Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Mos! Mos! Mos!

Nga 27.al 0

Kushtuar Kosovës në UNESCO

Nga Fahri Xharra*

Lundrimi nëpër histori më tregon se sa i vjetër jam në këtë tokë dhe njëherit ma  mundëson t’i tregoj brezave t’ardhshëm se jemi këndej pari të parët (e jo si e tha Presidenti serb; hiç më shumë se 50 vjet) apo jemi këndej pari edhe para ardhjes së turkut (1389, si e thonin hasankaleshat që ishim vetëm 3 %); se Skënderbeu ishte arbëror dhe ishte zot i këtyre anëve (e jo si thonin lubonjat, shmitët, spahitë, jazegjitë) dhe se këtu ka lindur civilizimi dhe Europa; se e kishim një regjim dikur (kurrë mos u ktheftë mbrapa!) shumë antihistorik dhe antiintelekual (bëhet shkatërrim i qëllimshëm për të zhdukur kujtesën).
Por, oqeani ynë historik është plotë e përplot me valë të mëdha shkatërruese dhe vetëshkatërruese; është edhe me cunami, të cilët rrafshojnë çdo gjë që gjejnë para vetit. Këtij oqeani të madh duhet t’i biejmë anë e përtej që ta bindim së pari vetvetën e pastaj të tjerët se kush jemi dhe se çka kemi përjetuar. Mos, se na hakmerret historia!
“Nga Tirana me makinë drejt kalasë së Skënderbeut, duhet rreth 1 orë apo 1 orë e 30 minuta. Rruga me makinë shkon deri tek kisha e Shën Ndout, e cila mendohet të jetë ndërtuar nga apostulli i Krishtit. Prej aty, për të mbërritur deri tek kalaja, duhen rreth 20 minuta kohë, me rrugën anës detit dhe po aq edhe me rrugën nëpër kodër. E ndërtuar nga Skënderbeu rreth viteve 1451-1452, në Kalanë e Rodonit janë bërë punime plotësuese edhe në vitin 1463, kur heroi solli disa mjeshtër raguzianë të ndërtimit. Sot, gjendja e saj lë shumë për të dëshiruar. Muret e rëna, të cilat thonë se ka shumë vite pa u vënë dorë mbi të, të ngjallin një ndjesi të trishtë. Sa pak vlerësim e respekt për historinë! E si të mos mjaftonte kjo, një det i mbytur nga mbeturina shtrihet pranë kalasë. Zona ka bukuri natyrore dhe vlera historike pa fund.

Tek lokali i vetëm në ato anë që mban emrin “Kepi i Rodonit” na thonë se janë polakët, ata që e vizitojnë më së shumti këtë kala. Veç vlerave historike që lidhen me betejat dhe qëndresën e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, Kepi mbart si toponim vlera që përkojnë më mitologjinë ilire.

Redoni, sipas mitologjisë ilire ishte hyji i detit, njëlloj si Posedoni i grekëve apo Neptuni i romakëve. Për një kohë të gjatë studiuesit janë përpjekur që të gjejnë elemente që të vërtetojnë se emrin e Redonit e mban sot Kepi i Rodonit (Kok Albaneze).

“Gjatë punimeve për autostradën Prishtinë-Hani i Elezit, në fshatin Rahovicë të Komunës së Ferizajt, këto ditë janë gjetur dy lokalitete të rëndësishme arkeologjike. Arkeologët nga Instituti Arkeologjik i Kosovës po i përcjellin hap pas hapi punimet e autostradës për t’u kujdesur për gjetjet eventuale dhe krejt rastësisht në një kodër, ku nuk e mendonte kush se mund të kishte jetë u panë gurë të vjetër, me një planimetri të banesave të kohës romake. Pak më larg u zbulua edhe një objekt më i vogël, që në bazë të mbetjeve arkeologjike dhe të një abside si artefakt i kishave të vjetra u vlerësua se bëhet fjalë pikërisht për një kishë të kohës romake. U gjetën monedha të kohës romake, si dhe gozhda të asaj periudhe, që e bënë më të lehtë punën e arkeologëve për të përcaktuar se cilës kohë i përkasin gjetjet. Mendohet se këtu kishte jetë në mesjetën e vonë aty nga shekujt XIV-XV.

“Kemi gjetur material lëvizës në një banesë të dikurshme, si enë të ndryshme dhe dy monedha, të cilat janë edhe duke u trajtuar. 500 metra nga këtu kemi një kishë me një planimetri 16 metra me 16 dhe elemente të kishave të asaj kohe”, thotë arkeologu Premtim Alaj, i cili po e udhëhiqte ekipin e punëtorëve që po gërmonin në këto gjetje.

Paramendoni që World Monuments Fund (Fondi Botëror i Monumenteve) kërkon që Burgu i Spaçit të kthehet në një vend përkujtimor dhe të mos lejohet të shkatërrohet, e ne? WMF duke dhënë alarmin për gjendjen e shkatërrimit të avancuar të këtij burgu të famshëm në Shqipëri, mbështet kthimin e Spaçit në institucion modern përkujtues. Duke qenë se nuk ekziston asnjë burg tjetër për të kujtuar të dënuarit politikë gjatë diktaturës në Shqipëri, kjo i jep akoma më shumë rëndësi mbrojtjes së këtij vendi. Burgu i Spaçit në vitin 1968 u krijua si kamp pune nga qeveria komuniste e Shqipërisë në vendin ku ndodheshin miniera bakri dhe kromi. Në këtë burg mbaheshin intelektualët më të shquar të vendit të shekullit XX. Sot, ndodhet në një fazë të shkatërrimit të qëllimshëm, ku çdo instalim atje është rrjepur “ .

Mos, mos, mos, se historia na dënon! E faktura është shumë e shtrenjtë për ardhmërinë.
Referencat: shqiptarja.com; ferizajipress.info; Kok Albaneze: Kalaja e Skenderbeut

* Gjakovë – 25.10.15

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej