Mos harro të hapësh dritaren! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mos harro të hapësh dritaren!

11:37 | 05/06/2019
në Opinion
0

Nga Dom Gjergj Meta

A mban mend kur zgjoheshe dhe mezi prisje të dilje jashtë, me vrap, apo i përgjumur duke fërkuar sytë? Kur rrezet e para të diellit të ledhatonin fytyrën?

Sapo çelje derën e oborrit, dalëngadalë, aty te fusha e sportit, apo rruga e lagjes, mbushej me fëmijë të tjerë. Më pas, flladi i lehtë e puhiza e këndshme, të përkëdhelte flokët, e këmbëzbathur shkelje mbi dheun e sapopunuar, apo mbi barin plot vesë të mëngjesit. Para teje gjelat ishin zgjuar e kishin kumtuar mëngjesin. Kur koha ishte me shi hapje paksa perden e dritares dhe humbeshe në pikat që binin mbi xhama e shihje se sot nuk ishte koha për të luajtur. Avulli qe ishte krijuar në xham bëhej fletorja jote e parë e vizatimit.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Cicërimat e zogjve nuk ishin një çudi, por refren që natyrshëm i rrinte simfonisë së natyrës e që i ndjen ende sa herë mbyll sytë për pak çaste e udhëton në vogëlinë tënde. E pastaj nisin klithmat:

“O çuna a do lujmë?”
“Pooo!”
“Eej do e gjuj vetë penalltinë!”
“Ca bo o burrë se m’vrave!”
“Po pasoje mos e maj vetëm për vete topin!”
“Gooool!”
“Van Basten”

E koha kalonte ashtu ndërmjet shkollës, fushës së sportit, fletoreve të bukurshkrimit apo të diktimit, aty ku zgjedhonim folje e lakonim emra, apo ato me katrorë ku bënim detyrat e matematikës. E dalëngadalë bashkë me shtatin që kërcente përpjetë, kalonin vitet, nisnin ëndërrat, shpërthenin ndjenjat, rriteshin istiktet, hapej jeta.

Sa hap e mbyll sytë adoleshent. E përsëri të bie ndërmend rruga e shkollës, në këmbë, në verë përmes pluhurit e në dimër përmes baltës. Në çantë mbaje këpucët e të veshura çizmet plastike që t’i ndërroje pak para se të shkoje në shkollë e të uleshe në bankë. Ndërkohë rrugës, me dhjetra herë, bëheshin detyrat, të mbështetur mbi një gur që kishte qëlluar anës së rrugës.

Ishte koha kur dashuria shprehej me copa letrash apo nëpërmjet shokut ose shoqes së ngushtë, apo duke shkruar ndonjë poezi në netët pa gjumë. Shikime të fshehta, herë me nënqeshje e herë serioze, herë entuziaste e që herë të tjera të fiknin çdo shpresë. E megjithatë vinte momenti magjik kur merrje guximin dhe thoje: “O goce ndalo içik se kam për të thënë diçka”. E dridheshe nga frika, e nuk dije çfarë të thoje. Kishte rrezik të mos thoje asnjë fjalë. Kalonte kështu koha.

Po sot? Të gjitha këto gjëra që më parë kërkonin hapësirë, lëvizje, energji të trupit e të mendjes, gjenden brenda një “trupi” të vogël artificial që mund të mbahet në pëllëmbë të dorës.

Aty ti, kur hap sytë në mëngjes, gjen “dritën” që godet sytë e tu, e sapo e hap janë aty të gjithë ato shokët e shoqet që takoje kur dilje nga dera e oborrit, por tani as nuk ke nevojë të çohesh nga shtrati për “të biseduar” me to. Madje nga dhoma tjetër prindërit ose vëllezërit e motrat të thonë: “U zgjove?” – me anë të një sms-je. Aty ti ke me miliona tinguj zogjsh e mund të eksplorosh botën pa lëvizur fare nga vendi, të dëgjosh me kufje zhurmën e ujvarave e rrjedhën e përrojve. Po ashtu mund të luash futboll me shokët në një “fushë virtuale” pa hequr as jorganin e mjafton të kesh dy duart jashtë. E kur të shkosh në shkollë, nëse drejtoria ka ndaluar telefonat, do të jetë një tragjedi.

Dashuria? Ah dashuria për shoqen apo shokun e gjimnazit shprehet me sms, tekste, madje me shkurtime: tdsh, tkz, e ashtu do të jetë ndoshta edhe në të ardhmen: dashuri me shkurtime!

Nëse bie shi a është fryn erë, apo ndrin dielli, ta thotë një app e instaluar, nga të shumtat që parashikojnë kohën. Kemi harruar të hapim dritaren e të shohim natyrën, të hyjë fresku ose ndonjë rreze dielli, të ngijmë mushkritë me ajër të freskët e të na ledhatojnë rrezet e para të mëngjesit.

E megjithatë nuk ka një kohë që është më e mirë apo më keqe, nuk ka një brezni që është më e mirë se tjetra apo më e keqe se ajo. Jo! Nuk është gjykim për kohët e as për njerëzit është thjesht një reflektim se si koha kalon, ndryshon e ne kemi vetëm një jetë për të jetuar mbi këtë planet.

Ndryshe nga të gjitha krijesat e tjera ama, ne mund të zgjedhim se si ta jetojmë atë dhe me sa përgjegjësi ta jetojmë.

Nostalgjia është për pak çaste, thjesht sa koha për të lexuar këtë shkrim. Pastaj vazhdon jeta, por nuk duhet të harrojmë të hapim herë pas here dritaren e të shohim jashtë.

Etiketa: adoleshentdashuriadom Gjergj MetaNostalgjia

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
1500 furnizime me drogë nga Shqipëria, arrestohen 12 persona

1500 furnizime me drogë nga Shqipëria, arrestohen 12 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com