajareshat arbanateatri

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Ambasada amerikane-shqiptarëve: Bashkohuni me ne më 13 maj të mbështesim LGBTI!

Ambasada amerikane-shqiptarëve: Bashkohuni me ne më 13 maj të mbështesim LGBTI!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjakderdhje në Iran/ Mbi 500 të vdekur në protesta, Trump po shqyrton “mundësinë për ndërhyrje –

Gjakderdhje në Iran/ Mbi 500 të vdekur në protesta, Trump po shqyrton “mundësinë për ndërhyrje –

08:12 | 12/01/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 12 Janar 2026 –

07:52 | 12/01/2026
Parashikimi i motit për sot, 12 Janar 2025

Parashikimi i motit për sot, 12 Janar 2025

07:42 | 12/01/2026
Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

23:04 | 11/01/2026
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

22:38 | 11/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Gjakderdhje në Iran/ Mbi 500 të vdekur në protesta, Trump po shqyrton “mundësinë për ndërhyrje –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 12 Janar 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 12 Janar 2025
  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –
  • ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjakderdhje në Iran/ Mbi 500 të vdekur në protesta, Trump po shqyrton “mundësinë për ndërhyrje –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 12 Janar 2026 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com