Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Edi, ata janë heronj, mos i trajto si mercenarë

Nga 27.al 0

Nga Ilir Babaramo

Të veshur krejt në të bardha, me një shirit të kaltër në ballë, më shumë se çdo gjë tjetër në botë ngjasonin me misionarë të urdhërit të Nënë Terezës.

30 mjekë dhe infermierë u nisën dje drejt syrit te ciklonit, Bergamos.
Të gjithë vullnetarë. Pa ua kërkuar kush, nën peshën e kujtesës kolektive dhe individuale vendosën të sakrifikojnë, të bëjnë një akt të madh njerëzor. U nisën drejt Italisë për të dëshmuar se shqiptarët vlerësojnë mirënjohjen si virtytin më të epërm njerëzor.
Akti i tyre ndodhi, në kohën kur Kryeministri i Shqipërisë deklaron çdo ditë në ekranet e televizioneve se “detyrohet të sillet si babai i të gjithëve” dhe po të mos vepronte ai “do na kishte marrë lumi me kohë”.

Në fakt, Edi Rama po luan një bast të madh; situata e paspandemisë ta gjejë në pozicionin e babait të kombit. Ka personalizuar gjithçka. Në rrethanat e krijuara duhet lënë të veprojë. Mes pamdemisë dhe narcizmit të kryeministrit, le të zgjedhim për momentin opsionin e dytë.
Do kisha ftuar këdo që të gëlltisë propagandën dhe të zbatojë verbërisht sugjerimet e autoriteteve mjekësore. Do kisha gëlltitur dhe shoë-n e Ramës në Rinas bashkë me dy çupat e bashkisë që përcillnin Gjinon e diplomacisë drejt avionit sikur të ishte Konstandini i baladës.

Në kohë karantine pranohet shumëçka. Ajo që ishte ulëritëse ishte vendimi i qeverisë që u bë publik: për një muaj që do punojnë në Bergamo, qeveria shqiptare do paguajë secilin prej tyre 3 mijë euro në muaj. Siç dëshmuan para se të niseshin 30 mjekët dhe infermierët as nuk e dinin një diçka të tillë. Gjithçka e bënin vullnetarisht. Por, kjo nuk mjaftonte. Duhet një artificë që sakrifica e tyre t’i atribuohet qeverisë. U gjet forma më e shëmtuar për të treguar humanizëm, pagesa. Dhe sikur qeveria shqiptare ta ndjente për detyrim të kompensojë disi financiarisht ata heronj,  duhej bërë në mënyrë diskrete.
Edi, zgjodhe mënyrën më të vrazhdë për të përvetësuar protagonizmin e tyre. Ata u nisën drejt Italisë për të dëshmuar mirënjohje. Mirënjohja, empatia, solidariteti, humanizmi nuk janë transaksione PPP-sh. Ndoshta pas kaq vitesh nuk e kupton, por duhet ta dish se përtej vilmanushërisë, përtej sharësve me pagesë në portale e televizion, është një botë shumë më e madhe se ajo e “mëjeptëtëjap”.

Ata që u nisën drejt Bergamos janë heronj. Ti doje t’i shisje si mercenarë. U nisën për të shlyer një borxh të shqiptarëve, ti doje t’i shisje si ushtarët e tu me pagesë. I ke fyer.

Zoti qoftë me ata!

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej