Gjatë konferencës së ambasadorëve në Bruksel, shefja e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini ka deklaruar se Ballkani nuk është oborri i pasëm i Europës, ai është Europë.
Mogherini tha se e konsideron Ballkanin një zonë ku BE-ja mund të humbasë më tepër dhe të fitojë më tepër.
“Kemi parë tensione në Ballkan, por në fund, partnerët tanë ballkanikë kanë qenë të aftë ta konfirmojnë dëshirën dhe kapacitetin e tyre për të lëvizur drejt BE”.
Më 31 gusht Mogherini do të takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.